Nxënësit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në listën fituese për bursat ë vitit shkollor 2026/2027, do të mund të dërgojnë dokumentet deri më 30 shtator, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju rikujton se po afrohet afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për vazhdimin e të drejtës për bursë për nxënës, të realizuar në një nga vitet e kaluara shkollore. Afati përfundimtar për dorëzimin elektronik të dokumenteve është 30 shtator 2026”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke paralajmëruar se pas këtij afati do të mbyllet mundësia. Vërtetimi për nxënës të rregullt për vitin shkollor 2026/2027…
Author: Hamdi Kumanova
Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, ka thënë se përballja e ish-pjesëtarëve të UÇK-së me proceset gjyqësore në Hagë është një situatë e dhimbshme. Ahmeti për RTK-në tha se këto përjetime janë të vështira jo vetëm për bashkëluftëtarët, por edhe për të gjithë ata që vlerësojnë kontributin dhe sakrificën e çlirimtarëve. Ai kritikoi edhe pretendimet për trafikim organesh, duke thënë se akuzat e ngritura nga ish-deputeti zviceran Dick Marty ishin, sipas tij, të sajuara dhe kishin për qëllim denigrimin e UÇK-së. Sipas Ahmetit, kjo nuk ishte vetëm një çështje politike, por kishte edhe dimension gjeostrategjik. Ai…
Këto janë pamjet që ka siguruar Televizioni 21 gjatë një aksioni të DAP, të zhvilluar gjatë ditës së djeshme kundër taksistëve në Tetovë. Gjatë ditës së sotme, në Tetovë pothuajse nuk qarkullonte asnjë veturë me tabelën TAXI. Megjithatë, veturat e taksive ishin në punë dhe lëviznin lirshëm nëpër qytet. Ekipi ynë pyeti disa nga taksistët që ndodheshin në terren, por ata deklaruan se nuk kanë informacion se çfarë po ndodh. “Nuk di gjë, nuk di gjë, më fal. Se di çka ndodh.” Të pyetur nëse janë në dijeni se Komuna lëshon licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, përgjigjet ishin të…
Vazhdon problemi me pagesën e TVSH-së, për qytetarët të cilët skanojnë kuponët fiskal. Përderisa disa qytetarë kanë marrë paratë nga TVSH-ja që muajin e kaluar, shumica e qytetarëve akoma nuk i kanë marrë mjetet prapa. Për këtë çështje nga Drejtoria për të Ardhura Publike nuk japin asnjë përgjigje. Qytetarët e anketuar nga Alsat madje thonë se çmimi prej 2 mijë denarësh për tre muaj është tepër i ulët. “Në shtëpi po i skenojnë.00:09. 00:18 Djali im i di ato, i skenon disa herë. Jo asgjë, dobët, rënd në këtë situat nuk ka asgjë”, tha një qytetar. “Ai i shikon ato…
Pas një sulmi me dronë rusë, në të cilin u shkatërruan një stacion karburanti dhe lokomotiva e një treni pasagjerësh gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës (13 shtator 2026) pranë pikës kufitare polako-ukrainase Dorohusk-Jahodyn, qeveria polake po tregon vendosmëri përballë këtij kërcënimi imediat. “Pikat kufitare në Poloni, ashtu siç ka ndodhur tashmë në Moldavi dhe Rumani, po bëhen objektiv për të kërcënuar popullsinë dhe për të penguar shtetet që të mbështesin Ukrainën,” tha të hënën ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, duke folur për televizionin privat TVN. “Ndihma për Ukrainën është çështje e interesit kombëtar polak,” theksoi politikani…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës hyn sot në ditën e 109-të, me qytetarët dhe aktivistët që pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të vijuar atë që e kanë cilësuar si revoltë të pandërprerë. Tubimi i sotëm vjen pas një dite të ngarkuar protestash në kryeqytet. Në ditën e 108-të, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas marshuan nëpër rrugët e Tiranës, me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e Ramës. “Shqipëria po bën revolucion”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën” ishin disa prej thirrjeve që shoqëruan marshimin. Protestuesit iu drejtuan…
Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në një zonë të banuar në periferi të Los Angelesit, kanë konfirmuar autoritetet lokale të zjarrfikësve. Helikopteri u rrëzua mes dy ndërtesave tregtare në lagjen Chatsworth, bëri të ditur një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit (LAFD) për BBC. Nga incidenti, një person tjetër është transportuar në një spital lokal, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Pamjet nga vendngjarja treguan dy kontenierë transporti dhe disa automjete të përfshira nga flakët. Zjarrfikësit njoftuan më vonë se zjarri ishte shuar. Ende nuk është bërë e…
16 shtatori shënon ditën më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, sot me fillim nga ora 10:00 do të jenë para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në seancën ku pritet të shpallet verdikti përfundimtar lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, në Kuvend u zhvillua sot një aktivitet me nxënës të shkollave fillore, ku u diskutua për vlerat demokratike, rolin e parlamentit dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në jetën shoqërore. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Kuvendit dhe të Ambasadës së Zvicrës. U theksua se demokracia mësohet që në moshë të hershme, përmes respektimit të mendimeve të ndryshme, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe angazhimit në komunitet. Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, u shpjegoi nxënësve se Parlamenti miraton ligje që rregullojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Ai përdori si shembull zgjedhjen e një destinacioni…
Blerja e një muaji stazh pensioni do t’ju kushtojë rreth 100 euro, sipas ndryshimeve të paralajmëruara, të cilat tashmë janë në procedurë qeveritare. Siç shpjegoi dje ministri i Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, në emisionin „360“, qytetarët të cilëve u mungojnë deri në dy vite stazh do të duhet të paguajnë kontributet pensionale. Shuma do të llogaritet në bazë të gjysmës së pagës mesatare të paguar gjatë vitit të kaluar. Duke pasur parasysh se paga mesatare vitin e kaluar ka kaluar 45.000 denarë, kontributet për Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, në masën prej rreth 19 për qind, do të kalonin…
Shtylla e dytë e sistemit pensional nuk pritet të hiqet, por Qeveria po shqyrton mundësinë e ristrukturimit të saj, ndërsa në të ardhmen mund të ketë edhe ndryshime në mënyrën e investimit të kursimeve pensionale. Ministri i Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, tha se një nga mundësitë është që qytetarët të kenë zgjedhje nëse do të qëndrojnë vetëm në shtyllën e parë shtetërore apo do të vazhdojnë me kombinimin e shtyllës së parë dhe të dytë. Për momentin, nuk ka vendim përfundimtar. Ndërkohë, po përgatitet edhe futja e multifondeve, me tri mundësi investimi: rritëse, të balancuara dhe konservative. Qytetarët më të…
Përgjegjësia për gjendjen e sistemit të drejtësisë është kthyer në një përplasje të ashpër politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Të dyja partitë akuzojnë njëra-tjetrën për ndikim mbi gjyqësorin dhe për dështimin e disa rasteve të rëndësishme. LSDM-ja akuzoi qeverinë se drejtësia është “e kapur” nga pushteti dhe se institucionet po mbrojnë persona të lidhur me strukturat qeverisëse. Partia opozitare e lidhi këtë edhe me rastin e tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën 193 të tjerë. Sipas LSDM-së, pushteti ushtron ndikim mbi policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ndërsa akuzoi qeverinë për presion ndaj prokurorëve…

