Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në ambientet e Kolegjit të Evropës në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke i cilësuar ato si përpjekje për ta kthyer Shqipërinë pas. Në reagimin e tij, Rama thekson se studentët janë e ardhmja e vendit dhe se ata duhet të jenë gjithmonë të mirëpritur për të dialoguar dhe për të diskutuar mbi zgjidhjet e problemeve. Ai akuzon opozitën se, përmes përdorimit të maskave, zjarrit dhe dhunës, synon ta rikthejë Shqipërinë në të kaluarën, ndërsa nënvizon se vendi do të vijojë rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sipas Ramës, ajo që po ndodh…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen sa më shpejt, duke deklaruar se protesta e të rinjve dhe të rejave në Tiranë është një thirrje ulëritëse për ndryshim, që nuk mund të ndalet as me dhunë, as me propagandë dhe as me injorim. Në një reagim nga Uashingtoni, ku ndodhet për disa takime zyrtare, Shehaj thekson se Shqipëria ka vuajtur mjaftueshëm kostot e qeverisjes së korruptuar dhe se Edi Rama nuk duhet t’i shkaktojë vendit kosto të tjera për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. “Po ndjek nga Uashingtoni, ku jam për…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Mançesterit në Britani, ku 31-vjeçari Steven Garner akuzohet për vrasjen brutale të partneres së tij, Amber O’Brien, 33 vjeçe, e cila ishte shtatzënë me binjakë. Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, gruaja u godit më shumë se 60 herë me thikë, kryesisht në fytyrë dhe qafë, pas një konflikti mes çiftit në prill të vitit të kaluar. Trupi i 33-vjeçares u gjet në dyshemenë e banjës së banesës ku jetonte me partnerin. Sipas prokurorisë, viktima ishte e zhveshur dhe e mbuluar me një mushama blu. Gjatë seancës gjyqësore, prokurori deklaroi se mjeku…

Lexo më Shumë

Shefi i SpaceX, Elon Musk, tha se çdo ndërprerje që raportohet nga Ukraina në përdorimin e sistemit të komunikimit satelitor Starshield do të ishte përgjegjësi e qeverisë amerikane dhe jo e kompanisë së tij. “Sistemet Starshield janë në pronësi dhe nën kontrollin e qeverisë amerikane. Çdo kufizim i shpejtësisë ose i përdorimit vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga POTUS-i”, theksoi Musk, duke iu referuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Musk nënvizoi dallimin mes sistemit Starshield, tek i cili Ukraina mbështetet për komunikimet në fushën e betejës, dhe sistemit paralel satelitor civil Starlink, të cilin Ukraina gjithashtu…

Lexo më Shumë

Policia Pyjore në Maqedoninë e Veriut ka sekuestruar mbi 500 metra kub dru të prerë ilegalisht dhe ka dorëzuar 140 kallëzime gjatë muajit shtator dhe fillimit të tetorit. Gjatë aksioneve janë konfiskuar përkohësisht 13 automjete transportuese, 17 vetura, nëntë traktorë, si dhe motosharra, rimorkio, sëpata dhe mjete të tjera të përdorura për prerjen dhe transportin e paligjshëm të druve. Kontrollet janë përqendruar veçanërisht në zonat ku veprojnë grupe të organizuara të prerësve ilegalë të pyjeve. Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit. Ministria u bën thirrje…

Lexo më Shumë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupi i Bankës Botërore prezantuan të mërkurën një kornizë për t’i ndihmuar vendet të parandalojnë, zbulojnë dhe trajtojnë mashtrimet kibernetike në shërbimet financiare digjitale. Korniza e quajtur Plani i Bangkokut, e hartuar në bashkëpunim me Bankën e Tajlandës, u publikua gjatë takimeve vjetore të këtyre institucioneve në kryeqytetin tajlandez, sipas një deklarate të përbashkët. Korniza përcakton 12 pika kyçe për t’i ndihmuar vendet të identifikojnë dobësitë dhe të hartojnë përgjigje të koordinuara ndaj mashtrimeve, të cilat janë bërë më të shpejta, më të përhapura dhe më të sofistikuara krahas zgjerimit të financave digjitale. Sipas INTERPOL-it,…

Lexo më Shumë

Gazetarja e Daily Mail, Elina Shiraz, ka zbuluar detaje nga prapaskenat e largimit të Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, duke deklaruar se ajo ishte në dijeni të zhvillimeve që do të çonin në largimin e saj. Sipas Shiraz, Guilfoyle e dinte se largimi i saj ishte duke u përgatitur që në momentin kur sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vizitoi Athinën disa ditë më parë. “Ajo e përqafoi, ndihej e fortë dhe e sigurt, por njerëzit prapa skenave më thanë se ajo e dinte se do të largohej”, deklaroi gazetarja në…

Lexo më Shumë

Nga DASHNOR KALOÇI Edhe pse ishte shteti më i varfër i Europës dhe një ndër vendet me nivel më të ulët jetese në të gjithë botën, regjimi komunist i Tiranës me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, financonte dhe shpenzonte miliona dollarë, për të ndihmuar Partitë Komuniste marksiste-leniniste, individë dhe grupe të tjera të majta nga e gjithë bota, duke u akorduar atyre fonde, për udhëtime, bileta avioni, fatura hoteli, bursa dhe të drejta studimi, botime të ndryshme, përkthime librash dhe literature politike, blerje materialesh e pajisjesh, vizita dhe pushime në Shqipëri, etj., etj. I krijuar…

Lexo më Shumë

Papa Leone XIV ka përcjellë mesazhin e tij të parë pas ndërhyrjes kirurgjikale në Romë, duke falënderuar besimtarët katolikë për lutjet dhe mbështetjen e tyre në këtë periudhë të vështirë për shëndetin e tij. Në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve të një simpoziumi me rastin e 10-vjetorit të dokumentit Amoris laetitia, të hartuar nga paraardhësi i tij, Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike shprehu mirënjohjen për lutjet dhe angazhimin e besimtarëve. “Siç e dini, gjatë këtyre ditëve nuk kam mundur të jem mes jush”, shkroi Ati i Shenjtë. Papa vlerësoi shkëmbimin e përvojave dhe dëgjimin e kujdesshëm mes pjesëmarrësve, duke i…

Lexo më Shumë

Jose Mourinho komentoi përmbysjen spektakolare të Real Madridit ndaj Romës, duke e ndarë ndeshjen në dy faza krejtësisht të ndryshme. Trajneri portugez pranoi se skuadra italiane ishte superiore në shumë aspekte gjatë pjesës së parë, por më pas nuk arriti t’i rezistonte presionit të madrilenëve. “Një pjesë e parë në të cilën Roma ishte superiore në të gjitha aspektet, në të gjitha. Më pas erdhën 20 minuta gjatë të cilave ishte e pamundur të ndaloje Real Madridin. Dy faza krejtësisht të ndryshme”, u shpreh Mourinho. Special One shpjegoi se Roma e kishte surprizuar skuadrën e tij në fillim me pozicionimin…

Lexo më Shumë

Pentagoni ka hartuar plane të reja për sulme të mundshme ushtarake kundër Iranit, të cilat përfshijnë përdorimin e bombës më të fuqishme jo-bërthamore në arsenalin amerikan, të njohur si “nëna e të gjitha bombave”. Lajmi është raportuar nga CNN, duke cituar zyrtarë amerikanë të njohur me planet ushtarake. Sipas raportimit, objektivat e mundshëm përfshijnë infrastrukturën energjetike dhe instalimet bërthamore të Iranit, në rast se presidenti amerikan Donald Trump vendos të rifillojë operacionet ushtarake. Bëhet fjalë për bombën GBU-43/B Massive Ordnance Air Blast (MOAB), përdorimi i së cilës do të shënonte një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit. Megjithatë, edhe brenda qarqeve…

Lexo më Shumë

Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkisë së Tiranës, në dalje të Rrugës së Durrësit. Në të njëjtën zonë, demonstruesit kanë dëmtuar kangjella dhe objekte të tjera të vendosura përgjatë rrugës, ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve. Tensionet nuk janë kufizuar vetëm në këtë segment rrugor. Protesta vijon edhe në qendër të kryeqytetit, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë Parlamentit dhe në zonën e Rrugës së Elbasanit. Ndërkohë, policia vijon ndërhyrjet në zonat ku janë regjistruar incidente, ndërsa raportohen arrestime të protestuesve.

Lexo më Shumë