Nga Irena Beqiraj
Pragu optimal për regjistrimin në TVSH varet nga struktura e ekonomisë, kostot administrative të mbledhjes së TVSH-së, barra e përmbushjes së detyrimeve për bizneset e vogla, si dhe të ardhurat që qeveria do të humbiste nëse nuk do të vendosej ky prag.
Sot Ministria e Financave duhet ti përgjigjet pyetjes pse e ka konsideruar optimal pragun 5 milionë lekë? Pra a janë të ardhurat që do të mblidhen më me mëdha se kostot e administrimit edhe përmbushjes së detyrimeve?
Një prag më i ulët për TVSH-në nuk çon domosdoshmërisht tregues në një performancë tatimore më të mirë. Në fakt, ai mund ta bëjë mbledhjen e taksave më pak efikase, kur mijëra biznese shumë të vogla detyrohen të përmbushin kërkesat e një takse relativisht komplekse.
Ndërkohë FMN-ja ka rekomanduar një prag tjetër për Shqipërinë. Në raportin e saj të vitit 2022 mbi asistencën teknike për sistemin tatimor të Shqipërisë, FMN-ja rekomandoi
PRAGUN E TVSH-SË 8,000,000 LEKË
FMN-ja propozoi këtë strukturë:
Bizneset me xhiro vjetore nën 5 milionë lekë duhet të jenë jashtë regjistrimit në TVSH;
5–8 milionë lekë regjistrimi të ishte vullnetar;
Edhe mbi 8 milionë lekë, regjistrim i detyrueshëm.
Kufizimi i regjistrimit vullnetar synonte gjithashtu të reduktonte rrezikun e faturave fiktive dhe kërkesave mashtruese për rimbursim të TVSH-së.
Thelbi i argumentit të FMN-së lidhej me faktin se efikasiteti i TVSH-së në një vend ku 33% e bizneseve realizojnë 94% të të ardhurave buxhetore nga TVSH-ja, shtimi i bizneseve që detyrohen të regjistrohen, duke ulur kufirin nën 8 milionë lek nuk siguron rritjen e ardhurat neto nga TVSH-jo por kostot e administrimit dhe të përmbushjes së detyrimeve.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



