Author: Hamdi Kumanova

Kallëzim i ri penal ndaj Jakimovskit: Dyshohet për ndërhyrje në lejet e ndërtimit Departamenti për Kriminalitet Ekonomik dhe Korrupsion, në koordinim me SPB Shkup, ka paraqitur kallëzim penal ndaj tre personave, mes tyre edhe ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski. Sipas policisë, Jakimovski është personi i tretë i kallëzuar dhe dyshohet për veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, ndërsa dy zyrtare të Komunës së Karposhit akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas njoftimit, zyrtaret kanë lëshuar leje ndërtimi për investitorë, edhe pse kanë qenë në dijeni se dokumentacioni urbanistik për lokacionin ishte shfuqizuar më herët nga Gjykata Kushtetuese.…

Lexo më Shumë

Nga sot, 15 shtator, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës. Çmimi i Eurodieselit ulet për 2 denarë, duke zbritur në 99 denarë për litër. Ndërkohë, benzina shtrenjtohet për 3,5 denarë për litër. EuroSuper BS-95 tani kushton 100,50 denarë, ndërsa BS-98 arrin në 102,50 denarë për litër. Ndryshimet vijnë në kuadër të masave të Qeverisë për përballimin e rritjes së çmimeve të energjisë, përfshirë uljen e TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind. Kështu, për qytetarët që përdorin automjete me naftë, çmimi i dizelit nga sot është më i ulët,…

Lexo më Shumë

Ilire Dauti ka përmbyllur një nga kapitujt më të rëndësishëm të rrugëtimit të saj akademik, duke mbrojtur doktoraturën, shkruan AlbanianEducation.net. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dauti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit emocionet e kësaj dite të veçantë dhe mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Ajo ka shkruar se doktoratura mund të ishte përfunduar edhe më herët, por arsyet që e kanë shtyrë deri në këtë ditë i kujton me kënaqësi. Megjithatë, kjo ditë për të kishte edhe një dimension të veçantë emocional. Dauti ka…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar. Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00. Njoftimi i plotë: LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar. Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot me një delegacion qeveritar niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Janë paraparë takime në Senat, Kongres dhe Departamentin e Shtetit, me përfaqësues të institucionit financiar DFC, me burrështetas dhe organizata tink- tenk me ndikim. Mickoski do të qëndrojë në Uashington, por do të marrë pjesë edhe në Asamblenë e sivjetme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Siç informoi mbrëmë, për momentin nuk ka plane për takim me delegacionin bullgar. “Në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së të këtij viti, do të takohemi me një numër…

Lexo më Shumë

Fondi shtetëror i pensioneve ka mungesë prej rreth një miliard euro në vit për pagesat e pensioneve, dhe diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit, konfirmoi ministri i Politikës Sociale Gjoko Velkovski në një intervistë për “360 Gradë” në MRT 1. Kostoja vjetore e pensioneve është rreth 2.4 miliardë euro, ndërsa afërsisht 1.4 miliardë euro sigurohen përmes kontributeve të punonjësve. Velkovski theksoi se shteti aktualisht po ndan rreth 60 miliardë denarë në vit për të mbuluar mungesën në Fondin e pensioneve. Në vitin 2023, mbështetja buxhetore për fondin e pensioneve arriti në rreth 510 milionë euro, që do të thotë…

Lexo më Shumë

VLEN-i po i jep zgjidhje konkrete nevojës për hapësira shtesë në Universitetin “Nënë Tereza”, në kohën kur universiteti po përballet me rritje të numrit të studentëve. Në kuadër të këtij angazhimi, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali dhe rektori i UNT-së, prof. dr. Bekim Fetaji, kanë shqyrtuar mundësinë e përdorimit të hapësirave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për nevojat e universitetit. Kjo zgjidhje do të mundësojë që procesi mësimor të zhvillohet normalisht deri në përfundimin e kampusit të ri. Por kjo është vetëm zgjidhja e periudhës së ndërmjetme. Zgjidhja e përhershme është kampusi i ri i UNT-së, një…

Lexo më Shumë

Mot me diell, pasdite reshje shiu dhe erë e përforcuar – temperaturat deri në 30°C Gjatë ditës së sotme pritet mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites, megjithatë, në disa zona do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe erë të përforcuar. Në vende të caktuara pritet paqëndrueshmëri më e theksuar atmosferike, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe mundësi për paraqitje të breshrit. Temperaturat minimale në vend pritet të lëvizin kryesisht nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë rreth 25 deri në 30°C. Do të…

Lexo më Shumë

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe më e lartë kur çmimi i karburantit vihet përballë të ardhurave. Një litër naftë në Shqipëri kërkon një pjesë shumë më të madhe të të ardhurave ditore sesa në shumicën e vendeve europiane, duke e bërë furnizimin e një automjeti dukshëm më të kushtueshëm në raport me të ardhurat. Çmimi i një litri naftë në Shqipëri ka arritur në 229 lekë (2.46 euro), duke e renditur vendin të tretin në Europë, pas Danimarkës me 2.60 euro dhe Norvegjisë me 2.56 euro. Në…

Lexo më Shumë

Të paktën 21 persona u vranë dje në Afrikën e Jugut , në një përplasje midis tre automjeteve – dy minibusë taksi dhe një makinë pasagjerësh – në provincën e Kepit Perëndimor, njoftuan autoritetet. Tre persona të tjerë u plagosën rëndë në aksidentin, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit midis qyteteve Prince Albert dhe Liu Hamka. Për shkak të përplasjes, zona u bllokua për disa orë për të lehtësuar punën e ekipeve të shpëtimit. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta në këtë kohë. Aksidentet rrugore me pasoja fatale janë të zakonshme në Afrikën e Jugut dhe zakonisht…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar planin e presidentit Donald Trump për ndryshimin e procedurave të dërgimit të fletëve të votimit me postë, duke i dhënë një goditje të rëndësishme administratës së tij përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Vendimi u mor të hënën nga shumica e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët bllokuan rregullin që do t’i jepte Shërbimit Postar Amerikan (USPS) kompetenca të reja për të ndaluar ose refuzuar shpërndarjen e miliona fletëve të votimit. Sipas autoriteteve zgjedhore dhe grupeve për mbrojtjen e të drejtës së votës, zbatimi i këtij plani mund të sillte konfuzion dhe…

Lexo më Shumë

Një “çelës vrasës” për inteligjencën artificiale, i cili do të mundësonte mbylljen e plotë të sistemeve në rast se ato bëhen shumë të rrezikshme, mund të duhet të bëhet i detyrueshëm për kompanitë e teknologjisë, sipas Jack Clark, një prej bashkëthemeluesve të Anthropic. Në një intervistë për BBC, Clark tha se shoqëria mund të kërkojë në të ardhmen që kompanitë e IA-së të kenë një mekanizëm të tillë, ndërsa ngriti edhe mundësinë që funksionimi i tij të verifikohet nga një palë e tretë. Sipas Clark, shumica e laboratorëve të mëdhenj të IA-së kanë tashmë mënyra të ndryshme për t’i “shkëputur…

Lexo më Shumë