Nga gazetari Basir Çallaku
Direkt nga Dubai. Nga një party masive pas mesnate në një klub nate. Në monitorin gjigand të lokalit shkruhet: Vuçiçu u usta te jebim. Radoje Zvicer, raund 4”. (Vuçiç, o usta, të shkërdh…Radoje Zvicer, ruandi i 4-t”…
Radoje Zvicer, (në foto), shef i klanit të Kavaçit, supertrafikant droge, i dënuar 40 vjet burg në mungesë, e ka një arsye për këtë mesazh.
Vuçiç dhe forcat e tij të sigurisë dhe të shërbimeve sekrete serbe, kanë mbështetur në vijimësi në vite pa rezerva klanin e tij rival, atë të Shkaljarit, jo vetëm në kontrollin e trafikut të drogës, por edhe në luftën e përgjakshme midis dy klaneve.
Janë të paktën 70 viktima nga të dy palët. Jo vetëm kaq. Klani i Zemunit i Luka Bojoçiç, i afërt me Vuçiç, ka qenë aleat besnik i klanit të Shkaljarit kundër atij të Radoje Zvicer. Ky flet për raundin e katërt. Po i pesti si do të jetë.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



