Author: Hamdi Kumanova

“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej “Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”/ Këto fjalë i shkroi Arlinda Sylaj Zekaj në një letër drejtuar Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, e cila mban vulën e pranimit të datës 22 tetor 2026. Vetëm tri ditë më vonë, më 25 tetor, ajo u vra mizorisht në shtëpinë e saj në Vitomiricë, ndërsa për krimin dyshohet kunati i…

Lexo më Shumë

Llotaria Shtetërore prezantoi serinë e katërt të lotarisë së njohur instant “Horoskop” – një grebje që tashmë ka fituar mijëra adhurues të fatit dhe argëtimit. Me çdo grebje të këtij lotarie, pjesëmarrësit fitojnë mundësinë të bëhen pjesë e historisë emocionuese të fitimeve dhe të ndiejnë magjinë e simboleve dhe numrave. Botimi i ri përsëri sjell emocion dhe mundësi për fitim, me një fond fitimesh që përfshin: 5 çmime prej 500.000 denarë, 10 fitime prej 100.000 denarë, 15 fitime prej 50.000 denarë dhe shumë fitime të tjera monetare që e bëjnë çdo lotari një potencial burim gëzimi. Rregullat e lojës mbeten…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar nga Shkupi është në paraburgim në Bullgari, pasi në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” iu gjetën 685 kartëmonedha të falsifikuara prej 100 dhe 200 eurosh, me vlerë nominale prej 98.500 eurosh. Sipas mediave bullgare, paratë ishin fshehur në astarin e një xhakete. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për shkak të dyshimeve për kryerjen e një vepre penale dhe rrezikut të arratisjes. I dyshuari ka pretenduar se nuk e dinte që kartëmonedhat ishin të falsifikuara.

Lexo më Shumë

Sllovenia ka vendosur një sistem të ri kamerash në disa segmente të autostradave, të cilat matin shpejtësinë mesatare të automjeteve përgjatë një distance të caktuar, në vend që ta regjistrojnë atë vetëm në një pikë të vetme. Sistemi synon të rrisë sigurinë në trafik dhe të parandalojë praktikën e shoferëve që ngadalësojnë vetëm kur afrohen te kamerat, për të përshpejtuar sërish pasi i kalojnë ato, shkruan mediumi kroat “Index”. Ndryshe nga radarët tradicionalë, kamerat e reja regjistrojnë kohën kur automjeti hyn në segmentin e monitoruar dhe kohën kur del prej tij. Duke krahasuar kohën e udhëtimit me…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në mesin e vendeve të rajonit të përfshira në analizën e “Al Jazeera Balkans”, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh. Edhe pse numri i automjeteve të regjistruara është pothuajse dyfishuar nga viti 2012 deri më 2024, mosha mesatare e tyre ka mbetur pothuajse e pandryshuar. Në vitin 2024, në vend ishin regjistruar rreth 700 mijë automjete, krahasuar me afërsisht 350 mijë në vitin 2012. Kjo do të thotë se për çdo 1.000 banorë ka rreth 383 automjete të regjistruara. Shqetësues është fakti se 87,9 për qind e automjeteve janë…

Lexo më Shumë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në autostradën Shkup–Tetovë, ku një veturë ka goditur një ari që kishte dalë në rrugë informon Tetovasot. Si pasojë e përplasjes, ariu ka ngordhur në vend, ndërsa nga informacionet e para nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Aksidenti ka shkaktuar edhe pengesa të përkohshme në qarkullim, derisa autoritetet kanë larguar kafshën nga autostrada. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në segmentet ku mund të shfaqen kafshë të egra. Tetovasot…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e tjera që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka përmend rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare. “Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë ka rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare, si dhe për ngritjen e shqetësimeve lidhur me diskriminimin, padrejtësitë dhe sfidat me të cilat…

Lexo më Shumë

Një shtetas 39-vjeçar serb u arrestua në pikën kufitare të Tabanocit, pasi sistemi “Safe City” e kishte regjistruar më 15 korrik duke vozitur me 166 km/h në një segment të autostradës Gjevgjeli–Demir Kapi, ku kufizimi është 80 km/h. Ai u arrestua më 23 tetor, teksa po përpiqej të largohej nga Maqedonia e Veriut. Pas arrestimit, u dërgua në stacionin policor të Negotinës, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka ashpërsuar kritikat ndaj kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar se partinë opozitare e ka sjellë në një nga pozitat më të dobëta politike dhe se rezultatet e dobëta zgjedhore po përpiqet t’i paraqesë si sukses. Nga partia në pushtet thonë se LSDM-ja, nën drejtimin e Filipçes, ka rënë në nivelin e 5 për qind të mbështetjes dhe tashmë po kërkon ngushëllim te vendi i katërt në renditjen politike. Në një kumtesë për opinionin, VMRO-DPMNE thekson se rezultatet e zgjedhjeve lokale në Bërvenicë dëshmojnë dobësimin e LSDM-së, ndërsa akuzon udhëheqjen e saj se po feston edhe…

Lexo më Shumë

Punëdhënësit në sektorin privat kanë edhe pak më shumë se dy muaj kohë për të paguar regresin për pushim vjetor, i njohur si K-15. Shuma minimale që punëtorët duhet të marrin këtë vit është rreth 19.560 denarë, ndërsa afati i fundit për pagesë është 31 dhjetori. Pagesa e K-15 ka filluar më 1 korrik. Të drejtë për këtë kompensim kanë punëtorët që gjatë vitit kalendarik kanë të paktën gjashtë muaj marrëdhënie të pandërprerë pune te i njëjti punëdhënës. Regresi për pushim vjetor është kompensim i detyrueshëm vjetor në sektorin privat, që synon t’u ndihmojë financiarisht punonjësve për shpenzimet e pushimeve.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Goran Gerasimovski, deklaroi se krahas ndërtesave të banimit në zonën e ish-fabrikës “Treska”, duhet të realizohet edhe parku i planifikuar. Ai theksoi se investitorët kanë obligim ta ndërtojnë parkun, sipas kushteve të miratuara nga Këshilli i Komunës. Gerasimovski pranoi se ka pengesa dhe mosmarrëveshje mes investitorëve dhe një pjese të banorëve, por shprehu bindjen se pjesa më e madhe e parkut do të realizohet. Sipas tij, zhvillimi urban duhet të shoqërohet edhe me hapësira të gjelbra dhe publike për qytetarët.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë ka vendosur një “tavolinë” dhe në të ka lënë letrat ku ka është e shkruar fjala “dialog”. “Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar mëngjesin e kësaj të shtune në “Facebook”. Kujtojmë se karriget e betonit janë të vendosura që disa ditë para kryeminstrisë si shenjë simbolike që protestuesit të ulën në dialog. Por një gjë të tillë këta të fundit e kanë refuzuar. Sot në Shqipëri është paralajmëruar mbajtja e një protestë gjithëpopullore.

Lexo më Shumë