Author: Hamdi Kumanova

Komuna e Bërvenicës, ku sipas regjistrimit të fundit shqiptarët përbëjnë rreth 54% të popullsisë, ndërsa maqedonasit 45%, të dielën, më 18 tetor, do të zgjedhë kryetarin e ri në zgjedhjet e parakohshme lokale. Zgjedhjet mbahen pas vdekjes së papritur të kryetarit Jovica Ilievski në qershor të këtij viti. Në bllokun politik shqiptar, gara zhvillohet ndërmjet kandidatëve të VLEN-it dhe BDI-së, ndërsa në fletëvotim është edhe një kandidate e pavarur shqiptare. Koalicioni VLEN garon me Jakup Huseinin, magjistër i shkencave juridike dhe nëpunës në administratën komunale. VLEN thekson se përvoja e tij institucionale i mundëson të fillojë menjëherë punën. Nga ana…

Lexo më Shumë

Intervistë me drejtorin e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. mr. Dimitar Bogeski 1. Sa materiale ka në dispozicion Arkivi, cilat janë periudhat dhe dokumentet më të rëndësishme që ruhen dhe çfarë mund të veçoni? Arkivi Shtetëror ka një trashëgimi arkivore jashtëzakonisht të pasur, me 8000 fonde, 14 km në gjatësi material arkivor, i cili përfaqëson një burim të paçmuar për studimin e historisë politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Maqedonisë. Depot tona mbajnë dokumente nga periudha të ndryshme historike, të cilat dëshmojnë për vazhdimësinë e institucioneve, proceseve historike dhe jetën e popullsisë në këto rajone. Veçanërisht…

Lexo më Shumë

Çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit do të mbetet i njëjtë, ndërsa Qeveria do të angazhohet që ai të mbetet i pandryshuar edhe nga 1 janari, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Prioritet i kësaj qeverie është ruajtja e stabilitetit energjetik. Ne këtë po e bëjmë në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë që kujton njerëzimi. Kudo në rajon dhe në Evropë, çmimet e energjensave po thyejnë rekorde. Tashmë kemi shtete në Evropë ku çmimi i naftës dizel dhe benzinës pa plumb është mbi 3 euro për litër. Ne ende jemi nën 1,6 euro për…

Lexo më Shumë

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit-Pazarit, në Shkup. Incidenti është filmuar me telefon nga një tjetër i mitur, ndërsa pamjet më pas janë publikuar në rrjetet sociale. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 9 tetor, në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa është denoncuar në polici më 15 tetor. Rastin e ka paraqitur D.L. (43), duke njoftuar se fëmija ishte sulmuar nga disa të mitur, njërin prej të cilëve e njihte. Policia nuk ka dhënë informacione nëse viktima ka pësuar lëndime, as…

Lexo më Shumë

Shkupi është qyteti me koston më të ulët të jetesës, por njëkohësisht edhe me cilësinë më të dobët të jetës në mesin e dhjetë qyteteve të rajonit të Adrias të përfshira në një analizë ndërkombëtare. Këtë e tregojnë të dhënat e platformës Numbeo, të publikuara nga Visual Capitalist dhe të analizuara nga Bloomberg Adria. Analiza, e cila përfshin 125 qytete evropiane, tregon se Shkupi ka indeksin më të ulët të cilësisë së jetës në rajon, me 117,2 pikë, ndërsa indeksi i kostos së jetesës është 39,4 pikë. Në krye të renditjes rajonale qëndron Osijeku i Kroacisë, me indeks…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se Mickoski dhe ndihmësi i tij Nikolovski po kërkojnë alibi për zgjedhjet. Nga LSDM theksojnë se Qeveria nuk ka më mbështetje nga populli, por vetëm nga mercenarët e tyre partiakë të integruar në sistemin shtetëror. “Ata vetë e njoftuan në një anketë të kryer nga një agjenci e paguar 400,000 euro nga paratë e qytetarëve. Mbi 40 përqind rënie në OBRM-PDUKM që nga zgjedhjet e fundit. Ata vetë e pranuan. Gënjeshtra të përditshme. Kolapsi ekonomik. Skandale diplomatike. Diplomacia e korridoreve e paguar nga tregtarët e armëve. Projekte të dhëna kompanive private paraprakisht nën…

Lexo më Shumë

Një 20-vjeçar nga Kavadari është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë një kontrolli. Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2026, në orën 23:45, në Kavadar. Nëpunësit policorë të ekipit mobil „Task Force“ pranë NJPB-së Kavadar kanë ndaluar S.J. (20), nga ky qytet, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. I riu është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Një 26-vjeçar banor i Gostivarit është raportuar i zhdukur pasi është larguar nga shtëpia e tij familjare, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve nga MPB-ja, më 16 tetor 2026, rreth orës 1:20, në SPB Gostivar, S.Sh. (20) ka raportuar se vëllai i saj, Sh.Sh. (26), e ka lëshuar shtëpinë më 14 tetor. Nga policia informojnë se po merren masa përkatëse për gjetjen e personit.

Lexo më Shumë

Më 15.10.2026, Njësia për Kriminalitet Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) ka paraqitur kallëzim penal kundër I.S. (47) nga Shkupi për „përvetësim në detyrë“ (neni 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1) dhe „pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale“ (neni 273 paragrafi 1) të Kodit Penal dhe kundër një personi juridik nga Shkupi për „pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale“ (neni 273 paragrafi 1) të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që BDI-ja nuk do ta mbështetë propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sipas saj, më mirë është të mos ketë fare ligj se një ligj të këtillë. “Ky ligj vetëm do ta legjitimon dhe legalizon, modelin e konkurseve 50 me 2, 35 me 0, 27 me 1 dhe kur janë ato konkurse të atilla mund edhe të kritikohen, mund edhe të kërkohet rishqyrim i të njëjtave. Por kur do të jenë të bazuara dhe kur do ta kenë mbështetjen në kornizën ligjore të sistemit juridik,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj protestave dhe zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog dhe zgjidhje demokratike të situatës. Kasami theksoi se institucionet dhe faktorët politikë shqiptarë duhet të përballen me problemet, duke respektuar vullnetin e qytetarëve. “Zëri i qytetarëve duhet të respektohet. Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt përmes një zgjidhjeje demokratike”, deklaroi ai. Ai dënoi çdo formë dhune, pavarësisht nga cila palë vjen, duke theksuar se arritjet e Shqipërisë duhet të mbrohen. Sipas Kasamit, si pushteti ashtu edhe qytetarët duhet të gjejnë rrugën…

Lexo më Shumë