VLEN ka publikuar komunikatën zyrtare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës. Nga shtabi i VLEN vlerësojnë se rezultati i deritanishëm ka konfirmuar pakënaqësinë e qytetarëve me udhëheqjen e deritashme dhe nevojën për një model të ri qeverisës. Në komunikatën e tij zyrtare drejtuar opinionit dhe banorëve të Bërvenicës, VLEN falënderon votuesit për mbështetjen e dhënë dhe thekson se nuk do bëhen pjesë e lojërave të pista në kurriz të banorëve të kësaj komune. Komunikata e plotë e VLEN: Banorët e Bërvenicës folën më 18 tetor dhe ne e respektojmë këtë vendim.…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë nesër në Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Shën Stefan të Malit të Zi. Në fokus të takimit do të jenë bashkëpunimi ekonomik rajonal, siguria, konkurrueshmëria dhe përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në samit do të marrin pjesë liderët e rajonit, si dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili mbështet procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë seancës kryesore, Mickoski pritet të paraqesë qëndrimet dhe mundësitë e Maqedonisë së Veriut për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të integrimit evropian.…
Ministria e Kulturës dhe Turizmit përkujton se në vijim dhe deri më 30 tetor 2026, deri në orën 15:40, zgjat aplikimi në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta të kulturës për vitin 2027. Regjistrimi bëhet përmes aplikimin elektronik në Portalin nacional për shërbime elektronike: Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta – persona fizikë : https://uslugi.gov.mk/…/godishni-konkursi-za… dhe Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta – persona juridikë: https://uslugi.gov.mk/…/godishni-konkursi-za… “I ftojmë të gjithë të…
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar Bedri Hamzën për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një statusi Aliu ka vlerësuar bashkëpunimin me Hamzën në periudha suksesi dhe sfidash, duke theksuar se së bashku kanë përballuar procese me peshë historike dhe kanë kontribuar në realizimin e projekteve e veprave publike në shërbim të qytetarëve. “Faleminderit Kryetar Bedri Hamza, për punën, angazhimet, kontributin dhe drejtimin e familjes sonë politike”, ka shkruar Aliu. Ai ka theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Bashkë vazhdojmë…
Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit mbahet sot në Miloçer të Budvës, në Mal të Zi, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të disa vendeve të rajonit dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrjen në këtë samit e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Në mesin e pjesëmarrësve pritet të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.Në samit do të marrë pjesë edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila gjatë qëndrimit në Mal të Zi do të zhvillojë takime me përfaqësues të…
Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e paguar në sektorin e nxjerrjes së qymyrit të gurit, e cila në nivel vjetor tejkalon 2,2 milionë euro dhe është rreth 2 për qind më e lartë se rroga më e lartë e vitit paraprak, sipas raportit më të ri të Drejtorisë për Të Ardhurat Publike (DAP). Të ardhurat më të larta jashtë pagës gjatë vitit 2025 i ka paraqitur një shkupjan, i cili brenda vitit inkasoi pak më pak se 2 milionë euro bruto si të ardhura shtesë. I…
Një 72-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident me automjet, ndërsa policia ka konstatuar se ai drejtonte motoçikletën pa të drejtë drejtimi. Sipas policisë, të cilën e citon Tetovasot, pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ndërmerren procedurat ligjore.
Një 58-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi humbi kontrollin mbi biçikletën me motor ndihmës dhe ra në rrugë. Tetovasot mëson se aksidenti ndodhi në rrugën “Vidoe Smilevski Bato”, ndërsa policia po heton rrethanat.
Një i mitur 17-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar me një send të mprehtë një 15-vjeçar. Siç raporton Tetovasot, ndaj tij do të ngrihet kallëzim pas përfundimit të hetimeve
Një 57-vjeçare nga fshati Kuçicinë është kallëzuar penalisht pas zbulimit të armëve dhe municionit në banesën e saj. Tetovasot raporton se gjatë bastisjes policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe municion të kalibrave të ndryshëm. Ndaj saj është ngritur kallëzim penal për mbajtje të paautorizuar të armëve.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.T. (30), pasi gjatë kontrollit të një automjeti BMW ishte gjetur kokainë. Sipas policisë, të cilën e citon Tetovasot, rasti daton nga 28 gushti 2025, ndërsa pas përfundimit të hetimeve është ngritur kallëzimi penal.
Gjashtë persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë kontrolleve policore. Siç raporton Tetovasot, policia ka sekuestruar marihuanë, metadon, një substancë të bardhë dhe një thikë. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse.

