Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka konfirmuar se synon të ashpërsojë kriteret për kalimin e testit të gjuhës gjermane, i cili është kusht për marrjen e lejes së qëndrimit të përhershëm dhe, më vonë, edhe për fitimin e shtetësisë gjermane. Sipas gazetës „Bild“, vendimi vjen pas rritjes së rasteve të mashtrimit gjatë provimeve të gjuhës gjermane. Sipas rregullores së re, është konstatuar se pjesëmarrësit në kurset online të integrimit kanë siguruar në mënyrë të paligjshme pyetjet dhe përgjigjet e sakta për pjesët e dëgjimit dhe leximit të testit. Kjo pjesë e provimit përbëhet nga 45 pyetje,…

Lexo më Shumë

Në orën 12:00 në Stacionin Policor Gostivar, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Gostivar është denoncuar se te ata është sjellë një 15-vjeçar nga Gostivari pa shenja jete. Sipas denoncimit, në shtëpinë e tij në Gostivar ai kishte rrëshqitur dhe ka rënë shkallëve, ndërsa pasi është pranuar në spital, pas reanimimit të kryer ka shfaqur shenja jete dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Gostivar është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik, është kryer këqyrje në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në shqip. Sipas Filipçes, s’ka kurrfarë arsye të mos lejohet të jepet provimi në gjuhën në të cilën kanë mbaruar studimet. “Nëse dikur vini në pushtet a do t’u garantoni studentëve dhe nëse do ta respektoni Kushtetutën dhe Ligjin për Gjuhët dhe provimi i jurisprudencës studentët shqiptarë ta japin 100% në shqip? “Gjithsesi se në çfarëdo forme ligjet dhe Kushtetuta patjetër të respektohen. Por në këtë rast? Po absolutisht mendoj se duhet…

Lexo më Shumë

23 Tetori na kujton se Maqedonia është trashëgimi nga paraardhësit, përgjegjësi e së tashmes dhe amanet për brezat e ardhshëm. Më 23 tetor 1893, në kohë të vështira dhe të pasigurta, u themelua Organizata Revolucionare Maqedonase, e cila ndër vite veproi me emra të ndryshëm, por me një kod të vetëm – VMRO. Ajo është bashkudhëtare dhe organizatore kryesore e luftës revolucionare maqedonase, duke bashkuar aspiratat e popullit maqedonas për liri, autonomi dhe dinjitet kombëtar. Përmes veprimtarisë së saj, Organizata ka lënë gjurmë të thella në historinë maqedonase dhe është simbol i qëndresës, sakrificës dhe aspiratës shekullore për…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Greqisë ka miratuar kufizimin e qasjes në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare. Ligji u miratua gjatë një seance që përfundoi në orët e para të së premtes, më 23 tetor, ndërsa do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027. Sipas procesverbalit zyrtar të Parlamentit, projektligji u miratua me shumicë votash. Partia në pushtet, Demokracia e Re, votoi pro, PASOK-u u deklarua “i pranishëm” në votimin për tërësinë e projektligjit, ndërsa partitë e tjera të përfshira në votim kundërshtuan atë, raporton “Greekreporter”. Me këtë vendim, kufizimet e paralajmëruara më herët nga qeveria greke bëhen pjesë…

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit gjendje e tij shëndetësore është rënduar prapa grilave! Gati 19 vite i burgosur për rastin “Alfa”, Agim Islami po vuan nga disa sëmundje, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell TV21. Bashkëvuajtësi që atëherë ishte i dyshuar për të njëjtin rast, e mandej i liruar në mungesë provash, Ramiz Dauti ngriti shqetësimin, që të merren masa dhe mos t’i ndodh e njëjta si Rexhail Qerimit, i cili ndërroi jetë në qeli. “Nesër është kontrolli i radhës së Agimit në spitalin e shtetit, dhe ishte gjithashtu për kontroll, pas 20 viteve që i vuan nga…

