Author: Hamdi Kumanova

Një kontroll rutinë i policisë kriminalistike në Kërçovë ka përfunduar me sekuestrimin e kokainës dhe ngritjen e kallëzimit penal ndaj një 30-vjeçari, raporton Tetovasot. Sipas MPB-së, M.T. (30) nga fshati Cërvevc u ndalua teksa drejtonte një automjet “BMW” në bulevardin “Çlirimi”, ku gjatë kontrollit policor iu gjet dhe sekuestrua kokainë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, shkruan Tetovasot.

Lexo më Shumë

Autostrada Kërçovë–Ohër po i afrohet fazës përfundimtare, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke publikuar pamje nga punimet në terren. Ai theksoi se punimet po zhvillohen me intensitet në një nga projektet më të rëndësishme dhe më komplekse infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut. „Autostrada Ohër–Kërçovë po merr formën përfundimtare! Punime intensive në një nga projektet më të rëndësishme dhe më të vështira infrastrukturore në Maqedoni“, shkroi Nikolloski.

Lexo më Shumë

Para disa ditësh në Debresh të Gostivarit u vërejt një ari, duke shkaktuar shqetësim te banorët lokalë, siç njofton Tetova Expres duke iu referuar raportimit të Tv Koha. Xhirimet e kamerave të sigurisë tregojnë se ariu ka lëvizur nëpër vende të ndryshme të fshatit, ndër të cilat stadiumi dhe oborret e shtëpive private. Reagimi i autoriteteve lokale të Debreshit ishte i menjëhershëm: përmes faqes në Facebook “Shoqata Debreshi” u bë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për prindërit dhe fëmijët që në orët e mëngjesit nisen për në shkollë — fëmijët të mos lëvizin vetëm, sidomos në rrugët pranë…

Lexo më Shumë

Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, është marrë vendim që Iva Mihailova, e akuzuar për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, të gjykohet në mungesë, pasi ajo nuk është e arritshme për organet shtetërore. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për 9 nëntor 2026, në orën 09:00, njoftoi Prokuroria.

Lexo më Shumë

Muaji i fundit ka sjellë protesta të forta në disa vende të Europës, nga Franca e Italia deri në Shqipëri. Por mënyra se si policia ka reaguar ndaj të rinjve nuk ka qenë kudo e njëjtë. Në Francë, gjatë protestave të gjimnazistëve, janë regjistruar momente kur efektivët kanë hequr helmetat dhe kanë ulur mburojat për të ulur tensionet. Gjesti është pritur me duartrokitje nga të rinjtë, të cilët kanë thirrur “policia me ne”. Në Tiranë, situata ka marrë një tjetër rrjedhë. Pavarësisht thirrjeve të protestuesve drejtuar efektivëve, ditët e fundit janë raportuar përplasje, përdorim gazi lotsjellës, ujë me…

Lexo më Shumë

Enti shtetëror për revizion (ESHR) konstatoi dobësi në vendosjen dhe zbatimin e masave parandaluese për sigurinë informatike në Fondin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast bëri me dije për nevojën e avancimit të kontrolleve për mbrojtje të informatave dhe resurseve të Ti-së si dhe sigurimin e realizimin e papengueshëm të shërbimeve të qytetarëve. Siç thekson ESHR, revizioni i suksesit me temë “Zbatimi i masave parandaluese për sigurinë e informacionit në sistemin e TI-së të Fondit për sigurimin pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut”, tregoi se ekzistojnë dobësi të cilat ndikojnë ndaj nivelit të përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Më 21.10.2026, në orën 20:50, pranë pikës kufitare të Qafë Thanës, në rajonin e Strugës, zyrtarët policorë të ekipit mobil „Task Force“ pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare „Perëndim“ – Ohër, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Frangovë, kanë privuar nga liria B.B. (40) nga Gostivari.Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për parandalimin e tregtisë së paligjshme me drogë, personi është kapur me një thes të zi, në të cilin ndodheshin rreth një kilogram marihuanë.Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë.Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare „Perëndim“…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand elektronik për shitjen e pronave të paluajtshme, automjeteve dhe pajisjeve industriale e ndërtimore. Në shitje janë një lokal prej 31 metrash katrorë në Prilep, një hapësirë afariste prej 108 metrash katrorë në Strumicë dhe gjysma e një banese prej 89 metrash katrorë në Manastir. Ankandi përfshin gjithashtu automjete udhëtarësh e transporti, makina tekstili, pajisje industriale, mekanizëm ndërtimor dhe pirunë ngritës. Ankandi elektronik mbahet sot, më 22 tetor, nga ora 11:00 deri në 13:00.

Lexo më Shumë

Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë kundërshtojnë propozimin e ministrit të Drejtësisë për provimin e jurisprudencës dhe paralajmërojnë protesta nëse kërkesa e tyre nuk pranohet. Studentja Lindihana Uzeiri, në emisionin “Dialog te Lajmi”, me moderatorin profesor Sefer Tahiri, deklaroi se gjatë takimit të sotëm me studentët u diskutua propozimi i ministrit, por shumica e tyre u shprehën kundër tij. Ajo theksoi se kërkesa e studentëve është që provimi i jurisprudencës të mbahet i tëri në gjuhën shqipe. Uzeiri konfirmoi se studentët janë të gatshëm të dalin në protesta nëse ministri i…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut do të përballet me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bubullima. Sot, reshjet pritet të jenë më intensive në disa zona, përfshirë Shkupin. Të premten do të vazhdojnë reshjet lokale, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Të shtunën pritet përmirësim i përkohshëm i motit. Megjithatë, nga e diela rikthehet vala e re e reshjeve, me vranësira dhe temperatura më të ulëta. Moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe në ditët pasuese.

Lexo më Shumë

Dy gra nga Kumanova dhe pesë punonjës banke janë kallëzuar penalisht nën dyshimin për mashtrim, keqpërdorim të të dhënave personale dhe të pozitës zyrtare. Sipas policisë, nga janari deri në korrik 2026, njëra nga gratë dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve në 18 raste për të marrë kredi të shpejta pa pëlqimin e tyre. Paratë, në vlerë prej 12.221.500 denarësh, dyshohet se i kanë përvetësuar dy gratë, ndërsa pesë bankierët dyshohet se ua kanë mundësuar realizimin e skemës.

Lexo më Shumë

Shtatë persona janë përfshirë në kallëzim penal për mashtrime me kredi të shpejta konsumatore në Kumanovë, me të cilat, sipas policisë, është realizuar dobi pasurore e kundërligjshme prej mbi 12,2 milionë denarësh (rreth 198.700 euro), përcjell INA. Sipas informacioneve nga SPB Kumanovë, dy gra të moshës 23 dhe 35 vjeçare dyshohen për mashtrim dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Në periudhën nga janari deri në korrik të vitit 2026, më e reja prej tyre, me sa duket, në 18 raste ka përdorur të dhëna personale të personave të tjerë për të aplikuar për kredi të shpejta pa pëlqimin e…

Lexo më Shumë