Doganierët në Tabanoc, Qafëthanë dhe Bllacë do të pajisen me kamera trupore, të cilat do të regjistrojnë kontrollet dhe veprimet zyrtare në pikat kufitare. Drejtoria e Doganave ka marrë 30 kamera trupore si donacion përmes ICITAP-it amerikan. Pajisjet synojnë të rrisin transparencën dhe kontrollin gjatë procedurave doganore, por edhe të ofrojnë mbrojtje shtesë për qytetarët dhe punonjësit. Regjistrimet mund të përdoren si dëshmi dhe, kur është e nevojshme, të shkëmbehen me institucionet kompetente të zbatimit të ligjit. Drejtori i Doganave, Boban Nikollovski, tha se sistemi i ri pritet të kontribuojë në rritjen e profesionalizmit, përgjegjësisë dhe sigurisë, si…
Author: Hamdi Kumanova
Pesë shtetas të huaj janë ndaluar gjatë një aksioni të përbashkët të policisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës në Gostivar. Kontrollet janë zhvilluar në tre objekte në rrugën “Mara Ugrinova”, ku janë konstatuar tre shtetas nga Shqipëria dhe dy nga Turqia, të cilët qëndronin dhe punonin në vend pa dokumentacionin dhe lejet përkatëse. Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rastit, ndaj personave të ndaluar do të ndërmerren masat ligjore në përputhje me rregulloret në fuqi.
SPB Tetovë njofton se është dëmtuar muri i një lokaliteti arkeologjik në Gostivar. Më 16.09.2026 në orën 13:45 në DPB Gostivar, C.N., drejtor i Qendrës Konservuese Gostivar, ka denoncuar dëmtimin e një muri në lokalitetin arkeologjik “Kalaja”. Ekipet e policisë kanë kryer këqyrje në vendngjarje dhe janë konstatuar gërmime në tri lokacione. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
LSDM bëri thirrje për respektimin e vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe tre ish-anëtarëve të tjerë të UÇK-së, duke theksuar se procesi nuk ka mbaruar dhe se ekziston e drejta e apelimit. “U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë vendimin e gjykatës dhe të shmangin nxitjen e tensioneve ose përçarjeve”, tha LSDM. Nga LSDM thonë se nuk ndërhyjnë në punën e gjykatës dhe se ligji duhet të zbatohet për të gjithë, pavarësisht kombësisë apo interesit politik. “Nëse gjykata ka vendosur që dikush është fajtor, atëherë kjo duhet…
Ish-prokurorja Lençe Ristoska, e cila dha dorëheqjen pas vendimeve të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe prokurorit të ri shtetëror për të tërhequr dy rastet “Talir”, tha se veproi bazuar në atë që kishte si juridiksion të saj, nga bisedat e përgjuara ilegalisht që PSP-ja e atëhershme kishte nën juridiksionin e saj. Në emisionin debatues “24 Analiza”, Ristoska theksoi se nëse do të kishte pasur një rast kundër LSDM-së, ajo nuk do të hezitonte ta hapte atë. Kujtojmë se rastet “Talir 1 dhe 2” kanë të bëjnë me ish-zyrtarë të OBRM-PDUKM-së dhe partinë si person juridik. Lidhur me rastet…
Partia Liberal-Demokrate (PLD) kërkon zgjidhje urgjente për prodhuesit e mollëve, të cilët, sipas partisë, po përballen me një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Sipas PLD-së, aktualisht prodhuesve u ofrohet vetëm 4 denarë për kilogram për mollët industriale, ndërsa marrin edhe 2 denarë subvencion. Partia thotë se kjo është shumë më pak se kostoja e prodhimit, e cila vlerësohet në rreth 10 denarë për kilogram. PLD kërkon që çmimi blerës për mollët industriale të jetë të paktën 12 denarë për kilogram. Sipas tyre, thatësira dhe rritja e kostove për karburant, pesticide dhe materiale të tjera bujqësore e bëjnë çmimin aktual ekonomikisht…
Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren. Sipas policisë, të mërkurën është njoftuar se viktima ishte larguar nga shtëpia më 13 shtator. Dhe që nga atëherë nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është raportuar në rrugën “Xhafer Xërxa” në Prizren dhe aktualisht është duke u hetuar nga autoritetet.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme. Po sot, kreu i shtetit ka dekretuar edhe emërimin e Ervin Demos në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme. Me dy dekretet e firmosura nga Presidenti Begaj, Ervin Demo merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besfort Lamallarin.
Gjykata e Lartë e ka kthyer rastin e të dënuarit Stevço Jakimovski për rigjykim. Për shkak të këtij vendimi, Gjykata Penale do ta njoftojë menjëherë institucionin e burgut se personi i dënuar lirohet nga ekzekutimi i mëtejshëm i sanksionit të shqiptuar më parë. Kjo do të thotë që Jakimovski nuk do të duhet të kthehet për të vuajtur dënimin me burg pas vendimit të mëparshëm. Ai është aktualisht në lirim me kusht, i miratuar nga administrata e burgut për arsye shëndetësore. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, rasti do të rikthehet në gjykatën kompetente, e cila do të duhet të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Europian me vendosjen e tarifave të rënda dhe madje me kufizime në tregti, pasi Brukseli propozoi që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë “e asociuar” e BE-së. Gjatë një prononcimi për mediat, Trump e cilësoi si “qesharake” idenë e një afrimi të tillë mes Kanadasë dhe Bashkimit Europian dhe paralajmëroi se reagimi i Uashingtonit do të varet nga qëllimet që ai i atribuon këtij propozimi. “Nëse është një akt armiqësor, do të vendos tarifa shumë të rënda”, deklaroi Trump. Ai shtoi se nëse SHBA-ja vlerëson se Europa ka “qëllime të këqija”, Uashingtoni mund…
Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në lagjen nr. 1, në një subjekt tregtar pranë shëtitores së qytetit. Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Deri në këto momente, identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Analisti Endri Tafani ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së. Tafani ka ngritur shqetësimin se UÇK-ja po trajtohet tashmë jo si një organizatë ushtarake çlirimtare, por si një grup mafioz apo i strukturuar kriminal. “UÇK-në praktikisht nuk e kanë quajtur më një organizatë çlirimtare ushtarake, por e kanë quajtur si një grup të strukturuar kriminal që ka kryer veprime të tilla. Deklaratat e UÇK-së jepeshin shembull që, për shembull, u vra bashkëpunëtori, spiuni filan fisteku, forcat e UÇK-së eliminuan filanin që ishte bashkëpunëtor i serbëve ose vranë filan polic serb e të tjerë e të tjerë.…

