Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka hapur Shkollën Verore të Qendrës së Përbashkët Kërkimore (JRC) të Komisionit Evropian, e cila deri më 18 shtator do të mbahet në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip. Shkolla ka mbledhur studentë, doktorantë dhe studiues të rinj nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët do të trajnohen nga ekspertë evropianë për tema që lidhen me cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe me tranzicionin e gjelbër dhe digjital. Janevska tha se kjo nismë është një mundësi për forcimin e kapaciteteve shkencore dhe një dëshmi e gatishmërisë së vendit…

Lexo më Shumë

Sot, sistemi i pagave në sektorin publik karakterizohet ende nga rregulla, procedura dhe praktika të ndryshme midis institucioneve. Kjo krijon pabarazi dhe e bën të vështirë zbatimin e standardeve të qarta dhe uniforme për vlerësimin e punës. Prandaj, krijimi i një sistemi pagash më të harmonizuar, transparent dhe të drejtë është një nga reformat e rëndësishme në të cilat po punon Ministria e Administratës Publike, tha Ministri i Administratës, Goran Minçev. Në njoftim thuhet se në drejtim të kësaj reforme, sot filloi një mision pesëditor i ekspertëve TAIEX kushtuar krijimit të një sistemi të vetëm dhe të harmonizuar pagash…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor i BDI-së sot ka protestuar para Ministrisë së Drejtësisë. Ata përmes protestës kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë në RMV, Jeton Shasivari pas deklaratës së djeshme për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Anëtarët e Forumit Rinor mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “dorëheqje” dhe fotografi të krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari dje përmes një deklarate kërkoi që të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale, pavarësisht përmbajtjes së tij. Shasivari potencon e Kosova duhet ta pranojë qetësisht vendimin, gjyqësorin dhe të mbrojë integritetin e institucioneve.

Lexo më Shumë

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka filluar procedurë kundër një personi 39-vjeçar të fshatit Çerkez, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Rrezikim i sigurisë”. Prokuroria Publike informon se i dyshuari, në mesazhe përmes rrjeteve sociale, e ka fyer dhe kërcënuar Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Duke vlerësuar rrethanat e kryerjes së krimit, rrezikun e arratisjes, dhe veçanërisht faktin se i dyshuari duket të jetë kryerës i krimeve të tjera në fushën e krimit të dhunshëm “dhunë, fajde dhe një numër të madh kundërvajtjesh për prishjen e rendit dhe qetësisë publike”, prokurori…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se i ka kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mos sulmojë impiantet ruse të naftës dhe rafineritë. “Problemi që kam me Ukrainën dhe Rusinë është se një pjesë e madhe e naftës vjen nga Rusia dhe kjo po shkakton një rritje të madhe të importeve. Impiantet ruse po goditen nga Ukraina. I kërkova presidentit Zelensky të mos godasë impiantet e naftës dhe rafineritë”, tha Trump gazetarëve. Trump është pyetur gjithashtu nëse Ukraina do të marrë autorizim për furnizim me sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot. Ai ka bërë të ditur se po…

Lexo më Shumë

Shkencëtari që përgatiti astronautët për misionet hënore nuk arriti kurrë vetë në hapësirë, por fati e çoi atje në mënyrën më të pazakontë Jemi mësuar ta mendojmë Hënën si një vend të shkretë, ku kanë shkelur vetëm pak astronautë. Por një fakt shumë më pak i njohur është se në sipërfaqen e saj ndodhet hiri i një njeriu: astrogeologut të famshëm amerikan Eugene Shoemaker. Shkencëtari, i cili nuk arriti kurrë të udhëtonte në hapësirë sa ishte gjallë, mbeti në histori si i vetmi person, një pjesë e hirit të të cilit është dërguar në Hënë. Njeriu që ndihmoi astronautët ta kuptonin…

Lexo më Shumë

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, Maqedonia përballej me krizë të rëndë ekonomike dhe hiperinflacion. Në këto rrethana, shteti nisi në fshehtësi përgatitjet për futjen e monedhës së vet – denarit. Profesori Ljube Trpeski, ish-guvernator i Bankës Popullore, ka treguar se një grup i posaçëm, i formuar nga presidenti Kiro Gligorov, punonte nën masa të rrepta sekreti për krijimin e valutës së re. Për shkak se letra speciale për bankënota prodhohej vetëm në një fabrikë në Slloveni, ajo u transportua fshehurazi me anije drejt Shqipërisë dhe më pas me kamionë drejt Maqedonisë, për të shmangur zonat e luftës dhe kontrollet…

Lexo më Shumë

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit të pamjeve filmike nga policia, të cilat autoritetet arritën t’i shqyrtonin vetëm gjatë orëve të pasdites. Sipas mediave greke, Rizai ndodhej në leje nga Burgu i Domokos, ku duhet të rikthehet mëngjesin e së hënës. Në rast se nuk paraqitet në burg, ai do të shpallet i arratisur, ndërsa policia greke ka nisur mobilizimin për lokalizimin e tij. Sipas mediave greke, policia mori një telefonatë për të shtëna në zonën e Anavyssos rreth orës 05:15 të mëngjesit. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje,…

Lexo më Shumë

Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbetur sërish me ritme të larta në 10 vitet e fundit, dhe gradualisht po tejkalon valët e forta të largimeve të dy tre dekadave më parë, kur vendi ishte në një gjendje shumë më të keqe ekonomike, pas kalimit nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut në fillim të viteve ’90-2000. Në 18 vjet, nga 2008-a deri në 2025-n, vendet e BE-së kanë dhënë rreth 1.1 milionë (1,082,224) leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, sipas të dhënave të Eurostat të përpunuara nga “Monitor”. Për periudhën 2008-2016, u dhanë gjithsej…

Lexo më Shumë

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të hwnw në Tiranë, duke hyrë në ditën e 107 të rezistencës qytetare. Pas tubimit të djeshëm, kthehen sërish sot në shesh për të vijuar protestën dhe kërkesat e tyre politike. Në protestën e 106-të, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ndërsa pjesë e tubimit ishin edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Fjalimet e protestuesve u karakterizuan nga thirrjet për vijimin e rezistencës. Një prej tyre deklaroi se protesta ka hyrë…

Lexo më Shumë

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich i ftuar ka folur lidhur me qëndrimin e tij dhe të forcës së tij politike lidhur me çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Serbinë. Sipas tij, përbërja etnike e Kosovës është një fakt që nuk mund të injorohet, megjithëse zgjidhja mbetet e ndërlikuar për shkak të qëndrimit të Beogradit zyrtar. Teich shprehu shpresën për shmangien e incidenteve kufitare dhe u shpreh i hapur për të kontribuar personalisht në lehtësimin e kontakteve apo negociatave mes palëve. “Ne jemi në dijeni të problemeve që po kalon Kosova. Është një çështje të vështirë që kur konflikti…

Lexo më Shumë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se tregtia mes vendeve të BRICS-it ka arritur në 1.2 trilion dollarë. Duke folur në një takim të formatit të bashkëpunimit të zgjeruar të grupit BRICS në New Delhi, Putin tha se normat e rritjes së popullsisë në vendet e BRICS-it po rriten nga viti në vit, tregjet e brendshme po forcohen dhe është ndërtuar infrastrukturë e të gjitha llojeve. “Tregtia e brendshme brenda asociacionit tonë tashmë ka arritur në 1.2 trilion dollarë. Vendet pjesëmarrëse përbëjnë pothuajse një të katërtën e eksporteve globale, ndërsa është pikërisht BRICS-i ai që siguron dinamikën kryesore…

Lexo më Shumë