Një tërmet me magnitudë 2.5 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm, 17 tetor, në Maqedoninë e Veriut, me epiqendër në rajonin ndërmjet Makedonski Brodit dhe Krushevës. Sipas portalit PRV.mk, i cili i referohet raportimit të 4news.mk, lëkundja është regjistruar në orën 10:15, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash. Epiqendra ndodhej pranë vendbanimeve Pllasnicë dhe Llazhan. Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë të vogël, që mund të jetë ndier lehtë nga banorët pranë epiqendrës. Sipas raportimit, deri në momentin e publikimit nuk kishte informacione për dëme materiale.
Author: Hamdi Kumanova
Më së ftohti sot në mëngjes ka qenë në Berovë, -4 gradë, ndërsa maksimumi shtatë gradë është matur në Gjevgjeli. Siç informon DPHM, deri në orën 08:30 -1 gradë është matur edhe në Kriva Pallankë, 0 në Strumicë dhe Krushevë, 1 në Shtip, Ohër, Hanet e Mavrovës, Tetovë, Pretor dhe Demir Kapi, 2 në Manastir, Prilep dhe Vinicë, 4 në Kavadar dhe Kumanovë, 5 në Shkup-Zajçev Rid, 6 në Veles, si dhe 7 gradë në Gjevgjeli. Gjatë 24 orëve të kaluara deri në orën 8 të mëngjesit kanë rënë 2 litra shi në metër katrorë në Strumicë, Shtip dhe…
Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka kritikuar ashpër ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajlovski, duke e akuzuar atë për premtime të pambajtura, manipulim dhe zvarritje në zgjidhjen e statusit të ushtarëve profesionistë pas mbushjes së moshës 45 vjeç. Sindikata ka paralajmëruar një protestë para Qeverisë më 7 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, për shkak të, siç pretendon ajo, pakënaqësisë së gjatë me situatën në Ushtri. Nga reagimi i nënshkruar nga kryetari i sindikatës, Aleksandar Naskovski, thuhet se deklarata e fundit e Ministrit Misajlovski, në të cilën ai njoftoi një zgjidhje të statusit të ushtarëve profesionistë dhe një…
Kompania zvicerane ka ndërtuar një pistë të posaçme testimi katër kilometra të gjatë në Schaffhausen, ku do të testohen gjithsej 21 trena me hidrogjen të destinuar për Sardenjën, Kalabrinë dhe Siçilinë. Prodhuesi i trenave Stadler Rail, me seli në kantonin Thurgau të Zvicrës, po teston trenin e parë në botë me hidrogjen për hekurudhat me binarë të ngushtë. Për këtë qëllim, kompania ka ndërtuar një pistë të posaçme testimi midis Hemishofen dhe Ramsen, në kantonin Schaffhausen, raporton Blick. Stadler ka kryer provat me këtë mjet të ri të transportit publik, duke shënuar një premierë botërore. Sipas një njoftimi për…
Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kryen inspektime të paplanifikuara në dyqane mishi në Strugë dhe Ohër, gjatë të cilave u sekuestruan dhe u asgjësuan 1,000 kilogramë mish pule – një produkt që është i ndaluar për import dhe përdorim. Gjithashtu, u sekuestruan dhe u asgjësuan 55 kilogramë përgatitje mishi që përmbanin mish pule. “Janë iniciuar masa sanksionuese për kundërvajtje ndaj dy dyqaneve të mishit, të cilat nuk e respektuan vendimin zyrtar që ndalon importin dhe përdorimin e stomakëve të pulës, të destinuar për konsum njerëzor, në prodhimin e përgatitjeve dhe produkteve të mishit”, thonë nga atje.…
Ministria e Punëve të Brendshme ka shqiptuar masa për 541 shkelje të shpejtësisë gjatë një kontrolli të përforcuar të trafikut, të zhvilluar më 15 tetor në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas MPB-së, kontrolli është realizuar nga ora 14:00 deri në orën 20:00. Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve, 291 janë konstatuar në vendbanime, ndërsa 250 jashtë vendbanimeve. Gjatë kontrollit janë evidentuar edhe 58 shkelje të tjera në trafik. Për të gjitha shkeljet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore. MPB-ja njofton se do të vazhdojë kontrollet e përforcuara në trafik dhe u bën thirrje shoferëve…
Policia ka identifikuar dy gratë që u përfshinë në një përleshje fizike në rrugën “Teodosij Gologanov” në Shkup. Kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës pas dokumentimit të plotë të rastit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Nga MPB bëjnë të ditur se zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Karposh kanë ndërmarrë masa pas publikimit të videos së incidentit në rrjetet sociale. Të dyja gratë janë identifikuar dhe me to janë zhvilluar biseda zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse ligjore.
