Lëvizja e qytetarëve mes Kumanovës dhe Gjilanit është vetëm fillimi. Zëvendësdrejtor i Doganave të RMV-së, Mustafa Dauti, ka zbuluar planin e madh për zhvillimin e pikës kufitare Bellanoc–Stançiç, duke e kthyer atë në një kantier prioritar për zhvillimin rajonal dhe lehtësimin e bizneseve. Në fokus të vizitës zyrtare të Dautit në këtë pikë kufitare nuk kanë qenë vetëm procedurat e zakonshme, por vizioni i qartë për ta transformuar këtë hapësirë nga një kalim thjesht lokal në një nyjë strategjike ekonomike. Dy janë prioritetet kryesore që pritet t’i japin hov këtij rajoni: Hapja për mallra: Përtej udhëtarëve, synimi kryesor është që…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Gjykatës Supreme për rastin e Laskarci dhe ish-kryetarin e Karposhit, Stevço Jakimovski. Partia në pushtet pretendon se vendimet e fundit tregojnë se ndikimi i strukturave të LSDM-së dhe BDI-së në sistemin gjyqësor ende vazhdon. Në fokus të reagimit është rasti i aksidentit të autobusit në Laskarci, ku humbën jetën 16 persona. Gjykata Supreme ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe e ka kthyer lëndën për procedim të mëtejshëm. VMRO-DPMNE e ka cilësuar vendimin si shqetësues, duke e lidhur atë edhe me rastin e zjarrit në spitalin modular në…
Strukturat e AKI-së në Komunën e Bërvenicës kanë nisur mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme lokale. Në një takim të mbajtur mbrëmë, Jusuf Shaini është zgjedhur Shef i Shtabit Komunal të AKI-së për fushatën zgjedhore. Nga AKI thonë se ky vendim shënon fillimin e një organizimi të fuqishëm me synim fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Arkin Jahiji do të jetë kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ndërsa Shaini do të udhëheqë shtabin që do të koordinojë aktivitetet zgjedhore në terren. “Bërvenica ka nevojë për ndryshim, për punë dhe për një drejtim të ri. Tani është…
Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon një aksion të koordinuar në disa lokacione, nën dyshimet për lëshim të paligjshëm dhe falsifikim të patentë-shoferëve për kategoritë C dhe D, për drejtimin e kamionëve dhe autobusëve. Sipas informacioneve , kontrolle dhe bastisje po kryhen ndaj të paktën 25 personave, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë privuar nga liria. Mes të dyshuarve dyshohet se ka edhe punonjës të MPB-së, ndërsa disa persona dyshohet se kanë drejtuar autobusë dhe automjete të rënda transportuese me patentë-shoferë të falsifikuar, brenda dhe jashtë vendit. Sipas informacioneve paraprake, mënyra e funksionimit dyshohet se…
Ish-kryeministri Lubço Georgievski ka bërë një deklaratë të fortë me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, duke ngritur pyetjen se nga kush u çlirua vendi më 8 Shtator 1991. Sipas Georgievskit, pavarësia nënkuptonte shkëputjen nga politikat e Slobodan Millosheviqit, strukturat ushtarake jugosllave dhe figurat si Ratko Mladiqi, Arkan, Shesheli dhe Aleksandar Vuçiq. Ai kujton edhe mobilizimin e rezervistëve maqedonas dhe përpjekjet për t’i shpëtuar dërgimit në frontet e luftës. Georgievski thekson se shteti i ri e nisi rrugëtimin me vetëm 20 milionë dollarë në arkën shtetërore, por sot, 35 vjet më vonë, ai shpreh…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon që hetimi për rastin e ndihmësdrejtorit të Doganave, Xhever Ymeri, i arrestuar dje nën dyshimin për marrje ryshfeti, të mos përfundojë vetëm me përgjegjësinë e tij, por të hetohet nëse pas rastit ekziston një zinxhir më i gjerë politik apo institucional. Reagimi i BDI-së vjen pas arrestimit të Ymerit, për të cilin Prokuroria ka bërë të ditur se dyshohet se është kapur me 17.500 euro para të shënuara, të cilat, sipas organit të akuzës, ishin kërkuar për përdorimin e ndikimit në dy procedura para Drejtorisë së Doganave. Pikërisht këtë element BDI-ja e vendos…
