352 shtetas bullgarë votuan në shtatë qendrat e votimit të hapura në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet presidenciale të 25 tetorit.
Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Shkup, ku votuan 105 persona. Në Ohër votuan 51, në Manastir 49, në Strumicë 44, në Kavadar 39, ndërsa në Koçan dhe Prilep nga 32 persona.
Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të prillit 2026 votuan rreth 460 persona nga Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë, zgjedhjet presidenciale në Bullgari do të vazhdojnë në raundin e dytë, më 1 nëntor, pasi asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë fitoren në raundin e parë.
Data 26.10.2026
Aktuale
- “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati, Spiropali dhe Veliaj mesazh të fortë Ramës: Protestat nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote
- 352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari
- (VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator
- Studentët raportojnë mbi 700 ankesa! Kërkojnë përmirësim të kushteve dhe transport falas
- Në 14 qendra në nivel republikan OKH “Merhamet” fillojnë me kurset falas të gjuhës turke
- Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027
- Analiza/ Si e mposhtën studentët një autokrat
- (VIDEO) Nga e enjtja letërnjoftimet dhe patentat në telefon



