Author: Hamdi Kumanova

Nga premtimet se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën deri te mesazhet se flamuri serb do të valëvitet në Prizren – këto janë disa nga narrativat që mund të dëgjohen në fushatën e partive të ndryshme politike në Serbi, në prag të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 25 tetor. Politikanët garojnë me qëndrimet e tyre, por pas retorikës nacionaliste dhe akuzave të ndërsjella është e vështirë të gjenden përgjigje konkrete për pyetjen se çfarë ofrojnë për marrëdhëniet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi zyrtar nuk e njeh atë. Që…

Lexo më Shumë

Më 14 tetor 2014, në orën 21:27 është ndërprerë ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian France 2016. Ndërprerja ishte paralajmëruar pothuaj që para fillimit: Ishte ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar. Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja. Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte. E tensionuar, me epërsi të…

Lexo më Shumë

Në vitin 2015, Kuvendi miratoi bazën ligjore për Gjykatën Speciale, me mbështetjen e Hashim Thaçit dhe PDK-së. Në vitin 2026, PDK-ja nisi ndryshime ligjore për këtë gjykatë, por BE-ja kundërshtoi, duke thënë se ato bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”, ka vlerësuar se iniciativa e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale është përpjekje për të pastruar imazhin e partisë, duke shtuar se ndryshimet nuk do t’u ndihmonin Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. “Sa i përket kësaj unë e kam dhënë mendimin tim në disa media, që Partia…

Lexo më Shumë

Marrëveshja parashikon hapjen e 87 dyqaneve në Rumani, Bullgari dhe Kroaci gjatë pesë viteve të ardhshme. BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen po zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, duke nisur një fazë të re në zhvillimin e markës daneze në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Ky zgjerim vjen pas zhvillimit të suksesshëm të Flying Tiger Copenhagen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ku rrjeti i krijuar në kuadër të këtij partneriteti do të arrijë në 20 dyqane deri në fund të vitit 2026. Hyrja në tregjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi është planifikuar…

Lexo më Shumë

MEPSO ka dhuruar tre milionë denarë për Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare në Shkup, me qëllim përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe trajtimit të pacientëve. Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, doc. dr. Burim Latifi, ka vizituar klinikën, ku mjetet financiare të dhuruara nga kjo kompani janë dedikuar për blerjen e shtretërve të rinj spitalorë. Ky donacion synon të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe të kontribuojë në ofrimin e kujdesit shëndetësor më cilësor gjatë qëndrimit të tyre në spital. Gjatë vizitës, drejtuesit e Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare i kanë ndarë mirënjohje drejtorit të…

Lexo më Shumë

Nisja e punimeve në autostradën Bukojçan-Kërçovë shënon një zhvillim të rëndësishëm në realizimin e Korridorit 8 dhe në forcimin e lidhjeve infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut me rajonin, thonë nga VLEN. Për VLEN-in, Korridori 8 është një interes strategjik kombëtar dhe një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes këtij projekti, përmirësohet lidhja me Shqipërinë dhe Bullgarinë, lehtësohet transporti i mallrave dhe krijohen kushte më të favorshme për investime e bashkëpunim ekonomik. Korridori 8 është një nga projektet që përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të vendit. Çdo segment që nis të ndërtohet e afron Maqedoninë e Veriut me një…

Lexo më Shumë

Më 12.10.2026 në orën 18:25 në rrugën rajonale fshati Jegunoc – fshati Radushë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Jegunocit kanë privuar nga liria personin M.R. (40) nga fshati Radushë. Gjatë një kontrolli në trafik, është ndaluar automjeti motorik i udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është vërtetuar se e drejtonte pa leje drejtimi. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Një shofer 59-vjeçar nga Republika Çeke ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përmbysur në autostradën Veles–Shkup. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar më 12 tetor në Sektorin për Punë të Brendshme në Veles, ndërsa ka ndodhur rreth orës 09:00, pranë pikës së pagesës rrugore Otovicë. Shoferi Z.J. drejtonte një automjet të tipit “Peugeot”, me targa të Velesit, i cili fillimisht është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur në karrexhatë. I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, ku mjekët i…

Lexo më Shumë

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.Љ., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Sipas njoftimit të MPB-së, i kallëzuari ishte i punësuar si udhëheqës i ndërrimit në Stacionin Policor për Pikën Kufitare Jazhincë, në kuadër të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri, përcjell Pa Censurë. Më 27 qershor 2026, ai kishte vendosur të mos shqiptonte gjobën e paraparë prej 100 eurosh në kundërvlerë me denarë ndaj një shoferi, si dhe të mos e largonte automjetin nga komunikacioni.…

Lexo më Shumë

Një përpjekje për t’i ikur policisë përfundoi në spital për një 36-vjeçar nga Velesi, i cili gëlltiti një substancë të bardhë në formë pluhuri, ndërsa policët po përpiqeshin ta kapnin. Burri ishte pasagjer në një automjet taksi, të cilin policia e ndaloi për kontroll. Në vend që të lejonte kontrollin, ai tentoi të largohej me vrap. Ngjarja ndodhi më 11 tetor, rreth orës 22:35, në rrugën “Blagoj Gjorev” në Veles. “Gjatë përpjekjes për t’iu nënshtruar kontrollit, ai tentoi të arratisej, por u kap pas një kohe të shkurtër”, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Veles. Policia nuk bëri të…

Lexo më Shumë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2026 në 3,5 për qind nga parashikimi i mëparshëm prej 3,1 për qind. Në vitin 2027, FMN pret që ekonomia e Maqedonisë të shënojë rritje prej 3,2 për qind. Nga vendet e rajonit, për Bullgarinë këtë vit është parashikuar rritje prej 2,6 për qind, për Greqinë 1,8 për qind, Kroacinë 2,2, Bosnje e Hercegovinën 2.3, Maln e Zi 3,0, Serbinë 3,2 dhe për Shqipërinë dhe për Kosovës nga 3,5 për qind. Së fundmi edhe Banka Botërore e rishikoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike të…

Lexo më Shumë

Ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nesër i mbaron arresti shtëpiak. Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60 Ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nesër i mbaron arresti shtëpiak. Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60 ditë nga dita e dorëzimit të propozim-akuzës. Megjithatë, Grubi i cili gati 8 muaj ka qëndruar në arrest shtëpie kërkon që t’i kthehet edhe pasaporta. Për këtë ka ofruar prona si garanci në vlerë mbi 335 mijë euro. Nga Gjykata Penale e Shkupit theksojnë shkurt për Alsat se për këtë propozim ende nuk kanë vendosur pasi e presin mendimin nga…

Lexo më Shumë