Author: Hamdi Kumanova

Nida Asan ka përfunduar me sukses studimet master në programin Psikologji Klinike në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), duke kurorëzuar një tjetër etapë të rëndësishme në formimin e saj akademik dhe profesional. Në kuadër të studimeve master, Asan mbrojti tezën me titull: “Komunikimi efektiv në trajtimin e shëndetit mendor në Maqedoninë e Veriut – Biseda para medikamenteve në praktikën terapeutike.” Teza trajton rëndësinë e komunikimit efektiv në procesin e trajtimit të shëndetit mendor, duke vënë në fokus rolin e dialogut dhe të marrëdhënies terapeutike në praktikën klinike. Punimi u realizua nën mentorimin e Asst. Prof. Dr. Sead Dzigal, i cili e…

Lexo më Shumë

Më 15.09.2026 në ora 00:20 në DPB Gostivar, A.SH.(19) dhe L.S.(20) kanë denoncuar se më 14.09.2026 rreth orës 22:30 në rrugën “Beliçica” në Gostivar janë sulmuar fizikisht nga disa persona, prej të cilëve një pjesë i njihnin dhe të cilët gjatë sulmit kanë drejtuar kërcënime me një mjet të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më 14.09.2026 në ora 17:00 në SPB Tetovë, M.M.(40) nga fshati Xhepçisht, rrethina e Tetovës, ka denoncuar se në një objekt hotelerie në fshatin Reçicë, djali i saj i muitur është sulmuar fizikisht nga dy të muitur 16-vjeçarë nga fshati Gjermë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më 14.09.2026 në ora 10:00 në SPB Tetovë, B.A.(56) nga fshati Palçisht i Epërm ka denoncuar se ditët e kaluara disa persona të cilët i njeh kanë ushtruar presion dhe me kërcënime kanë kërkuar pagesën e një me shumat të madhe të hollash dhe automjete nga djali i tij D.A., në lidhje me një marrëveshje për hapësirë afariste në Tetovë. Sipas denoncimit, pas kërcënimeve të bëra, nga data 13.09.2026 djali i tij është i pakapshëm dhe nuk mund të vendosë kontakt me të. Është njoftuar Prokurori Publik nga PTHP Tetovë dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë…

Lexo më Shumë

Më 14.09.2026 në ora 11:00 në Njësinë Policore Rostushë, nga Shtëpia e Shëndetit Rostushë është denoncuar se tek ata për t’i ofruar ndihmë është sjellë SH.D.(61) nga fshati Rostushë. Sipas denoncimit, ai është vetëlënduar ndërsa kryente aktivitete pune pranë xhamisë në fshatin Jançe. Po punohet në zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më 15.09.2026 në ora 02:40 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.D.(33) nga fshati Saraqinë, rrethina e Tetovës. Gjatë kontrollit të komunikacionit është ndaluar automjeti motorik i pasagjerëve “Renault Megane” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,02 promil alkool në organizëm. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Më 14.09.2026 në ora 12:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin P.A.(65) nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 62-vjeçare se natën e kaluar rreth orës 21:00 në shtëpinë e tyre, ai e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime. Gjithashtu, është denoncuar se ai në periudhën e kaluar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tyre 49-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra (66), për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, sipas nenit 353 të Kodit Penal. Sipas policisë, Qyra, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me Ligjin për arsimin fillor, ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të një shkolle fillore komunale dhe më pas ka emëruar një person tjetër si ushtrues detyre të drejtorit. Policia thotë se ai e ka bërë këtë edhe pse e dinte se personi i emëruar nuk…

Lexo më Shumë

Më 14.09.2026 në ora 19:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.SH.(27) nga fshati Reçicë e Madhe, rrethina e Tetovës. Paraprakisht, 22-vjeçarja F.A. nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:50 në një qendër tregtare në Tetovë, F.SH. e ka kërcënuar, ndërsa më vonë me familjen e saj kanë shkuar para shtëpisë së tij për të biseduar me prindërit e tij, me ç’rast F.SH. e ka sulmuar fizikisht atë, nënën e saj E.A.(50) dhe axhën e saj L.A.(48), ndërsa sulmit i janë bashkuar edhe nëna dhe tezja e tij. Sipas denoncimit, F.SH. ka dëmtuar edhe automjetin…

Lexo më Shumë

Deklarata skandaloze e ministrit të Drejtësisë ka shkaktuar dëm të rëndë ndaj së vërtetës historike dhe kauzës së shqiptarëve. Barazimi i viktimave të regjimit të Millosheviqit me agresorët prek drejtpërdrejt sakrificën e një populli të tërë dhe përpjekjen e tij për liri. Komunikatat e VLEN-it nuk mund ta mbulojnë këtë qëndrim. Kur një mendësi politike shfaqet kaq qartë përmes deklaratave të përfaqësuesve të vet, formulimet e mëvonshme nuk e zhbëjnë atë. Kjo është ideologjia e VLEN-it. Sot ajo u shpreh publikisht nga ministri i tyre i Drejtësisë. Dëmi ndaj kauzës shqiptare është i paprecedentë dhe kërkon…

Lexo më Shumë

LSDM akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se shpenzon miliona euro për spektakle, tenderë dhe luks, ndërsa qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe vështirësi ekonomike. Nga partia opozitare thonë se çmimet e karburanteve kanë kaluar 100 denarë për litër, ndërsa masat e Qeverisë i cilësojnë si të vonuara dhe me efekt të kufizuar për familjet. LSDM propozon heqjen e plotë të akcizës për karburantet dhe uljen e TVSH-së nga 18 në 5 për qind. Sipas partisë, me këto masa një qytetar me pagë mesatare do të mund të blejë deri në 205 litra benzinë më shumë, krahasuar me masat e propozuara…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, do të qëndrojë më 16 dhe 17 shtator në Tirolin e Jugut, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues institucionalë dhe ekspertë, me fokus te modelet e bashkëjetesës dhe mbrojtjes së komuniteteve. Sipas BDI-së, gjatë vizitës Osmani do të njihet nga afër me mënyrën se si funksionon modeli i Tirolit të Jugut, veçanërisht në fushën e barazisë gjuhësore, përfaqësimit proporcional dhe ndarjes së pushtetit. Nga BDI e cilësojnë këtë përvojë si të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, duke e lidhur drejtpërdrejt me nevojën për mbrojtjen dhe forcimin e arkitekturës së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Partia…

Lexo më Shumë