Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot takim me ambasadorin e Shtetit të Katarit, Rashid bin Saed Al Khayareen, ku u diskutua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të bashkëpunimit institucional në fushën e drejtësisë.
Gjatë takimit, ministri Shasivari theksoi rëndësinë e vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta me Ministrinë e Drejtësisë së Katarit dhe institucionet e saj të specializuara, me fokus në trajnimin e profesionistëve juridikë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar, si dhe digjitalizimin e sistemit të drejtësisë.
Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Katarit po zhvillohen vazhdimisht. Konsultimet politike të mbajtura në Doha në korrik 2026 dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e punës në shtator të këtij viti krijojnë një bazë të rëndësishme për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Në këtë drejtim, ministri Shasivari shprehu interesimin për të shqyrtuar mundësitë e sigurimit të mbështetjes teknike dhe financiare për projekte prioritare të reformës në drejtësi, me synimin që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të konkretizohet përmes projekteve të përbashkëta dhe rezultateve të matshme.
Qëllimi është që marrëdhëniet e mira diplomatike të përkthehen në bashkëpunim institucional konkret, i cili do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve, modernizimin e sistemit të drejtësisë dhe krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët e të dy vendeve.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Seancë e jashtëzakonshme për vrasjen e saj në Pejë
- Ditmir Bushati godet Ramën: Askush nuk e ndalon dot erën e ndryshimit
- Nga e enjtja, letërnjoftimet dhe patentë-shoferët në Maqedoni mund t’i keni edhe në telefona
- Dokumentet personale në telefon: Nga e enjtja nis përdorimi i portofolit elektronik në RMV
- Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë
- Moti i keq përfshin Britaninë, stuhia “Boelo” lë 2 të vdekur dhe rreth 90, 000 familje pa energji elektrike
- Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një i mitur
- Kasami për humbjen e Vuçiçit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin



