Author: Hamdi Kumanova

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë ka akuzuar pushtetin komunal se po tenton të privatizojë stacionin e zjarrfikësve përmes një partneriteti publiko-privat, duke e cilësuar këtë si një nga rastet më të rënda të cenimit të pronës publike në qytet. Sipas reagimit të AKI-së, këshilltarët e kësaj partie në Këshillin Komunal të Tetovës po zhvillojnë një betejë për të penguar, siç thuhet, “vjedhjen më të madhe të pronës publike që Tetova ka parë ndonjëherë pas rastit të Monopolit”. Në reagim thuhet se përmes modelit të partneritetit publiko-privat synohet privatizimi i stacionit të zjarrfikësve, ndërsa vlera e projektit, sipas AKI-së,…

Lexo më Shumë

Mirlind Daku po vijon aventurën e tij të re në Rusi me fanellën e Spartakut të Moskës, ndërsa ish-drejtori i përgjithshëm i klubit, Yuri Zavarzin, beson se sulmuesi shqiptar ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me skuadrën e re. Në një prononcim për Metaratings.ru, Zavarzin theksoi se Spartaku nuk ka gabuar me transferimin e futbollistit kuqezi, i cili kishte treguar cilësitë e tij gjatë periudhës te Rubini i Kazanit. “Nuk mendoj se Spartaku ka gabuar. Daku i ka dëshmuar aftësitë dhe cilësitë e tij futbollistike te Rubini. Një lojtari që vjen në një skuadër të re i duhet kohë…

Lexo më Shumë

Përmbytje dhe rrugë të mbyllura në Skiathos, Evia dhe Rodos. Autoritetet dërguan paralajmërime përmes numrit 112 për kufizimin e lëvizjes. Stuhia e fortë në Greqi shkaktoi përmbytje, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe probleme në trafik. Në disa zona ishullore sot, më 14 tetor, shkollat mbetën të mbyllura. Në Skiathos, ujërat e rrëmbyeshëm morën me vete dy makina të parkuara, ndërsa në Evia lumenjtë e fryrë çuan në mbylljen e rrugëve. Kryetari i bashkisë së Skiathos, Theodoris Tsoumas, deklaroi për ERT se janë regjistruar dëmtime në banesa dhe objekte biznesi, dhe se uji ka hyrë në disa dyqane. Banorët…

Lexo më Shumë

Prindërit e viktimave në zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçani kërkuan përsëri zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë për tragjedinë në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa 218 u plagosën. Reagimi vjen pas seancës gjyqësore të sotme kundër 13 oficerëve të policisë nga Koçani dhe Shtipi. Prindërit ngrenë pyetjen se pse koncerti u lejua fare të fillonte, nëse objekti nuk kishte dokumentacionin e duhur ligjor për të punuar dhe për të organizuar ngjarje. “Çfarë duhej të bënte policia atë mbrëmje?”, pyesin prindërit, duke këmbëngulur që procedura gjyqësore të japë përgjigje të qarta për veprimet e…

Lexo më Shumë

Një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është paraqitur në Bllokun e Sigurisë për të takuar personat e arrestuar pas tubimit. Tabaku, e cila mban edhe detyrën e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka shkuar pranë ambienteve ku mbahen të ndaluarit, në një moment kur vëmendja është përqendruar te veprimet e Policisë pas protestës dhe personat e shoqëruar apo arrestuar. Vizita e deputetes së PD-së vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, ku pati përplasje me efektivët e Policisë dhe persona të lënduar. Deri më…

Lexo më Shumë

Me përditësimet e fundit të modelit meteorologjik ECMWF (Qendra Evropiane për Parashikime Afatmesme), parashikohet depërtimi i një vale polare nga Arktiku në të gjithë Ballkanin dhe në Maqedoni gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit tetor. Kjo mund të sjellë temperatura shumë të ulëta të ajrit, të cilat në vende të caktuara do të ulen edhe nën -10 gradë, njoftoi meteorologu Sllavço Poposki. “Sa u përket reshjeve, priten reshje më të dobëta lokale dëbore në mbarë Gadishullin Ballkanik në periudhën e sipërmendur. Dua të theksoj se bëhet fjalë për një analizë meteorologjike shumë jozyrtare dhe se me përditësimet e reja të…

