Lotaria Shtetërore ndërmori masa për eliminimin e parregullsive të trashëguara edhe para përgatitjes dhe publikimit të raporteve të Entit Shtetëror të Revizionit.
Revizioni i funksionimit të Lotarisë Shtetërore në këto procedura nga ana e Entit Shtetëror të Revizionit ishte me kërkesën dhe iniciativën tonë. Ajo procedurë u inicua në muajin e parë pas emërimit të menaxhmentit të ri.
Udhëheqja e re e Lotarisë Shtetërore nuk priti dërgimin dhe publikimin e raportit për të vepruar sipas dobësive të trashëguara nga udhëheqja e mëparshme, por inicioi procedura konkrete për ndërprerjen e aktiviteteve kontestuese dhe harmonizimin e funksionimit me detyrimet ligjore.
Ky është një fakt thelbësor për informimin e saktë të publikut. Masat e ndërmarra nuk janë përgjigje ndaj publikimeve aktuale mediatike, por janë pjesë e një procesi tashmë të nisur për zgjidhjen e problemeve të trashëguara. Qëllimi i tyre është ndërprerja e vazhdimit të praktikave kontestuese, mbrojtja e interesit publik dhe vendosja e qeverisjes korporative të përgjegjshme, si dhe mbrojtja e interesit dhe kapitalit shtetëror.
Lotaria Shtetërore i qasur me seriozitet të plotë gjetjeve dhe rekomandimeve të Entit Shtetëror të Revizionit. Ato janë bazë e rëndësishme si për veprimin e mëtejshëm ashtu edhe për forcimin shtesë të kontrollit dhe ligjshmërisë në funksionim. Detyra jonë ishte dhe është që dobësitë e konstatuara nga ana jonë, të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e mëparshëm, por edhe nga ana e Entit Shtetëror të Revizionit, të zgjidhen me masa konkrete, e jo të relativizohen.
Në përputhje me interpretimin autentik të dispozitave të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, Lotaria Shtetërore ka iniciuar prej kohësh procedura gjyqësore për ndërprerjen e ekzistencës së shoqërive për organizimin e lojërave të fatit në internet. Procedurat për „Lotaria Shtetërore – Vezuv”, „Lotaria Shtetërore – 77 BITS” dhe „Lotaria Shtetërore – Mozzart” përfunduan me mbylljen e tyre në rrugë gjyqësore. Këto janë rezultate konkrete të procedurave që Lotaria Shtetërore i iniciua me vetiniciativë.
Veçmas, me iniciativën e Lotarisë Shtetërore, mbyllja e „Lotaria e re shtetërore e videos – NOVO-VLT” u realizua në rrugë marrëveshjeje, ndërmjet dy shoqërive, në frymën e marrëdhënieve korrekte biznesore. Lotaria Shtetërore ndërmori gjithashtu procedurë për ndërprerjen e organizimit të lojërave të fatit në internet përmes Lotarisë Shtetërore të Videos.
Procedurat e ndërmarra tregojnë se udhëheqja aktuale i zgjidh në mënyrë aktive gjendjet e trashëguara përmes institucioneve kompetente dhe me zbatimin e mekanizmave ligjorë.
Për udhëheqjen e re, qeverisja e përgjegjshme nënkupton edhe eliminimin e dobësive të trashëguara dhe parandalimin e përsëritjes së tyre. Prioritetet e punës sonë deri tani dhe tash e tutje janë rregulla të qarta për marrjen e vendimeve, dokumentacion adekuat, disiplinë financiare dhe kontroll të brendshëm efikas. Besimi në Lotarinë Shtetërore duhet të ndërtohet mbi veprimin ligjor, transparencën dhe rezultatet e verifikueshme.
Lotaria Shtetërore me vetiniciativë miratoi 12 protokolle për funksionim të brendshëm, në drejtim të disiplinës financiare dhe kontrollit efikas të brendshëm.
Lotaria Shtetërore mbetet në dispozicion të Entit Shtetëror të Revizionit dhe të institucioneve të tjera kompetente për dokumentacion dhe bashkëpunim në sqarimin e mëtejshëm të gjendjeve të konstatuara.
Publiku do të informohet për aktivitetet e ndërmarra, duke respektuar detyrimet ligjore dhe procedurat në vazhdim. Procesi i nisur para publikimit të raporteve të revizionit vazhdon edhe më tej, me qëllim të qartë: eliminimin e problemeve të trashëguara dhe qeverisje korporative të përgjegjshme.
Në vijim po ju përcjellim edhe disa pjesë nga dokumentacionet dhe aktgjykimet gjyqësore:












