Maqedonia e Veriut është një shembull pozitiv në zbatimin e praktikave të avancuara të transparencës së bankës qendrore dhe gëzon një nivel të lartë besimi nga publiku, thekson zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li, në intervistën e dhënë për publikimin e Bankës Popullore “80 vjet bankë qendrore: Perspektiva globale, bashkëpunimi rajonal dhe sfidat e së ardhmes” (80 Years of Central Banking: Global Perspectives, Regional Cooperation and Future Challenges). Duke iu referuar rëndësisë së pavarësisë së bankave qendrore në kushtet e sfidave globale, Li thekson se përvoja nga vende të ndryshme tregon se bankat qendrore të pavarura…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Gjykatës Supreme për rastin e aksidentit të autobusit në Laskarci dhe për ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, duke akuzuar se në sistemin gjyqësor ende janë aktive struktura të lidhura me LSDM-në dhe BDI-në. Partia në pushtet, përmes një komunikate, i ka lidhur dy vendimet e Gjykatës Supreme edhe me vendimin e fundit të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për mbylljen e rastit lidhur me prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare gjatë pandemisë së COVID-19. Nga VMRO-DPMNE thonë se vendimi për rastin…
Një zjarr i madh që shpërtheu mbrëmë në komunën Shuto Orizare të Shkupit preku disa dyqane të vendosura në një ndërtesë të parafabrikuar, por falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve, u parandalua përhapja e tij e mëtejshme në ndërtesat përreth. Sipas informacioneve fillestare, zjarri dukej i tmerrshëm dhe në një kohë të shkurtër preku shumicën e ndërtesave, por ekipet e shërbimit të zjarrfikësve arritën ta vinin zjarrin nën kontroll. Sipas informacioneve të deritanishme, askush nuk u lëndua në zjarr. Shkaqet e zjarrit nuk dihen zyrtarisht për momentin. Pas përfundimit të hetimit, Ministria e Brendshme duhet të njoftojë më shumë detaje…
Valbon Limani ka mohuar zërat për një bashkim të mundshëm me VLEN-in. Në emisionin “N’Podium” me Mefo Ismailin në Ora24.tv, Limani deklaroi se mbetet anëtar i Aleancës për Shqiptarët dhe se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë konkrete me përfaqësues të VLEN-it. Ai theksoi gjithashtu se është kryetar i Këshillit Organizativ për përgatitjen e Kongresit të Aleancës, duke thënë se mbajtja e tij pritet të ndodhë së shpejti. “Nuk jam tregtar politik”, tha Limani, duke e cilësuar Kongresin si një hap që, sipas tij, do t’u japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij politike.
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP). (DAP) po përgatit një ndryshim të madh në mënyrën e mbledhjes dhe kontrollit të të dhënave tatimore. Sistemi i e-faturës pritet të fillojë të zbatohet në mënyrë të detyrueshme dhe në faza gjatë vitit 2027, ndërsa përdorimi vullnetar pritet të nisë deri në fund të vitit 2026. Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e UJP-së, Elena Petrova, gjatë një paneli në kuadër të “Ohër 2026”, ku u diskutua për të ardhurat tatimore, hendekun tatimor, luftën kundër ekonomisë informale dhe forcimin e financave publike. Sipas Petrova, deri në fund të vitit 2026 pritet të miratohet…
Kompania e inteligjencës artificiale zbuloi raste të reja të përdorimit të modeleve të saj për sulme kibernetike, fushata propagandistike dhe kërkime të rrezikshme biologjike, disa ditë pasi një studiues dha dorëheqjen për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Anthropic tha të enjten se kishte bllokuar përpjekjet e aktorëve keqdashës për të keqpërdorur modelet e saj të inteligjencës artificiale për sulme kibernetike, mbikëqyrje dhe kërkime biologjike që mund të kishin kontribuar në zhvillimin e armëve. Ndërsa modelet e inteligjencës artificiale bëhen më të fuqishme, sulmet kibernetike të sofistikuara kërkojnë gjithnjë e më pak aftësi teknike, që do të thotë se edhe individët…
Më shumë se 100 këshilltarë ushtarakë amerikanë ndodhen në Arabinë Saudite, ku po ofrojnë mbështetje në fushën e inteligjencës dhe përcaktimit të objektivave për forcat saudite në fushatën ushtarake kundër rebelëve Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, bëjnë të ditur disa burime për CNN. Ndihma amerikane vjen në një moment kur luftimet në Gadishullin Arabik janë intensifikuar dhe situata rrezikon të shndërrohet në një luftë të hapur me Houthit, duke kërcënuar një tjetër korridor të rëndësishëm të transportit detar në Lindjen e Mesme. Personeli ushtarak amerikan po vepron në kuadër të një komande të përbashkët të forcave, e krijuar…
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë gjatë një ahengu familjar në rrugën “De Rada” në Shtime. Rasti është raportuar në Polici rreth orës 21:25, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar pronarin e ahengut. Sipas Policisë, i dyshuari, I.H., 36-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri dhe gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtënë dy deri në tri herë. Ai më pas e ka dorëzuar armën, e cila është konfiskuar nga Policia. “Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij janë iniciuar rastet : Përdorim i armës, apo mjetit të…
Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga një seri sulmesh terroriste që tronditën jo vetëm vendin, por mbarë botën. Ngjarjet e asaj dite u shndërruan në një nga momentet më tragjike dhe më përcaktuese të shekullit XXI, duke sjellë ndryshime të thella në politikën ndërkombëtare dhe sigurinë globale. Katër avionë pasagjerësh u rrëmbyen nga 19 terroristë të lidhur me rrjetin al-Kaida. Dy prej avionëve u përplasën me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa një avion i tretë goditi Pentagonin, selinë e Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Avioni i katërt, United Airlines…
Një kongresmen federal meksikan nga partia në pushtet MORENA është gjetur i vdekur në makinën e tij në shtetin juglindor të Veracruz, me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Arsimit në Veracruz, Sensayen Escobar, 42 vjeç, i cili u zgjodh deputet në dhomën e ulët të parlamentit meksikan në shtator të vitit 2024. Pas hetimeve, zyra e prokurorit federal që po merret me çështjen ka njoftuar se politikani nuk është vrarë, por ka kryer vetëvrasje. Escobar u gjet me një armë pranë tij në automjet. Ngjarja ndodhi në Veracruz, një prej…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se mosvotimi i nënkryetarëve të Kuvendit po përdoret si mjet politik. Duke folur në Debat Plus, Rexhaj tha se Kujtim Shala nga LDK dhe Vlora Çitaku nga PDK, nuk kanë votën e LVV-së për postet e nënkryetarëve. “Mos votimi i nënkryetarëve është mjet politik. Kujtim Shala nuk ka votë në LVV. Dhe për këtë e dini pse… sepse është arritur një marrëveshje me shumë mund. Atë ditë kur e kam pa jam gëzu. E kam pas një lloj euforie, që megjithatë u bë diçka mirë. Ka qenë shpresë për Kosovën. Por, i…
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për rikthimin e presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se partia e ka pritur më mirë nga sa ishte pritur. Haziri ka përmendur edhe angazhimin e LDK-së për të mbështetur Osmanin në procese të ndryshme politike. Haziri, në emisionin “Këndi i debatit”, është pyetur nëse rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK e ka ndihmuar partinë apo nëse ka shtuar tensionet e brendshme. Ai ka thënë se Osmani iu rikthye LDK-së pasi nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë presidencial dhe se partia, sipas tij, e priti më mirë…