Lexo më Shumë

19-vjeçari me inicialet L.B., i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. I riu pësoi thyerje të këmbës, pas goditjeve të marra nga efektivët e Policisë, ndërsa për ngjarjen janë pezulluar katër punonjës policie. 19-vjeçari me inicialet L.B., i cili u lëndua gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, po i nënshtrohet në këto momente një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi pësoi thyerje të këmbës. I riu mbeti i dëmtuar gjatë përplasjes me efektivët e Policisë, ndërsa pamjet e dhunës ndaj protestuesve kanë shkaktuar reagime dhe kanë rikthyer vëmendjen te mënyra…

Lexo më Shumë

Tre banorë të Shkupit janë privuar nga liria në kuadër të operacionit policor “Pastruesi”, me dyshimin se kanë shantazhuar një banor të Dellçevës dhe i kanë kërcënuar jetën dhe trupin, duke kërkuar që ai t’u paguajë 10.000 euro. Punonjës të policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për krim të përgjithshëm, të dhunshëm dhe dhunë në familje, në koordinim me SPB Shtip – DPB Dellçevë dhe SPB Shkup, kanë kryer kontrolle në dy vende dhe kanë arrestuar Z.B. (61), M.B. (35) dhe B. (43). Aksioni është kryer pas formimit të një çështjeje në Prokurorinë Themelore Publike Dellçevë për veprat…

Lexo më Shumë

Më 13.10.2026 në orën 18:00 në DPB Gostivar, një grua 61-vjeçare me banim në Gostivar ka raportuar se në periudhën nga korriku deri më 27.09.2026, ish-partneri i saj D.K., i cili qëndron jashtë shtetit, i ka dërguar kërcënime përmes telefonatave dhe një aplikacioni celular. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Më 13.10.2026 në orën 10:01 në DPB Gostivar, I.B. (67) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, ka raportuar se pasi në një pikë karburanti kartela e tij e pagesës është refuzuar për shkak të mjeteve të pamjaftueshme, pasi ka bërë një kontroll në raportin bankar dhe ka konstatuar se më 03.10.2026 në orën 05:02, pa pëlqimin e tij, nga një bankomat në fshatin Vrapçisht i janë tërhequr 7.000 denarë, ndërsa mjete shtesë i janë tërhequr edhe më 06.10.2026 nga një bankomat në fshatin Dobërdoll. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më 13.10.2026 në orën 19:45 në DPB Gostivar, një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga personi S.S. Sipas denoncimit, ata më parë kishin rënë në kontakt përmes një rrjeti social dhe kishin lidhur kontrata me shkrim për ndërtimin e një shtëpie, me ç’rast denoncuesi në disa raste i kishte paguar avancë në vlerë të përgjithshme prej 21.000 eurosh. Siç është raportuar, personi e ka çuar në lajthitje duke i dërguar fotografi nga aktivitete të pretenduara ndërtimore, ndërsa pas një periudhe të caktuar ka ndërprerë kontaktet telefonike dhe nuk i ka kryer punët e dakorduara.…

Lexo më Shumë

Më 13 tetor 2026, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Mramoricë, në rrethinën e Demir Hisarit, policia ka privuar nga liria katër persona të dyshuar për transportimin e druve të prerë në mënyrë të paligjshme. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për G.K. (55) nga Kavadari, D.K. (51) nga fshati Kërnjevë, në rrethinën e Kavadarit, E.R. (37) nga fshati Slivnik, në rrethinën e Velesit, si dhe L.V. (32) nga Kavadari. Gjatë kontrollit të dy automjeteve transportuese, me të cilat lëviznin personat e dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 40 metra kub dru për ngrohje, të prerë në mënyrë…

Lexo më Shumë