Lexo më Shumë

“Besimin nuk duhet ta kërkojmë, por duhet ta meritojmë.“ Këtë mesazh e përcolli kandidati për shef të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Faton Azizi, në emisionin “Click Plus“, duke theksuar se integriteti duhet të jetë tipari themelor i drejtuesit të ardhshëm të këtij institucioni. Azizi theksoi se rikthimi i besimit në Prokurori nuk mund të arrihet vetëm përmes premtimeve, por kërkon rezultate konkrete, pavarësi dhe trajtim të barabartë të të gjithë të dyshuarve. “Mendoj se komponenti i parë që duhet ta ketë secili prej nesh, përkatësisht shefi i ardhshëm i PTHP-së për NKOK-un, është integriteti.…

Lexo më Shumë

Një skemë e dyshuar mashtrimi me kredi të shpejta konsumatore dyshohet se ka dëmtuar disa qytetarë në Kumanovë, duke u shkaktuar dëme financiare në vlerë prej mbi 12 milionë denarësh. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj dy femeave nga Kumanova dhe pesë punonjësve bankarë, të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Edhe pse nuk është publikuar identiteti i plotë, megjithatë janë paraqitur detaje të reja për dy femrat e involvuara në këtë rast, transmeton portali Lideri.mk. Bëhet fjalë për një vajzë 23 vjeçare, e cila i ka marë paratë, e pastaj…

Lexo më Shumë

Pesë të mitur, të moshës rreth 13 dhe 14 vjeç, sipas pretendimeve të një prindi, kanë ndaluar dy fëmijë 11-vjeçarë në qendër të Tetovës, i kanë kapur për fyti dhe janë përpjekur t’ua heqin xhaketat për të kontrolluar nëse mbanin veshje me simbolet e grupit të tifozëve „Vojvodi“. Incidenti, sipas prindit, ka ndodhur derisa fëmijët po shkonin në stërvitje. Për rastin ka alarmuar publikisht Darko Gavro, i cili në një postim në grupin e Facebook-ut „Go ljubim Tetovo“ pretendon se djali i tij dhe një fëmijë tjetër janë keqtrajtuar pranë ëmbëltores „Geopiko“ dhe objektit „Nashe dete“. Sipas dëshmisë së…

Lexo më Shumë

Problemet me transportin dhe furnizimin me ushqime në Itali po ngrenë shqetësime për rritjen e çmimeve edhe në vendet e tjera evropiane, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Bllokadat e rrugëve dhe protestat e kompanive të transportit kanë shkaktuar vështirësi në furnizim, ndërsa disa supermarkete në jug të Italisë kanë mbetur me rafte të zbrazëta. Prodhuesit e mocarelës nga qumështi i buallit në rajonin e Kampanjës raportojnë humbje prej rreth tre milionë eurosh në ditë. Ndërkohë, prodhuesi i njohur i makaronave „Rummo“ ka ndërprerë prodhimin për shkak të mungesës së lëndëve të para. Presion shtesë mbi çmimet krijojnë shtrenjtimi i energjisë dhe…

Lexo më Shumë

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike turistike (e-Visa) ose vizë pas mbërritjes në Arabinë Saudite. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se vendi është përfshirë zyrtarisht në listën e shteteve që përfitojnë nga kjo mundësi, duke lehtësuar procedurat e udhëtimit. Vendimi pritet të nxisë turizmin, bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet mes dy vendeve.

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi qeverinë për menaxhim të dobët ekonomik, duke pretenduar se në buxhetin shtetëror dhe në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor mungojnë nga rreth një miliard euro. Ai tha se qeveria për herë të tretë ka refuzuar propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 600 euro, ndërsa qytetarët përballen me shpenzime të larta dhe të ardhura të pamjaftueshme. Filipçe kritikoi edhe ribalancin e dytë të buxhetit, duke pretenduar se ai synon të mbulojë mungesat financiare dhe të sigurojë mjete për pagat. Ai kërkoi gjithashtu mbështetje më të madhe për bujqit, përmes çmimeve…

Lexo më Shumë