Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për sigurinë, duke ashpërsuar masat ndaj personave që përfshihen në akte dhune gjatë demonstratave publike. Vendimi vjen pas plaçkitjeve në Milano dhe trazirave të regjistruara në rrugët e disa qyteteve italiane. Paketa e re parashikon krijimin e veprës së re penale të quajtur “Dhuna e Organizuar në Demonstratat Publike”, zgjerimin e masave të paraburgimit parandalues, sanksione më të ashpra për të miturit dhe vendosjen e 500 ushtarakëve shtesë në Milano. Dekreti përmban tetë nene dhe parashikon dënime nga dy deri në pesë vite burg për personat që, gjatë protestave, përdorin shkopinj ose…
Author: Hamdi Kumanova
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e fundit, duke arritur në rreth 29 mijë lekë (315 euro) në muaj për një person në vitin 2025. Por, ndërsa pragu i të ardhurave që e klasifikon një individ në rrezik varfërie është rritur me ritme të shpejta, pensionet dhe pagesat e ndihmës ekonomike mbeten shumë më poshtë këtij niveli. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një familje me një person arriti në 349,565 lekë në vitin 2025, ose 29,130…
Lotaria Shtetërore ndërmori masa për eliminimin e parregullsive të trashëguara edhe para përgatitjes dhe publikimit të raporteve të Entit Shtetëror të Revizionit. Revizioni i funksionimit të Lotarisë Shtetërore në këto procedura nga ana e Entit Shtetëror të Revizionit ishte me kërkesën dhe iniciativën tonë. Ajo procedurë u inicua në muajin e parë pas emërimit të menaxhmentit të ri. Udhëheqja e re e Lotarisë Shtetërore nuk priti dërgimin dhe publikimin e raportit për të vepruar sipas dobësive të trashëguara nga udhëheqja e mëparshme, por inicioi procedura konkrete për ndërprerjen e aktiviteteve kontestuese dhe harmonizimin e funksionimit me detyrimet ligjore. Ky është…
Dy vetura, një „Xhili“ dhe një „Toyota“, u përfshinë nga zjarri në lagjen Karposh të Shkupit, në orët e para të 19 tetorit. Zjarri u shua nga ekipet e zjarrfikësve të Shkupit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, u inaugurua Laboratori i Mikroskopisë, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe avancimin e kërkimit shkencor. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Prof. Dr. Florim Idrizi. Laboratori, i realizuar me mbështetjen e kompanisë Kipper, do të jetë në shërbim të studentëve të programit studimor të Biologjisë, duke u mundësuar zhvillimin e aftësive praktike, si dhe do…
Më shumë se 200 kamera janë planifikuar të vendosen në pika kritike në Shkup, në vende ku krijohen deponi të egra dhe në parqe që janë shënjestër e vandalizmit, paralajmëroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Një 59-vjeçar nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore brenda ambienteve të Qendrës Mjekësore në Gostivar, ndërsa rasti është denoncuar në polici. Sipas informacioneve që i ka siguruar Tetovasot, më 19 tetor 2026, rreth orës 18:10, L.M. (59) ka raportuar në DPB Gostivar se rreth orës 13:00, teksa priste ashensorin në bodrumin e spitalit, një punonjës që shtynte një karrocë me pajisje mjekësore i kishte zënë këmbën me rrotën e karrocës, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Tetovasot mëson se, sipas denoncimit, punonjësi kishte vazhduar të lëvizte edhe pse ishte paralajmëruar disa herë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen…
Bashkimi Demokratik për Integrim kundërshton tentativat për shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari. Nga atje thonë se sipas logjikës së ministrit Shasivari, gjuhë juridike mbetet vetëm gjuha maqedonase, ndërsa përdorimi i shqipes trajtohet si çështje që duhet të negociohet, të diskutohet dhe të rregullohet përmes akteve nënligjore. “Nga një e drejtë që buron nga Kushtetuta dhe ligji, ministri po zbret te aktet nënligjore! Kjo nuk është zgjidhje e problemit, por krijim i problemit. Ndërkohë, ministri e paraqet takimin me studentët si një arritje të jashtëzakonshme. Por, që kur takimi me studentët…
Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër Jani Makradulit, ish-drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Drejtues të SHA-së “Posta e Maqedonisë së Veriut”, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, sipas nenit 353 të Kodit Penal. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Financiare, gjatë periudhës 2021–2022, Makraduli nuk ka vepruar në përputhje me Statutin e shoqërisë dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare, pasi nuk ka zbatuar vendimet dhe konkluzionet e Bordit Drejtues për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj dy subjekteve juridike, në vlerë të…
Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore ka vendosur të tërheqë 14 tekste shkollore për arsimin fillor të klasës së shtatë në disa lëndë në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe si gjuhë mësimore. Disa nga këto tekste shkollore po tërhiqen sepse për ato lëndë janë miratuar tashmë tekste të reja shkollore, ndërsa për një pjesë tjetër, në përputhje me Konceptin e ri për Arsimin Fillor dhe kurrikulat e reja, nuk parashikohen fare tekste shkollore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se fillimisht tërhoqën 33 tekste shkollore për nxënësit e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta sepse janë…
Në dy vjet e gjysmë, borxhi publik është rritur me 2.5 miliardë euro, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, duke paralajmëruar se me 480 milionë euro shtesë borxhi, borxhi do të kalojë 11 miliardë euro deri në fund të vitit. Bytyqi për “TV24” theksoi nevojën për të shpjeguar metodën e regjistrimit të 330 milionë eurove borxh të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPSHSH) dhe 150 milionë eurove shtesë të shpallura nga Ministrja e Financave Gordana Dimirieska-Koçoska. “Këto janë 480 milionë shtesë dhe nëse i shtohen 10.7 miliardë, ne tashmë i tejkalojmë 11 miliardë euro”, tha Bytyqi. Ai e vlerësoi ribalancimin…
Një 24-vjeçare nga fshati Podmoçan i Resnjës është arrestuar pasi drejtonte një veturë “Audi” me 142 km/h në një segment rrugor ku kufiri i lejuar është 50 km/h. Shkelja u konstatua më 19 tetor, gjatë një kontrolli me radar në rrugën rajonale pranë fshatit Rajcë. Me udhëzim të prokurorit publik, vetura është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

