Author: Hamdi Kumanova

Dhoma me lagështi, rrjedhje uji dhe probleme me ngrohjen apo kushtet e shkëlqyera për studentët? Konvikti i rinovuar “Stiv Naumov” në Shkup është kthyer në objekt përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës, pasi të rinjtë socialdemokratë ngritën akuza për kushte të papërshtatshme, ndërsa ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, i hodhi poshtë pretendimet, duke ftuar përfaqësuesit e LSDM-së që ta vizitojnë personalisht objektin. “Kushtet në ‘Stiv Naumov’ janë të shkëlqyera”, deklaroi Janevska përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se konvikti është i pari nga nëntë objektet e akomodimit studentor që do t’i nënshtrohen rinovimit të plotë dhe përmirësimit të…

Lexo më Shumë

VLEN përmes një komunikate vlerëson se rritja e pagave mbetet një nga çështjet kryesore për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, ndërsa të dhënat për pagën minimale tregojnë rritjen e të ardhurave nominale të punëtorëve gjatë periudhës 2024–2026. “Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, paga minimale neto nga 22.567 denarë në vitin 2024 arriti në 24.379 denarë në vitin 2025, ndërsa në vitin 2026 është 26.046 denarë. Në total, bëhet fjalë për një rritje prej 3.479 denarësh. Krahasuar me periudhën 2016–2018, kur paga minimale u rrit nga 10.080 në 12.165 denarë,…

Lexo më Shumë

Shtetasi gjerman, i dyshuar për 1 milion euro të padeklaruara kur kishte hyrë në Kosovë nga Merdarja, është paraqitur dje për intervistim në Policinë e Kosovës. Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje meqë pasi kishte pranuar se paratë e gjetura në automjetin e tij ishin të tijat, s’kishte arritur të dëshmonte prejardhjen e tyre. Policia në raportin e saj 24-orësh e ka cilësuar veprën penale si “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”. Më 24 shkurt 2026, në pikën kufitare në Merdarë, autoritetet zbuluan rreth 1 milion euro të fshehura brenda një automjeti tip…

Lexo më Shumë

Një premtim për shërim nga kanceri, që dyshohet se është shndërruar në mashtrim. Një person në Veles po hetohet nga Prokuroria, nën dyshimet se u ka ofruar disa personave në mënyrë të rreme të ashtuquajturat “vaksina kubaneze” kundër kancerit, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm financiar. “I dyshuari, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka vënë në mashtrim disa persona, duke u ofruar në mënyrë të rreme ‘vaksina kubaneze’ kundër kancerit”, njoftoi Prokuroria Publike. Hetimi tashmë ka përfshirë kontrolle në disa lokacione. Në vendin e punës së të dyshuarit në Veles, janë gjetur prova që do t’i nënshtrohen…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot ka zhvilluar takim me Nicole Varnes, ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA-së në vend, ku në fokus të diskutimit kanë qenë prioritetet reformuese në drejtësi dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh. Gjatë takimit, Shasivari theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në i cili përbën mbështetje të rëndësishme për reformat në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vëmendje e veçantë iu kushtua reformës së legjislacionit penal, kontributit të ekspertizës amerikane në këtë proces, digjitalizimit të drejtësisë dhe forcimit të kapaciteteve institucionale. Ministri Shasivari ka shprehur…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një intervistë për gazetën italiane “Domani” në kuadër të vizitës së tij në Itali, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka mashtruar Perëndimin me premtimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. “Vuçiçi e ka mashtruar Perëndimin që nga fillimi. Ai ka abuzuar me shpresat, duke u paraqitur si njeriu i fortë që mund të sillte rezultate”, ka deklaruar Sveçla. Ai ka shprehur gjithashtu skepticizëm për mundësinë që studentët në Serbi të sjellin ndryshime të mëdha politike, duke marrë parasysh qëndrimet e tyre ndaj Kosovës. “Lëvizja e studentëve serbë është kundër…

Lexo më Shumë

Më 23.10.2026 në orën 02:00 në SPB Tetovë është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një arë në fshatin Sedllarcë e Epërme. Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Zherovjan kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se është djegur kashtë, e cila ishte grumbulluar në disa pirgje. Ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit e ka shuajtur zjarrin, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrja e vendngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Institucioni i Avokatit të Popullit përballet me vështirësi financiare dhe probleme edhe me pagesën e qirasë për shkak të mungesës së mjeteve. Avokati i Popullit, Faton Selami, shpreson që me rishikimin e ardhshëm të buxhetit ose me vendim të Qeverisë të sigurohen mjete shtesë. Ai kërkon edhe punësime të reja, pasi institucioni vazhdimisht po humb kuadro, ndërsa kërkesat e drejtuara Ministrisë së Financave deri më tani janë refuzuar. Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Popullit synojnë të sigurojnë pavarësi më të madhe financiare, funksionale dhe organizative të institucionit. Sipas Selamit, këto ndryshime janë kusht për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish me paralajmërime të ashpra ndaj protestuesve, duke kërcënuar me përgjegjësi penale ata që, sipas tij, kanë marrë peng kryeqytetin dhe kanë ushtruar dhunë në emër të studentëve. Në një reagim të publikuar në Facebook, Rama ka hedhur gjithashtu akuza për përfshirjen e forcave të tjera në protestat antiqeveritare, duke pretenduar se disa persona po bëjnë lojën e të tjerëve. Deklaratat vijnë në një kohë kur studentët dhe pedagogët vijojnë protestat, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Pavarësisht refuzimit të ftesave të mëparshme për dialog, Rama ka përsëritur se është i gatshëm të takohet me të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se 22.10.2026, në orën 20:00, në Stacionin Policor Gostivar, D.A. (71) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 18:30, te Stacioni i Autobusëve në Gostivar, derisa po kryente detyrat e punës si taksist, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski me sa duket do të presë të përfundojnë zgjedhjet lokale në Bërvenicë e pastaj të takohet me liderët e partive, partnerët qeveritarë: Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin nga VLEN-i dhe Maksim Dimitrievskin nga ZNAM-i, për tu dakorduar rreth rikonstruimit të eshalonit të dytë të Qeverisë, shkruan Portalb.mk. Edhe pse kryeministri e paralajmëroi rikonstruimin për më gjysmën e parë të tetorit, meqë rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Bërvenicës është caktuar për më datën 1 nëntor kjo do të thotë se zgjedhja e zëvendësministrave të rinj pritet të bëhet në gjysmën…

Lexo më Shumë