Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, ka thnë se PDK-ja e ka qëndrimin e qartë, çdo vendim që delë nga kjo legjislaturë e Kuvendit do të dërgohet në kushtetuese. Ai u pyet edhe për një kandidim eventual të Anton Qunit për President, Gruda tha se çdo vendim do ta dërgojnë në kushtetuese, sepse Kuvendi është konsistuar si fis. “Qëndrimi i PDK-së është që çfarëdo që del nga ky Kuvend, të themeluar si në fis”. “Çdo vendim nga ky Kuvend, ne do ta dërgojmë në kushtetuese”, ka thënë ai.

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar ndërprerje të ndërsjellë të goditjeve ndaj infrastrukturës kritike dhe se Ukraina është e gatshme të mbështesë de-eskalimin. Zelensky filloi fjalimin e tij tradicional me temën e mbrojtjes së hapësirës ajrore ukrainase, të cilën e diskutoi sot me ministrin e Mbrojtjes Yevhen Khmara dhe komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Mykhailo Drapatyi. “Po përshpejtojmë maksimalisht të gjithë punën për mbrojtjen kundër Shahed-ëve me motor jet. Prodhuesit po përgatisin zgjidhje: ka zhvillime, ka teste, por na duhen vëllime prodhimi sa më shpejt dhe sa më të mjaftueshme,…

Lexo më Shumë

Më 13.09.2026 në ora 19:10, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.G.(52) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga Z.I.(24) nga Gostivari se rreth orës 18:50 në vendin e saj të punës në një objekt hotelerik, ai është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar fizikisht. Gjatë alkooltestit të kryer, tek ai është konstatuar prani e alkoolit në gjak prej 0,98 promilësh, pas çka është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se është djegur ekskavatori i bashkësisë lokale në Gllogjë të Tetovës. “Më 13.09.2026 në ora 10:00 në SPB Tetovë, I.M.(44) nga fshati Gllogjë i Tetovës, ka denoncuar se afër stadiumit në fshatin Gllogjë i është shkaktuar zjarr një makine pune (ekskavator) i parkuar, pronë e bashkësisë lokale. Nga zjarri është kapur brendësia, përkatësisht kabina e makines së punës dhe instalimi në kabinë. Zjarri është lokalizuar nga denoncuesi dhe persona të tjerë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi policor i SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Zllatko Perinski, paralajmëroi sot kontrolle më të rrepta mbi pushimet mjekësore, duke theksuar se propozim-ndryshimi në Rregulloren e pushimeve do t’i propozohet Bordit drejtues, me qëllim që të sigurohet që fondet e paguara të arrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë për to, si dhe të forcohen mekanizmat që do të mundësojnë parandalimin e abuzimit të mundshëm me pushimet mjekësore. “Nuk duam të krijojmë një sistem më të rreptë, por duam të krijojmë një sistem të drejtë”, ka thënë Perinski. Sipas të dhënave që ai prezantoi, vetëm në gusht, Fondi…

Lexo më Shumë

Një 52-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 24-vjeçare në vendin e saj të punës në një objekt hotelerik. Sipas policisë, D.G. u ndalua më 13 shtator rreth orës 19:10, ndërsa alkooltesti tregoi se kishte 0,98 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës. Raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë

Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e tij të rregullt të hënën me gazetarët. Kur u pyet se në çfarë bazohet kjo bindje e tij, duke marrë parasysh deklaratat që janë bërë publike këto ditë, Gashi tha se është rezultat i intuitës së tij politike. Duke informuar për koordinimin e rregullt të sotëm me personat e grupeve parlamentare në Kuvend, Gashi tha se përfaqësuesi i së Majtës ngriti çështjen e Kodit zgjedhor për shkak të qëndrimeve të shprehura në lidhje me zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i…

Lexo më Shumë

Keji i Vardarit në Shkup po përballet me një problem gjithnjë e më të madh me mbeturinat. Në shtigjet dhe hapësirat përreth shëtitores janë krijuar deponi të vogla ilegale, ndërsa mbeturina të shpërndara ka pranë koshave, në gjelbërim dhe përgjatë rrugëve të frekuentuara nga qytetarët. Banorët shprehen të revoltuar dhe ankohen edhe për erën e djegies së mbeturinave, e cila, sipas tyre, prej ditësh përhapet në zonën përreth. Nga Komuna e Karposhit thonë se ekipet e tyre janë vazhdimisht në terren dhe ndërhyjnë në pikat kritike, ndërsa në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit është zhvilluar edhe një aksion gjashtëjavor për…

Lexo më Shumë

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur të dielën në fshatin Jegunocë të Tetovës, ndërsa policia ka ndaluar pesë persona, përfshirë edhe tre të mitur. Ngjarja ka ndodhur më 13 shtator 2026, rreth orës 17:00. Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor “Jegunocë” kanë privuar nga liria T.B. (49) dhe G.P. (48), si dhe tre 15-vjeçarë. Sipas informacioneve të policisë, njëri prej të miturve është nga fshati Siriçinë i Tetovës, ndërsa dy të tjerët janë nga Jegunoca. Të pesë personat dyshohet se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përfshirë në një përleshje fizike. Nga policia bëjnë të ditur se…

Lexo më Shumë