Nga e enjtja, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të përdorin portofolin elektronik për të pasur në telefonin e tyre letërnjoftimin dhe patentë shoferin. Aplikacioni do të promovohet zyrtarisht të mërkurën, më 28 tetor. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, thotë se aplikacioni është i sigurt dhe ofron mbrojtje të të dhënave personale. Përmes tij, qytetarët do të mund të zgjedhin se cilat të dhëna duan të ndajnë, pa pasur nevojë të zbulojnë të gjitha informacionet që përmbajnë dokumentet fizike. Të dhënat do të shpërndahen përmes një kodi QR për një përdorim, i cili skadon pas…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot takim me ambasadorin e Shtetit të Katarit, Rashid bin Saed Al Khayareen, ku u diskutua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të bashkëpunimit institucional në fushën e drejtësisë. Gjatë takimit, ministri Shasivari theksoi rëndësinë e vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta me Ministrinë e Drejtësisë së Katarit dhe institucionet e saj të specializuara, me fokus në trajnimin e profesionistëve juridikë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar, si dhe digjitalizimin e sistemit të drejtësisë. Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Katarit po zhvillohen vazhdimisht. Konsultimet politike të mbajtura në Doha në korrik 2026 dhe…
Dy persona humbën jetën ndërsa stuhia Boelo përfshiu pjesë të Mbretërisë së Bashkuar me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, duke lënë rreth 90,000 persona pa energji elektrike të dielën në mbrëmje, sipas mediave lokale të hënën. Një burrë 60-vjeçar vdiq pasi u godit nga një pemë që ra pranë Castle Douglas në Dumfries, Skoci, ndërsa një burrë rreth të 20-ave u vra kur një pemë ra mbi makinën e tij në veri të Londrës, raportoi Sky News, duke cituar autoritetet. Dy gra u shtruan gjithashtu në spital pasi u goditën nga një pemë që binte, thuhet në…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, e ka cilësuar lajm të mirë për rajonin dhe botën demokratike humbjen e Aleksandar Vuçiçit dhe Ivica Daçiqit në zgjedhjet në Serbi, duke përshëndetur ndryshimin politik pas 12 vitesh pushtet autokratik. Në një postim publik, Kasami ka përgëzuar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se bashkimi dhe bashkëpunimi politik janë çelësi i suksesit të shqiptarëve të Luginës. “Ky rezultat dëshmoi se forca jonë është te bashkimi, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi politik”, ka shkruar Kasami. Ai ka shprehur shpresën se zhvillimet e fundit do të hapin një kapitull të ri për Serbinë,…
Më 25.10.2026, në SPB Gostivar është denoncuar se në orën 18:30, në rrugën “Vëllezërit Ginovski” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku ndaj një automjeti pasagjerësh, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një moped me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një i mitur 17-vjeçar nga Gostivari. Në aksident është lënduar i mituri, lëndime trupore të cilat janë konfirmuar në Qendrën Urgjente në Gostivar. Pas verifikimeve të kryera, është konfirmuar se i mituri e ka drejtuar mopedin pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, kundër të miturit…
Më 25.10.2026, në orën 12:25, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria perosnin A.S. (55) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga bashkëjetuesja e tij 40-vjeçare se, pas një fjalosjeje të shkurtër, e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i kishte drejtuar kërcënime. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 25.10.2026, në orën 17:25, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është denoncuar se tek ata me lëndime është sjellë personin G.Sh. (23) nga fshati Gradec, Komuna e Vrapçishtit. Sipas denoncimit, ai i kishte pësuar lëndimet gjatë një rrëzimi nga një mjet katërrotësh (ATV/quand) me targa kombëtare gjermane, të cilin e drejtonte në një rrugë pyjore sipër fshatit Gornjan. Inspektim në vendngjarje ka kryer një ekip nga DPB Gostivar.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), javën e kaluar, kreu një mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese te një person juridik – një mishore në Komunën e Vasilevës, ku në një pronë private u zbulua një komorë që nuk ishte e regjistruar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari. Gjatë kontrollit, veterinarët zyrtarë të AUV-së gjetën dhe konfiskuan në dhomë 400 kilogramë preparate të ngrira mishi, qofte dhe qebabë, si dhe 70 kilogramë organe të brendshme. I gjithë sasia e konfiskuar e preparateve të mishit dhe organeve të brendshme u shkatërrua në mënyrë të padëmshme në deponi, sipas procedurave ligjore të parashikuara. Për…
Më 25.10.2026, në orën 18:05, në SPB Tetovë, F.D. (44) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij të tipit „Range Rover”, me targa zvicerane. Sipas denoncimit, automjeti ishte parkuar në rrugën „Vidoe Smilevski Bato” dhe ishte vjedhur në periudhën ndërmjet orës 12:30 dhe 16:00. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e autorit të vjedhjes.
Më 25.10.2026, në orën 11:50, në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin S.S. (33) nga një fshat i Gostivarit. Më parë, ai ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 48-vjeçare nga Gostivari se rreth orës 02:00, pas një fjalosjeje të shkurtër, kishte hyrë me dhunë në banesë, kishte dëmtuar derën e ballkonit dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, pritet të përballet sot, më 26 tetor, me interpelancën e paraqitur nga deputetët e Levicës. Shqyrtimi i punës së saj është përfshirë në rendin e ditës të seancës së 128-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Nisma e partisë opozitare lidhet me menaxhimin e sektorit energjetik, gjendjen financiare të kompanive shtetërore dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore. Levica pretendon se politikat e ndjekura nga ministrja kanë sjellë rritje të borxheve në energjetikën shtetërore, ndërsa kompanitë private vazhdojnë të realizojnë fitime të larta. Deputeti i Levicës, Amar Mecinoviq, gjatë prezantimit të nismës më…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Listën Studentore për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi. “Urime për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi! Qytetarët serbë treguan pjekuri demokratike përmes transferimit paqësor të pushtetit politik”, shkroi Siljanovska-Davkova në platformën X. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi fitoi Lista Studentore opozitare, ndërsa Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen e partisë së tij, SNS, edhe para shpalljes së rezultateve. Sipas projeksioneve, Lista Studentore pritet të fitojë 138 deri në 140 nga 250 mandatet parlamentare, ndërsa lista e Vuçiqit 103 deri në 105 mandate.

