Një 26-vjeçar banor i Gostivarit është raportuar i zhdukur pasi është larguar nga shtëpia e tij familjare, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas informacioneve nga MPB-ja, më 16 tetor 2026, rreth orës 1:20, në SPB Gostivar, S.Sh. (20) ka raportuar se vëllai i saj, Sh.Sh. (26), e ka lëshuar shtëpinë më 14 tetor.
Nga policia informojnë se po merren masa përkatëse për gjetjen e personit.