Fundjavën e ardhshme, natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, do të kalojmë në orën dimërore. Akrepat do të kthehen një orë prapa: në orën 03:00 do të bëhet 02:00. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por edhe se do të errësohet më herët. Të shtunën, më 24 tetor, dielli do të perëndojë në orën 17:39, ndërsa të dielën, pas ndërrimit të orës, do të perëndojë në orën 16:37. Përshtatja me ndryshimin e orës është e ndryshme për secilin. Te disa zgjat vetëm disa ditë, ndërsa te të tjerë mund të zgjasë…
Pacientet me kancer gjiri, të cilat kishin të planifikuar terapinë „Phesgo” në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, kanë mbetur pa ilaçin për shkak të problemeve me furnizimin. Ende nuk dihet se kur do të sigurohet terapia dhe kur do të rifillojnë trajtimet. Klinika u kërkoi falje pacienteve të prekura dhe kërkoi mirëkuptim e durim, duke pranuar se vonesa ka shkaktuar shqetësim. Megjithatë, nuk dha një datë konkrete për sigurimin e ilaçit. Sipas institucionit, problemi lidhet me shpërndarjen dhe dorëzimin e medikamentit, procese që, siç thonë nga Klinika, janë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të saj. Autoritetet shëndetësore nuk kanë sqaruar se…
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, dhe drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, diskutuan për sigurinë në burgje dhe mundësinë e vendosjes së byzylykëve elektronikë për personat nën arrest shtëpiak ose që vuajnë dënimin në shtëpi. Në takim u shqyrtua situata në burgjet „Idrizovë” dhe „Shkup”, me fokus te forcimi i kapaciteteve të sigurisë, identifikimi në kohë i rreziqeve dhe parandalimi i aktiviteteve kriminaA do të vendosen byzylykë elektronikë për arrestin dhe burgimin shtëpiak? Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, dhe drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, diskutuan për sigurinë…
MPB njoftoi se më 16 tetor 2026, në orën 17:05, punonjës policie nga Departamenti Komunal i Policisë i Makedonski Brodit kanë ndaluar shtetasin S.V. (22 vjeç) nga Makedonski Brodi. Gjatë kontrollit të banesës së tij, të kryer në bazë të një urdhri nga Gjykata Themelore në Kërçovë, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një lëndë në formë copash, marijuanë, një shishe që përmbante një lëng, si dhe letra për mbështjelljen e cigareve”, njoftoi MPB. Pasi të dokumentohet rasti, do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore.
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa aplikimi për imunizim tashmë është hapur përmes sistemit elektronik „Termini Im”. Deri më tani kanë mbërritur 30 mijë doza vaksinash kundër gripit, ndërsa deri më 15 nëntor pritet të sigurohen edhe 26 mijë të tjera. Synimi i autoriteteve shëndetësore është që këtë sezon të sigurohen gjithsej 80 mijë doza. Përparësi do të kenë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç. Shpërndarja do të bëhet sipas prioriteteve mjekësore. Ndërkohë, autoritetet presin edhe mbërritjen e…

