Author: Hamdi Kumanova

VMRO-DPMNE ka akuzuar SDSM-në dhe BDI-në për menaxhim joefikas të projekteve strategjike infrastrukturore, duke kërkuar nga Prokuroria të nisë hetim mbi shpenzimet për Korridorin Hekurudhor 8. Sipas partisë në pushtet, shteti ka paguar 4.6 milionë euro provizione për mjete të pashfrytëzuara, ndërsa ndërtimi i hekurudhës ka mbetur i papërfunduar për vite me radhë. VMRO-DPMNE, duke iu referuar raportit të Entit Shtetëror të Revizionit, thotë se fazat e para dhe të dyta nuk janë përfunduar brenda afateve dhe paralajmëron edhe rrezikun e humbjes së një granti evropian prej 61 milionë eurosh për fazën e tretë. Partia kërkon që Prokuroria…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar listën më të re të borxhlinjve, në të cilën figurojnë gjithsej 5.240 subjekte dhe qytetarëme borxhe ndaj shtetit. Nga numri i përgjithshëm, 2.008 janë persona juridikë, ndërsa 3.232 janë persona fizikë. Borxhi i përgjithshëm i papaguar arrin në mbi 13,64 miliardë denarë, ose rreth 221,8 milionë euro. Krahasuar me muajin e kaluar, në listë janë shtuar edhe 2 kompani dhe 38 qytetarë, ndërsa shuma e përgjithshme e borxhit është rritur për rreth 7,3 milionë euro. Pjesa më e madhe e detyrimeve të papaguara lidhet me tatimet dhe kontributet, ndërsa borxhi për…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 07:30, janë regjistruar 31 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tre janë aktive dhe katër janë nën kontroll. Janë shuar 24 zjarre. Zjarret janë aktive pranë fshatit Belicë në komunën e Makedonski Brod, pranë fshatit Brest në komunën e Çuçer Sandevos dhe pranë fshatit Aldinci në komunat e Krushevës dhe Krivogashtanit. Zjarret janë nën kontroll pranë fshatit Tajmishte në komunën e Kërçovës, deponisë së qytetit në Delçevë, pranë fshatit Kopanicë në komunën e Sarajit dhe në shtrirjen midis fshatrave Burinec – Lokov – Selce dhe Elevci…

Lexo më Shumë

Klubi i futbollit FK Teteks ka bërë të ditur se gjatë natës, më 12 shtator 2026, në një aksident trafiku ka humbur jetën futbollisti Daniel Nikollovski. Nikollovski ishte pjesë e kategorive të reja të FK Teteks, ndërsa dashurinë për klubin e vazhdoi edhe si pjesë e ekipit senior. „Me pikëllim të madh dhe dhimbje të thellë ndajmë lajmin se më 12.09.2026 e humbëm Danielin. Danieli ishte pjesë e kategorive të reja të FK Teteks, ndërsa dashurinë për klubin e vazhdoi edhe si pjesë e ekipit senior. Do të mbetet i kujtuar si pjesë e familjes sonë të Teteksit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, ndërkohë që edhe pasqyra e transparencës së çmimeve do të lehtësojë shumë qytetarët. Në një intervistë për “Flasim Shqip”, Rama iu referua statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se “kemi faktikisht rritjen më të ulët të çmimeve në raport me pagat në rajon”. “Kemi çmime që janë rritur dhe rriten në mënyrë edhe deri abuzive? Po, kemi dhe ne me këtë do luftojmë. Prandaj po përgatisim dhe atë pasqyrën e çmimeve, por nuk ka asnjë qeveri që mund të imponojë çmime në kapitalizëm”, shtoi…

Lexo më Shumë

Të premten në Rahovec një grua ka raportuar se është plaçkitur nga dy persona nën kërcënimin e armës. “Viktima femër kosovare raporton se dy persona të dyshuar të panjohur me maska dhe te armatosur me pistoletë kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kane grabitur çantën e dorës në të cilën kishte para të gatshme dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Viktima ne vend ngjarje ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti nën hetime”.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht me vranësira dhe shira të herëpashershëm. Lokalisht, reshjet do të jenë në formën e një stuhie me shira të rrëmbyeshëm (mbi 15l/m2), bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjnë erëra të moderuara, dhe përgjatë lumit Vardar herë pas here të forta nga veriperëndimi, duke arritur herë pas here shpejtësinë prej 40 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 33 gradë. Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe shira të herëpashershëm. Në pjesë të luginës, reshjet do…

Lexo më Shumë

Organizata qytetare “Më Mirë për Tetovën” ka ngritur shqetësimin për emërtimet e rrugëve, bulevardeve, shesheve dhe objekteve infrastrukturore në Tetovë, duke pretenduar se ato ende pasqyrojnë në masë të madhe periudhën e Jugosllavisë komuniste. Sipas listës së siguruar nga Komuna e Tetovës përmes kërkesës për qasje në informata publike, në Tetovë dhe Reçicë janë gjithsej 170 emra rrugësh. Prej tyre, 71 janë të numëruara, ndërsa 99 kanë emër. Organizata thotë se 51 emra u referohen individëve, ndërsa vetëm njëri prej tyre është shqiptar – Murat Baftijari. Ndër emrat e tjerë përmenden Tito, Lenini dhe figura të lidhura me periudhën…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka reaguar ndaj një iniciative të deputetit Kostadinov, përmes së cilës synohet që në kuadrin juridik bullgar gjuha maqedonase të trajtohet si dialekt i gjuhës bullgare, përcjell agjencia e lajmeve INA. Georgievski thotë se kjo, sipas tij, mund të jetë vetëm faza e parë e një procesi që më vonë do të çonte në shpalljen e maqedonishtes si gjuhë zyrtare edhe në Bullgari. “Ky është një bazë e mirë që në fazën e dytë të shpallet edhe zyrtare në Bullgari”, shkruan Georgievski. Sipas tij, në këtë mënyrë do të korrigjohej…

Lexo më Shumë

Zbrazja e fshatrave malore dhe rënia e lindshmërisë po çojnë drejt mbylljes së shkollave në rajonin e Pollogut. Për të përballuar këtë krizë, kryetarët e komunave janë mbledhur sot ku kanë propozuar uljen e fondit të orëve për arsimtarët dhe zvogëlimin e numrit të nxënësve për klasë, si mënyrë për të parandaluar mbylljen e mëtejshme të paraleleve. Rënia e vazhdueshme e numrit të nxënësve dhe zbrazja e fshatrave malore të Tetovës ka bërë që kryetarët e komunave të Rajonit Planor të Pollogut të mblidhen sot për të diskutuar procesin e optimizimit të shkollave. Sipas kryetarit të këtij rajoni, Blerim…

Lexo më Shumë

Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit A.M. në Çair të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndaj R.K. dhe I.S. është ngritur kallëzim penal për veprën penale “vrasje”, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike në Shkup. Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator 2026, rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”, ku nga një motoçikletë me dy persona është qëlluar me armë zjarri drejt një grupi njerëzish. Gjatë të shtënave, 26-vjeçari A.M. nga Shkupi u godit nga një plumb. Ai u transportua me autoambulancë në Kompleksin Klinik…

Lexo më Shumë