LSDM bëri thirrje për respektimin e vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe tre ish-anëtarëve të tjerë të UÇK-së, duke theksuar se procesi nuk ka mbaruar dhe se ekziston e drejta e apelimit.
“U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë vendimin e gjykatës dhe të shmangin nxitjen e tensioneve ose përçarjeve”, tha LSDM.
Nga LSDM thonë se nuk ndërhyjnë në punën e gjykatës dhe se ligji duhet të zbatohet për të gjithë, pavarësisht kombësisë apo interesit politik.
“Nëse gjykata ka vendosur që dikush është fajtor, atëherë kjo duhet të pranohet, derisa një gjykatë më e lartë të thotë ndryshe”, tha LSDM.
Nga LSDM theksojnë se vendimi nuk duhet të interpretohet si një vendim kundër popullit shqiptar ose të drejtës së lirisë së Kosovës, sepse gjykata po gjykon individë.
LSDM gjithashtu vlerësoi reagimet e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, si “jashtëzakonisht të papërshtatshme”, duke theksuar se ai kryen një funksion shtetëror dhe se si përfaqësues i një vendi që dëshiron të jetë pjesë e BE-së, nuk mund të ketë standarde të dyfishta.
“LSDM do të respektojë vendimin e gjykatës dhe do të përsërisë një gjë: askush nuk është mbi ligjin. As atje. As këtu”, thuhet në deklaratë.