Kapja në flagrancë e një ndihmësdrejtori të Doganave me 17.500 euro të shënuara nuk mund të mbyllet me arrestimin e një funksionari. Prokuroria ka konfirmuar se paratë dyshohet se janë kërkuar për të përdorur ndikimin në dy procedura para Drejtorisë së Doganave. Pikërisht këtu fillon pyetja kryesore: ndikim në emër të kujt dhe për interes të kujt? Një ndihmësdrejtor nuk vendos vetë në vakum. Ai është emëruar politikisht, ka hierarki politike dhe ka njerëz që e kanë propozuar, mbështetur dhe vendosur në atë pozitë. Prandaj hetimi duhet të shkojë përtej personit që i kishte 17.500 eurot në dorë. Duhet të…
Një 46-vjeçar banor i Kumanovës humbi jetën në aksident. Sipas informacioneve fillestare, ai po drejtonte një makinë Skoda Fabia, e cila për arsye të panjohura në këtë kohë doli nga rruga. Shoferi vdiq në vendin e aksidentit nga plagët e marra. Me urdhër të autoriteteve kompetente, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Në vendin e aksidentit është kryer inspektimi dhe institucionet kompetente po përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Më shumë detaje priten pas përfundimit të hetimit.
Përmirësimi i kushteve në institucionet ndëshkuese – korrektuese dhe respektimi i të drejtave të njeriut ishin ndër temat për të cilat u diskutua në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me Alan Mishel, kryetar i Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT). Në takim u shqyrtuan gjendjet aktuale në institucionet ndëshkuese – korrektuese, si dhe përparimi në zbatimin e rekomandimeve të përfshira në raportet e mëparshme të Komitetit. Bashkëpunimi me CPT është i rëndësishëm për avancimin e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve dhe sigurimin e respektimit të të drejtave të…
Është lëshuar në prëdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji. Gjithsej janë rinovuar 891 metra katrorë, ndërsa pas kësaj faze, pason edhe rinovimi i çatisë dhe fasadës. “Nga zorrë çore e Qendrës klinike, ky objekt u bë ndërtesë funksionale. Tërësisht është ripërtërirë pjesa e brendshme e Klinikës, ndërsa në fazën e ardhshme do të rikonstruohen edhe çatia dhe fasada. Nga një objekt i lënë pas dore, fituam ambient funksional, më të këndëshëm për punë të personelit mjekësor, por që është më e rëndësishmja, edhe për pacientët. Punuam shumë që krahas kushteve hapësinore, ta përmirësojmë edhe kapacitetin e mjekëve dhe…
VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Supreme për rastin e aksidentit tragjik në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona. Sipas partisë në pushtet, shfuqizimi i aktgjykimit dëshmon, siç pretendojnë ata, për mungesë të përgjegjësisë në sistemin gjyqësor. “Gjykata Supreme e shfuqizoi aktgjykimin për aksidentin në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona. 16 njerëz vdiqën dhe nuk ka përgjegjës”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Partia akuzon gjithashtu sistemin e drejtësisë për mungesë përgjegjësie edhe në rastin e spitalit modular në Tetovë, ku nga zjarri humbën jetën pacientë. “Ku në një shtet tjetër dhe nën një sistem tjetër gjyqësor mund…
“Edhe një herë, është konfirmuar se mashtruesi Mickoski po gënjen sapo hap gojën. Dje, edhe zëdhënësja e tij qeveritare e mohoi në një konferencë për shtyp. Nuk janë “0 denarë” siç gënjeu Mickoski, por mbi 5 milionë euro, para të popullit, u shpenzuan për festimin e pavarësisë. Ajo që kryetari Filipçe dhe LSDM kanë thënë që nga fillimi është konfirmuar”, thonë nga LSDM duke e akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski, në lidhje me harxhimet për festën e pavarësisë. “Përmes Lotarisë Shtetërore, e cila është një kompani 100% shtetërore, janë shpenzuar mbi 5 milionë euro dhe askush nuk e di se ku…

