Fati Iseni, historian në emisionin “Dialog te Lajmi”, të cilin e udhëheq gazetari Sefer Tahiri, ka rikujtuar se në shumë zyra të funksionarëve edhe në Shkup edhe në Maqedoninë e Veriut, në atë kohë Republika Socialiste e Maqedonisë, ishte vendosur fotografia e Millosheviqit, që, sipas tij, “ishte pak, e, nonsens, joakceptueshme”. Iseni: Pse ndodhi kjo? Po, pikërisht kjo merrej në atë kohë si një lloj mesazhi politik apo për shqiptarët ose faktikisht si një lloj… Tahiri: …i bie që ‘Bota serbe’ këtu në Maqedoninë e Veriut, paska filluar shumë herët, para viteve ’90-ta dhe shumë mirë e shpjeguat, sepse…
Author: Hamdi Kumanova
Një 27-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar motoçikletën me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është vetëm 80 km/h. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është regjistruar dje, rreth orës 16:20, kur policia rrugore, me ndihmën e një automjeti special për kapjen e kundërvajtësve në trafik, ka ndaluar një motoçikletë të markës “Yamaha”, me targa të Gostivarit. Drejtuesi me inicialet V.B. është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Policia ka ndërmarrë masat përkatëse,…
Vetëm gjashtë muaj ju ndajnë nga kursimet tuaja! ProCredit Bank me një mundësi të re promocionale për kursime afatshkurtra, me një normë interesi tërheqëse dhe fikse deri në 3.60% për depozitat në denarë. Me depozitën e re Promo nga ProCredit Bank, ju mund të depozitoni fondet tuaja për 6 muaj, me një normë interesi fikse deri në 3.60% për denarë ose deri në 2.60% për euro. Kështu, kursimet tuaja gjenerojnë të ardhura në një periudhë që mund ta përshtatni më lehtë me planet tuaja të menjëhershme. Norma e dëshiruar e interesit afatshkurtër: Deri në 3.60% për një depozitë 6-mujore Afati…
Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa nga malet më të larta, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare nga veriu, e cila në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e fortë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu. Edhe në kryeqytet do të fryjë erë mesatare nga veriu, e cila në disa pjesë të luginës do të jetë më e fuqishme. Fundjava…
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për “Klik Plus” në TV21, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se kjo është e mundur, se kurrë nuk duhet thënë kurrë, por Qeveria punon për një mandat katërvjeçar, ndonëse VMRO-DPMNE-ja, si parti, është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, transmeton Portalb.mk. Kryeministri Mickoski shtoi se në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, pasi ky është gabimi më i madh që bëjnë individë të caktuar, përkatësisht se gjithmonë duhet ta mbani derën paksa të hapur për çdo politikë. “Ajo që dua të them dhe që e them është se kjo…
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka kërkuar falje për planin e dështuar për të hapur garat më të rëndësishme të organizatës, përfshirë Kupën e Botës, ndaj investitorëve privatë, por kjo nuk ka mjaftuar për të qetësuar pakënaqësitë brenda organit drejtues të futbollit botëror. Në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s, të mbajtur të enjten në Cyrih, disa prej drejtuesve të futbollit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si është trajtuar iniciativa e njohur si Ndërmarrja Përparuese e FIFA-s (FFE). Kreu i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit të FIFA-s, tha se pyetjet…
Në vitin 2015, Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, teksa dhjetë vjet më vonë, ky tregues pothuajse është në vendnumëro, me vetëm 3.2%. Ndryshimi minimal tregon se arsimi nuk ka marrë shtysën financiare të nevojshme për të ndihmuar transformimin ekonomik të vendit, në mënyrë që të prodhohen mundësi dhe vende pune premtuese për të rinjtë, në një kohë kur kostot e jetesës vetëm rriten. Përgjatë dekadës së fundit arsimi u tkurr si sektor, humbi cilësinë referuar rezultateve te PISA në një kohë kur vendet europiane po investojnë në teknologji, aftësi digjitale, inovacion dhe arsim profesional për t’iu përshtatur ndryshimeve…
Numri i anijeve që kanë raportuar sulme në Ngushticën e Hormuzit dhe zonat përreth saj ka arritur nivel rekord që nga fillimi i luftës mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit, sipas analizës së BBC Verify mbi të dhënat e agjencisë britanike për sigurinë detare UKMTO. Sipas të dhënave, 12 anije u sulmuan gjatë periudhës 5–11 tetor, duke shënuar numrin më të lartë javor të sulmeve të raportuara që nga fillimi i konfliktit. Një javë më parë, 10 anije kishin raportuar sulme. Vetëm të dielën e kaluar u raportuan gjashtë sulme ndaj anijeve, numri më i lartë i regjistruar brenda një dite.…
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, ku mijëra qytetarë, mes tyre studentë, kanë dalë në rrugë duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas Reuters, kreu i qeverisë shqiptare ka refuzuar kërkesat për dorëheqje, ndërsa protestat në kryeqytet janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Gjatë tubimit, disa protestues kanë dëmtuar ambiente dhe objekte publike, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës, granata zhurmuese dhe topa uji për të shpërndarë turmën. Pakënaqësitë e protestuesve lidhen me disa çështje, përfshirë akuzat për korrupsion, problemet në sistemin arsimor dhe shqetësimet…
Qeveria gjermane po i bën presion Kroacisë që të zgjidhë sa më shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe me Malin e Zi, të cilat rrezikojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit të Podgoricës në Bashkimin Evropian. Sipas Euronews, Berlini ka ndërhyrë duke i kërkuar Zagrebit që të gjejë një zgjidhje konstruktive për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve, të cilat mund të pengojnë anëtarësimin e Malit të Zi, vendi kandidat që konsiderohet më i avancuari në procesin e integrimit evropian. Në fillim të kësaj jave, Kroacia paraqiti një listë me tetë pika të ankesave dhe kërkesave që dëshiron të zgjidhen përpara se Podgorica të…
Ukraina po përshpejton planet për të zhvilluar alternativa evropiane ndaj sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore dhe komunikimit satelitor Starlink, në një përpjekje për të zvogëluar varësinë nga Shtetet e Bashkuara. Sipas një zyrtari të lartë ukrainas, diskutimet konkrete tashmë kanë nisur dhe rezultatet mund të vijnë shumë më shpejt nga sa parashikojnë skeptikët. Në një intervistë ekskluzive për programin “Europe Today” të Euronews, përpara samitit të BE-së të premten në Bruksel, Ihor Zhovkva, zëvendësshef i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se Kievi po kërkon të zvogëlojë varësinë nga kapacitetet amerikane, transmeton “Bota sot”. Pasiguria lidhur me mbështetjen e…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Oregonit në SHBA, ku një 16-vjeçar ka vrarë tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore, përpara se të vritej nga një person i pranishëm në vendngjarje, bëri të ditur policia, raporton BBC. Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në shkollën fillore “Silver Rail”, në qytetin e Bendit. Sipas shefit të policisë së qytetit, Mike Krantz, adoleshenti hyri me forcë në ambientet e shkollës duke qëlluar me armë zjarri drejt dyerve të mbyllura. Më pas, një pjesëtar i komunitetit e ndoqi autorin brenda shkollës dhe u përball me të, duke e qëlluar…

