Author: Hamdi Kumanova

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve ushtarake dhe shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë, duke theksuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e aleancës. Gjatë një vizite në Britani, Rutte tha se NATO përballet me “mjedisin më të rrezikshëm dhe kompleks të sigurisë në një brez”, duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë, kërcënimit terrorist, Iranit dhe ndryshimeve në konkurrencën gjeopolitike globale. “Ne kemi nevojë për më shumë Mbretëri të Bashkuar dhe më shumë Evropë në aleancë”, deklaroi Rutte në një fjalim në Ditchley Park, në Oxfordshire. Ai vlerësoi…

Lexo më Shumë

“Ditë e kobshme” e ka cilësuar diplomati amerikan në pension, William Walker, vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Walker, i cili gjatë luftës në Kosovë drejtoi Misionin Verifikues të OSBE-së, është një nga diplomatët amerikanë që u bë i njohur për qëndrimin e tij gjatë viteve 1998-1999. Ai ishte në krye të misionit ndërkombëtar kur ndodhi masakra e Reçakut në janar 1999. Pas vizitës në vendin e ngjarjes, Walker e cilësoi atë si një “mizori të papërshkrueshme” dhe si krim kundër njerëzimit. Qëndrimi i tij ndaj ngjarjeve në Kosovë e vendosi atë në përplasje edhe me…

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar zemërim të madh në Kosovë dhe në mbarë botën shqiptare. Dënimet e rënda ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit janë përjetuar nga shumica e shqiptarëve jo thjesht si vendime ndaj katër individëve, por si një goditje ndaj UÇK-së dhe historisë së çlirimit të Kosovës. Pas shpalljes së vendimit pati përplasje me policinë në Hagë, ndërsa në Kosovë grupe protestuesish sulmuan murin rrethues të selisë së EULEX-it dhe thyen disa xhama. Këto incidente janë një sinjal alarmi. Zemërimi i…

Lexo më Shumë

Nga Bedri HALIMI Pjesa e parë Memorie.al / Gjatë kësaj periudhe kohore, sapo filluan luftimet në Kosovë, e deri në finalizimin e saj, shteti serb përmes të gjitha forcave ushtarake e policore, përpos që zbatoi politikën e “tokës së djegur”, nuk kurseu as pleq, plaka, gra, fëmijë; me një fjalë, nuk kursente asgjë nga popullata civile e paarmatosur. Janë të tmerrshme masakrat që i ka zhvilluar Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë. Kjo do të tregohej më së miri në përshkrimin e secilës nga këto masakra, se si ka ndodhur, ku ka ndodhur, ndaj kujt ka ndodhur, saqë për çdo masakër…

Lexo më Shumë

Ohër – Është gjetur trupi i pajetë i një 31-vjeçari nga Shkupi, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur gjatë qëndrimit në Ohër. Sipas SPB Ohër, trupi i B.S. (31) është gjetur mbrëmë rreth orës 22:00 në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë një autokampi, rreth 50 metra larg bregut. Trupi është gjetur nga pjesëtarë të policisë së liqenit dhe efektivë të SPB Ohër. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, pa shenja dhune. Identifikimin e viktimës e ka bërë një familjar. Me urdhër të prokurorit publik, trupi do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat…

Lexo më Shumë

Ushtruesja e detyrës së presidents, Albulena Haxhiu ka shprehur tronditjen për vendimin e sotëm në Speciale, por edhe mbështetjen për familjet e ish-udhëheqësve të luftës së UÇK-së. Haxhiu ka thënë se Kosova është me ta dhe se vendit i duhet qetësi e bashkim. “Aktgjykimi i sotëm dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë një goditje e rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton. Në një ditë si kjo, pesha e këtij vendimi nuk mund të…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara në fshatin Bërnjarcë, në rrethinën e Shkupit, gjatë bastisjeve të kryera nga Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup. Sipas policisë, më 16 shtator është arrestuar D.C. (34) nga Bërnjarca. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, fara kanabisi dhe peshore digjitale me mbetje marihuane. Një natë më parë, më 15 shtator, është arrestuar edhe I.B. (38) nga Shkupi. Gjatë bastisjes së banesës së tij, policia ka sekuestruar një pistoletë, 23 fishekë, 20 fishekë gjahu, barut, saçma, kapsolla dhe pajisje për përpunimin dhe…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, së bashku me dy punonjës të komunës, përballet me kallëzim penal për dyshime për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”. Departamenti i Punëve të Brendshme në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj R.M. (69) nga Struga, A.B. (40) nga Struga dhe N.R. (57) nga fshati Poum i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për këtë vepër penale. Sipas njoftimit të policisë, R.M., në cilësinë e ish-kryetarit të Komunës së Strugës, gjatë mandatit të tij dyshohet se ka shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer mbikëqyrjen e…

Lexo më Shumë

Arsenali vijon sezonin perfekt, duke siguruar kualifikimin në raundin e katërt të Carabao Cup pas fitores 4-2 ndaj Ipswich Town. Protagonisti i mbrëmjes ishte padyshim 16-vjeçari Max Dowman, i cili realizoi dy gola në një paraqitje mbresëlënëse. Talenti i Arsenalit zhbllokoi takimin që në minutën e shtatë me një aksion individual spektakolar, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe golin e tij të dytë. Noni Madueke dhe Mikel Merino kompletuan fitoren e Arsenalit, ndërsa Ipswich reagoi me Anis Mehmeti dhe Chuba Akpom. Megjithatë, dy golat e vendasve nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e takimit. Arsenali regjistron kështu një tjetër…

Lexo më Shumë

Në breg janë gjetur rrobat e tij, telefoni celular dhe një varkë e gomuar – policia, zhytësit dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë në ujë dhe në tokë Alarm në Ohër pas zhdukjes së një 32-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se është zhdukur në ujërat e Liqenit të Ohrit. Ngjarja është raportuar mbrëmjen e 14 shtatorit, rreth orës 18:10, në SPB Ohër. Sipas denoncimit të babait të tij, Z.S., 32-vjeçari B.S. kishte qëndruar me të në një kamping në Ohër, ndërsa më pas ishte larguar nga kampi. Në plazh, pas largimit të tij, janë gjetur disa prej rrobave të…

Lexo më Shumë

Një 52-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është privuar nga liria pasi bashkëshortja e tij 40-vjeçare e ka denoncuar për një incident në shtëpinë familjare. Sipas denoncimit, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, B.K. dyshohet se i ka derdhur kafe të nxehtë bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar djegie. Policia e ka ndaluar 52-vjeçarin në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse.

Lexo më Shumë

Një 55-vjeçare nga Kosova ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga një person nga Tetova gjatë një marrëveshjeje për shitjen e një automjeti. Sipas denoncimit, H.I. rreth një vit e gjysmë më parë i kishte ofruar për shitje një automjet të markës „Audi“. Sipas marrëveshjes, një pjesë e shumës do të paguhej përmes transferit të shpejtë të parave në emër të motrës së tij. Gruaja ka deklaruar se më 3 shtator 2026 e ka kryer pagesën, ndërsa pas kësaj personi ka ndërprerë komunikimin me të. Më pas, ajo ka kuptuar se ishte mashtruar. Policia po…

Lexo më Shumë