Author: Hamdi Kumanova

Mbi 45 mijë studentë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugët e Gjermanisë për të kundërshtuar planet e qeverisë së kancelarit Friedrich Merz për reformimin e shërbimit ushtarak, nga frika se vendi po përgatitet të rikthejë gradualisht rekrutimin e detyrueshëm. Protestat janë zhvilluar në rreth 100 qytete gjermane, përfshirë Berlinin, Hamburgun, Frankfurtin, Kielin dhe Mynihun, duke shënuar një mobilizim të gjerë të të rinjve kundër politikave të reja të mbrojtjes. “Ne nuk do të marrim pjesë në luftërat tuaja”, ishte një nga thirrjet kryesore të protestuesve, të cilët kundërshtojnë mundësinë që të detyrohen të shërbejnë në ushtri. Sipas agjencisë…

Lexo më Shumë

Një sulm kibernetik i pazakontë dyshohet se ka goditur sektorin e supermarketeve në Francë, duke vënë në shënjestër sistemet e ftohjes në qindra pika shitjeje në të gjithë vendin. Sipas raportimeve, ndërhyrja ka shkaktuar humbjen e sasive të mëdha të produkteve ushqimore dhe dëme ekonomike që llogariten në dhjetëra miliona euro. Sulmi ndodhi gjatë natës mes 11 dhe 12 tetorit, kur hakerat dyshohet se depërtuan në sistemet që kontrollojnë frigoriferët dhe dhomat e ngrirjes. Në vend që të vidhnin të dhëna ose të kërkonin shpërblim financiar, autorët dyshohet se manipuluan nga distanca termostatet, duke aktivizuar një proces të detyruar shkrirjeje.…

Lexo më Shumë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëron se ekonomia globale mund të përballet së shpejti me kufijtë e aftësisë së saj për t’u përballur me krizat e reja, ndërsa rezervat e naftës po pakësohen dhe buxhetet e qeverive janë nën presion për shkak të borxheve të larta. Në raportin e tij të fundit për perspektivën ekonomike botërore, FMN vlerëson se ekonomia globale ka arritur të përballojë më mirë nga sa pritej pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritjen e çmimeve të energjisë. Megjithatë, institucioni paralajmëron se kjo qëndrueshmëri mund të vihet në provë nëse shfaqen goditje të tjera ekonomike. Një…

Lexo më Shumë

E përditshmja britanike kryqëzon sërish presidentin e FIFA-s, pas një hetimi që ngre dyshime të forta mbi transparencën e pagesave. Një pagë e dytë, përveç asaj zyrtare, e padeklaruar. Edhe një vilë luksi në bregdetin e Miami-t. Zgjerohen kështu hijet e llogarive të Gianni Infantino-s, presidentit të FIFA-s, pas një hetimi të së përditshmes britanike “The Times”. Gazeta ngre pikëpyetje të mëdha mbi transparencën e pagave dhe respektimin e rregullave të organizatës futbollistike botërore. Sipas “The Times”, në 2024-ën Infantino ka marrë më shumë se 1.6 milionë euro shtesë nga kompania amerikane që kishte të drejtën e organizimit të Botërorit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke bërë të ditur se sot në Luksemburg vendi hedh një tjetër hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Përmes një statusi në Facebook, Rama njoftoi mbylljen e Kapitullit 20 gjatë Konferencës së 10-të të Negociatave të Anëtarësimit në BE. “Dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë ❤️”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën mbikëqyrje të shtuar për sundimin e ligjit deri në 15 vjet pas anëtarësimit. Ky është thelbi i strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerimin, e cila u prezantua më 6 tetor. Qëllimi është që blloku të mos ketë më një tjetër Viktor Orban, apo, siç u shpreh më herët komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, të mos pranojë “kuaj troje” që do të aktivizoheshin pas anëtarësimit në BE. Ish-kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë një konference për media, në selinë e BE-së në Bruksel, më 19…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka këmbëngulur të hënën se armëpushimi për infrastrukturën energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës është në fuqi, pavarësisht deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, se Moska ka sulmuar objektet energjetike të vendit të tij. Ndërkohë, një sulm me dron rus goditi një ndërtesë banimi në Kiev, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të paktën pesë persona të tjerë. “Epo, ata ranë dakord”, u tha Trump gazetarëve të hënën, teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë drejt Ohajos, shkruan Euronews, transmeton “Bota sot”. “Sepse unë thashë: ‘A jeni dakord?’ Kjo është arsyeja pse ata ranë dakord. Sepse…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Berat, në rrethrrotullimin në dalje të qytetit, në aksin e By-Pass-it. Tre minorenë, të moshës 16 vjeç, janë përfshirë në aksident teksa dyshohet se po zhvillonin gara me motorë elektrikë. Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë kanë humbur kontrollin e mjeteve në rrethrrotullim dhe janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, dy prej minorenëve kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, minoreni i tretë po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Beratit. Ai…

