Author: Hamdi Kumanova

Gjashtë persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë, kur një dron rus goditi një park në rajonin e Harkivit, në verilindje të Ukrainës, thanë autoritetet të martën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin, që e cilësoi si “mizori”, duke shkruar në Facebook se droni “goditi direkt njerëzit në një park afër një kafeneje”. Në mesin e tyre ishte një vajzë njëvjeçare, shkroi ai, duke ripublikuar një fotografi të një vajze të vogël në një karrocë fëmijësh. Sulmi në parkun qendror të Nova Vodollagës, në rajonin verilindor të Harkivit, la të vrarë edhe nënën e vajzës. Qyteti, që gjendet pranë vijës së…

Lexo më Shumë

Një haker që flet gjuhën kineze ka përdorur agjentë të inteligjencës artificiale për të kryer në mënyrë autonome sulme kibernetike ndaj më shumë se 1,200 faqeve interneti, duke përfshirë kompani të mëdha amerikane dhe ndërkombëtare. Sipas një raporti të publikuar nga studiuesi i sigurisë kibernetike Snorre Fagerland, hakeri u ka deleguar pothuajse të gjithë punën agjentëve të AI, të cilët kanë kaluar orë të tëra duke kërkuar dobësi dhe duke tentuar të depërtojnë në sistemet e kompanive të ndryshme. Mes kompanive të prekura ishin prodhuesi i pajisjeve bujqësore Deere, kompania e pajisjeve elektroshtëpiake SharkNinja dhe prodhuesi i motorëve Cummins. Fagerland,…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 17 deri në 24 gradë Celsius. Në Shkup parashikohet mot me diell dhe erë të dobët deri mesatare. Nga e mërkura pasdite pritet shtim i vranësirave dhe mundësi për reshje lokale shiu, fillimisht në pjesët perëndimore. Në lugina, deri të enjten në mëngjes, mund të paraqiten mjegull dhe vranësira të ulëta. Të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje shiu, të cilat në disa…

Lexo më Shumë

Një 36-vjeçar nga fshati Negotinë i Gostivarit ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se kreu një grabitje në një bastore sportive. Siç raporton Tetovasot, më 19.10.2026, rreth orës 04:35, policia e Kamjanit e arrestoi M.B. (36) në një parking pranë një pike karburanti përgjatë rrugës Tetovë–Gostivar. Sipas policisë, ai dyshohet se një ditë më parë, rreth orës 19:15, me anë të kërcënimit kishte marrë para nga arka e një bastoreje sportive në fshatin Negotinë. Tetovasot mëson se i dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal.

Lexo më Shumë

Një 18-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi policia, gjatë kontrollit në banesën e tij, ka zbuluar armë automatike, municion dhe një pajisje të punuar me dorë, të lidhur me kohëmatës dhe bateri. Sipas MPB-së, i riu me inicialet R.D. është arrestuar më 17 tetor, rreth orës 19:15. Gjatë bastisjes, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur një pushkë automatike, karikatorë me 44 fishekë, një gëzhojë e shkrepur dhe pajisja e dyshimtë. Policia njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj 18-vjeçarit do të paraqitet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë i dhunës mes të miturve ka tronditur lagjen Vlae të Shkupit, ku një 13-vjeçar dyshohet se është sulmuar nga një grup prej rreth 15 të miturish, duke pësuar lëndime serioze, përfshirë thyerjen e dhëmbëve. Sipas raportimeve të portalit Skopje1, sulmi ka ndodhur rreth orës 00:30, në sheshin “Delfina”, ndërsa dëshmitarët pretendojnë se ndaj fëmijës janë përdorur edhe sende metalike. Nëna e viktimës, 39 vjeçe, e ka denoncuar rastin në polici më 18 tetor, në orën 15:30. MPB-ja konfirmoi sulmin dhe përdorimin e një sendi të fortë, por nuk specifikoi numrin e sulmuesve apo shkallën e lëndimeve.…

Lexo më Shumë

Më 19.10.2026, në orën 04:10, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin F.A. (41), duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga nëna e tij 63-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes dhe e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Qytetarët që kanë skanuar kuponë fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” (MojDDV) gjatë periudhës korrik–shtator 2026, pritet t’i marrin paratë më së voni deri më 30 nëntor. Shuma maksimale e kthimit është 2.100 denarë për person, ndërsa një familje katëranëtarëshe mund të përfitojë deri në 8.400 denarë, nëse të gjithë anëtarët e arrijnë kufirin maksimal. Drejtoria e të Ardhurave Publike ende nuk ka njoftuar datën e saktë të fillimit të pagesave. Për produktet dhe shërbimet vendase kthehet 20% e TVSH-së së llogaritur, ndërsa për produktet dhe shërbimet e tjera 10%. Qytetarëve u rekomandohet të kontrollojnë të dhënat e llogarive bankare në…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka vendosur të zgjasë edhe për gjashtë muaj gjendjen e krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, për shkak të rrezikut nga ndërprerjet e mundshme në treg. Vendimi u miratua sot, në seancën e 126-të parlamentare, ndërsa gjendja e krizës do të mbetet në fuqi deri më 20 prill 2027. Në të njëjtën seancë, deputetët miratuan edhe Ligjin për Revizionin Shtetëror dhe vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në misionin ndërkombëtar “Althea” në Bosnjë-Hercegovinë. Kuvendi gjithashtu zgjodhi Aleksandar Naumovskin, profesor në Fakultetin Ekonomik në Shkup, si komisioner të jashtëm në Komisionin e Letrave me…

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se fitorja në Bërvenicë sjell edhe përgjegjësi të mëdha ndaj komunës dhe qytetarëve, duke synuar një fitore të plotë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar në këtë komunë, përcjell TV21. “Angazhimi ynë për Bërvenicën vazhdon. Fitorja është e madhe, por po aq të mëdha janë edhe përgjegjësitë tona ndaj kësaj komune. Me projekte konkrete, me përgjegjësi dhe me respekt për çdo person. Për një Bërvenicë për të gjithë. Le ta ruajmë forcën e unitetit tonë. Shkojmë drejt një fitoreje të plotë”, deklaroi Mickoski. Paraprakisht para mediave ka folur edhe…

Lexo më Shumë

Të paktën 20 shtetas të rinj nga Maqedonia e Veriut, kryesisht të moshës 18 deri në 25 vjeç, dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale në Serbi dhe Mal të Zi, zbulon një hulumtim i emisionit investigativ “KOD”. Sipas hulumtimit, grupet kriminale i joshin të rinjtë me para, strehim dhe premtime për një jetë më të mirë. Më pas, ata angazhohen në veprimtari të paligjshme, duke filluar nga djegia e automjeteve deri te transportimi i drogës dhe sulmet e dhunshme. Në disa raste, të rekrutuarve u merren pasaportat dhe u sigurohen dokumente të falsifikuara, duke ua vështirësuar largimin nga rrjetet…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në pikën kufitare të Tabanocit, pasi sistemi “Qyteti i Sigurt” i kishte regjistruar duke lëvizur me shpejtësi marramendëse në tunelet e autostradës Demir Kapi–Gjevgjeli. Njëri prej tyre kishte vozitur me 169 km/h, ndërsa tjetri me 175 km/h, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është vetëm 80 km/h. Sipas MPB-së, më 18 tetor, rreth orës 19:05, në Tabanoc u arrestua N.Z. (36) nga Serbia, e cila drejtonte një automjet “Mercedes”. Disa orë më vonë, në orën 22:45, në të njëjtën pikë kufitare u arrestua edhe V.Zh. (58), drejtues i një automjeti “Audi”. Të…

Lexo më Shumë