Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate sot përshëndet rezultatin e arritur nga kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës. “Kalimi në raundin e dytë është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e rëndësisë së angazhimit të vazhdueshëm për përfaqësim dinjitoz, zhvillim lokal dhe institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. BDI shpreh mirënjohje dhe faleminderime për çdo qytetar që mori pjesë në procesin zgjedhor dhe për të gjithë ata që mbështetën kandidaturën e Arkin Jahijit. Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe…

Lexo më Shumë

Një 18-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur armë, municion dhe një pajisje e punuar në mënyrë artizanale, e lidhur me tajmer dhe bateri, raporton tvfeta.mk Sipas njoftimit të policisë, më 17 tetor 2026, rreth orës 19:15, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria R.D. (18), banues në Kumanovë. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të kryer me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike (kallashnikov), karikatorë me gjithsej 44 fishekë, një gëzhojë të shkrepur, si dhe një pajisje të punuar në mënyrë artizanale, të lidhur…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, po zhvillojnë një takim me Policinë e Shtetit, ku Rama ka komentuar protestat dhe episodet e dhunës. Kreu i qeverisë deklaroi se bëhet fjalë për një valë dhune që, sipas tij, nuk lidhet me arsyet demokratike të pakënaqësisë ndaj qeverisë, duke theksuar se “me këtë nuk negociohet”. “Valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi. Erdha sërish me këtë me vete, sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshosh, ta…

Lexo më Shumë

Fatmir Limani ka reaguar me një mesazh ironik pas rezultateve zgjedhore në Komunën e Bërvenicës, ku AKI-ja doli fituese në raundin e parë, ndërsa VLEN-i, pavarësisht sigurisë së shprehur për fitore, nuk arriti të sigurojë fitoren dhe do të përballet me garën në raundin e dytë. “Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit, për ‘sojin’ që ndjente vet’mjaftueshmëri rradhësh. Ndryshojnë hesapet kur vet’pëlqehesh.. Dysh në njësh.. ”, ka shkruar Limani në reagimin e tij, njofton TS. Reagimi i tij duket si një thumbim ndaj sigurisë së shprehur nga VLEN-i para zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se rezultatet zgjedhore mund…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski, ka paralajmëruar rritje të pagave për pjesëtarët e Ushtrisë dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes nga 1 janari, si dhe një zgjidhje afatgjatë për statusin e ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç. Gjatë ceremonisë në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, ai bëri të ditur se propozimi për ushtarët mbi 45 vjeç është shqyrtuar në kolegjiumin qeveritar dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Sipas Misajllovskit, ushtarët do të mund të vazhdojnë karrierën deri në pensionim, ndërsa parashihet edhe marrëveshje e re kolektive me sindikatat, pa cenuar të…

Lexo më Shumë

Shpella nënujore Vrello në Kanionin e Matkës është bërë shpella nënujore më e thellë e hulumtuar në botë, pasi një ekip ndërkombëtar zhytësish shpellash arriti një thellësi rekord prej 338 metrash si pjesë e ekspeditës “Vrello 2026”. Ky sukses vendosi tre rekorde botërore, ndërsa shpella zuri vendin e parë në listën botërore përpara vendeve Font Estramar në Francë dhe Elefante Bjanco në Itali. Siç njoftoi Klubi i zhytjes “Vrello”, në periudhën nga 10 deri më 17 tetor, një ekip ndërkombëtar prej 15 zhytësish nga Maqedonia, Polonia dhe Italia arritën ta hulumtonin shpellën deri në një thellësi rekord prej 338…

Lexo më Shumë

LSDM-ja opozitare kritikon kryeministrin Hristijan Mickoski dhe shumicën qeverisëse për zbatimin e partishmërisë dhe kërkimin e kontrollit të plotë mbi gjyqësorin përmes zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Gjyqësor. Në një konferencë për shtyp, Jon Frçkoski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, theksoi se autoritetet po përpiqen të instalojnë një gjyqësor dhe prokurori të kontrolluar për të shpëtuar veten nga përgjegjësia për krimin. “Mickoski po shtyn përpara planin e tij për të zgjedhur gjyqtarë të rinj nga fletorja. Ai e ka bërë këtë për dy vjet, ai dëshiron kontroll të plotë mbi gjyqësorin. Banda po kërkon shpëtim nga…

Lexo më Shumë

Pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore e Tetovës, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, në periudhën nga ora 21:30 deri në 22:30. Gjatë kontrollit, në shkallët pranë hyrjes së shtëpisë janë gjetur tri korniza të zbrazëta për pushkë automatike dhe dy fishekë të kalibrit të panjohur, të cilat janë sekuestruar. Po atë ditë, në orën 19:30, bashkëshortja e të dyshuarit kishte raportuar në SPB Tetovë se ishte lënduar fizikisht gjatë dhunës në familje dhe se i ishte rrezikuar siguria nga bashkëshorti i saj. Pas masave të ndërmarra nga policia, M.D. është privuar nga liria…

Lexo më Shumë

Policia ka kryer bastisje në një shtëpi dhe ambiente ndihmëse në fshatin Reçicë e Madhe, ku janë gjetur kokainë dhe një pistoletë. Një person 57-vjeçar është privuar nga liria. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 16 tetor 2026, nga ora 15:00 deri në 16:30, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të A.A. (57), për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes, nën një krevat në një dhomë të bodrumit është gjetur një pistoletë e markës “Ekol Dual” me një karikator të zbrazët. …

Lexo më Shumë

Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SASHK, pas largimit të Jakim Nedelkovit, i cili e drejtoi këtë sindikatë për 16 vjet. Ramov bëri të ditur se prioritet në punën e tij do të jetë nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive në arsim dhe kulturë, si dhe përmirësimi i dialogut social dhe i kushteve ekonomike e sociale të punonjësve të arsimit. “Do të angazhohem për përmirësimin e dialogut social dhe partneriteteve në të gjitha nivelet: në nivel të Qeverisë, ministrive, vetëqeverisjes lokale dhe punëdhënësve, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe statusit ekonomik…

Lexo më Shumë

Kostot e prodhimit bujqësor në shtator të këtij viti shënuan një rritje të ndjeshme, ndërsa çmimet e shitjes së produkteve bujqësore u rritën më ngadalë, sipas të dhënave të fundit mbi indekset e çmimeve bujqësore nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave, në shtator 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e inputeve, pra mjetet e përdorura në bujqësi, u rritën me 8.8 përqind. Në të njëjtën kohë, çmimet e prodhimit, pra produktet bujqësore, shënuan një rritje prej 2.3 përqind. Në rastin e produkteve bujqësore, rritja është më e moderuar. Çmimet e prodhimit të…

Lexo më Shumë