Lexo më Shumë

Çmimet e qirave në Gjeorgji dhe Armeni janë rritur me 20 deri në 30 për qind në baza vjetore gjatë verës, pasi qytetarët rusë, të shqetësuar për një valë të re mobilizimi ushtarak për luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainë, po kërkojnë strehim në ish-republikat sovjetike, ku mund të qëndrojnë pa vizë. Gjeorgjia mbetet destinacioni më i qasshëm për shtetasit rusë, të cilët mund të qëndrojnë atje deri në 360 ditë pa vizë dhe ta rifillojnë këtë afat përmes një vizite të shkurtër në një shtet fqinj. Dhjetëra mijëra rusë tashmë jetojnë në këtë vend. Në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi,…

Lexo më Shumë

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e rritjes ekonomike në vend. Pavarësisht përmirësimeve të dekadës së fundit, tregu i punës po shfaq shenja dobësimi, ndërsa pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në punësim mbetet një nga sfidat kryesore për ekonominë. Në raportin Poverty & Equity Brief (Përmbledhje mbi Varfërinë dhe Barazinë) të publikuar në 9 tetor 2026, Banka Botërore evidenton se përmirësimi i tregut të punës ka qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e varfërisë, por treguesit më të fundit sinjalizojnë një ngadalësim. “Emigracioni i vazhdueshëm,…

Lexo më Shumë

Kylian Mbappe e ka gjetur veten në qendër të një stuhie polemikash, teksa po afrohet shpallja e fituesit të Topit të Artë, pasi fituesi i vitit 1991, Jean-Pierre Papin, e ka kritikuar ashpër kapitenin e Francës për mënyrën se si e ka trajtuar në media garën për çmimin individual më prestigjioz në futboll. Papin nuk e vë në dyshim talentin apo shifrat rekord të Mbappes. Ajo që nuk mund ta durojë është përqendrimi i tepruar te vetja dhe këmbëngul se Topi i Artë nuk i jepet një lojtari bazuar në mendimin që ai ka për veten, por në një sërë…

Lexo më Shumë

Një udhëtim që nisi në vitin 1998, kur ishte vetëm 29 vjeç, po shkon drejt fundit pas plot 28 vitesh. Aventurieri britanik Karl Bushby, sot 57 vjeç, është rikthyer më në fund në tokën britanike, pasi ka përshkuar rreth 50 mijë kilometra në 29 vende të botës, duke sfiduar kufijtë fizikë dhe kushtet ekstreme të natyrës. Bushby u nis me dy rregulla të panegociueshme: të mos përdorte asnjë mjet transporti për të përparuar në itinerarin e tij dhe të mos kthehej në shtëpi pa e përfunduar udhëtimin me forcat e veta. Gjatë këtyre viteve, aventurieri ka kaluar xhungla,…

Lexo më Shumë