Shefi i Volkswagen, Oliver Blume ka mbështetur propozimet e BE-së për të nxitur industrinë e saj vendase, duke argumentuar se prodhuesit evropianë të makinave duhet të jenë në gjendje të konkurrojnë me rivalët kinezë. Oliver Blume tha se rregullat “Made in Europe” nga BE-ja duhet të shpërblejnë krijimin e vlerës së vërtetë në Evropë, duke folur në Paris para panairit të automobilave këtë javë. Rregullat synojnë të kundërshtojnë rritjen e shpejtë të markave kineze në Evropë në sektorin e automobilave dhe industri të tjera të rëndësishme prodhuese. Prodhuesit kinezë me çmime më të ulëta kanë shkaktuar një krizë…
Author: Hamdi Kumanova
Mandati pesëvjeçar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përfundoi në maj të vitit 2024, por ai vijon të ushtrojë detyrën, pasi zgjedhjet e reja presidenciale nuk u zhvilluan për shkak të luftës me Rusinë dhe zbatimit të ligjit ushtarak. Çështja e vazhdimit të qëndrimit të tij në krye të shtetit është kthyer në një debat të rëndësishëm politik dhe kushtetues, ndërsa Moska e përdor mungesën e zgjedhjeve për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij. Zelensky u zgjodh president në vitin 2019, duke fituar mbi 73% të votave në raundin e dytë. Sipas kalendarit të zakonshëm kushtetues, zgjedhjet e ardhshme…
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Ivan Vukoviq, deklaroi se ekziston mundësia që Mali i Zi sot të mbyllë tre kapituj negociues në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç njofton portali malazez Vijesti. Për sot është caktuar Konferenca Ndërqeveritare në Luksemburg, ku fillimisht ishte parashikuar mbyllja e dy kapitujve — 18 (Statistika) dhe 19 (Politika sociale dhe punësimi). Sipas Vukoviqit, mund të mbyllet edhe kapitulli i tretë, 17 (Politika ekonomike dhe monetare), nëse një shtet anëtar i BE-së — që nuk është Kroacia — jep pëlqimin gjatë ditës. “Edhe pse në faqen e Këshillit…
I dyshuari pranoi veprën, dërgohet në mbajtje me vendim të prokurorit Një vjedhje është raportuar në Lipjan, ku nga shtëpia e një qytetari janë vjedhur disa pajisje shtëpiake dhe kabllo elektrike. Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 11 tetor 2026, ndërsa pas veprimeve hetimore është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar. I dyshuari, sipas Policisë, e ka pranuar veprën e kryer. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Maqedonia e Veriut sot, e hënë, 12 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe temperatura relativisht të buta gjatë ditës. Në Shkup, temperatura maksimale pritet të arrijë rreth 20 gradë Celsius, ndërsa në mëngjes temperaturat janë më të ulëta. Nga e marta pritet ulje e temperaturave dhe mundësi për reshje shiu. / Ora 24
Kimberly Guilfoyle po përballet me akuza për keqpërdorim të pozitës diplomatike. Sipas raportimeve, Departamenti i Shtetit po i shqyrton pretendimet, ndërsa avokati i saj thotë se ajo nuk ka bërë asgjë të gabuar. Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e largimit nga detyra të ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, pas disa raportimeve për sjelljen e saj para dhe gjatë mandatit në Athinë. Një zyrtar i lartë amerikan, i cituar nga Associated Press në kushte anonimiteti, tha se Trumpi dhe Rubio janë shumë të pakënaqur me raportimet dhe mund të vendosin për…
Të paktën 72 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore ndaj kampeve të improvizuara të minierave të arit në shtetin e Nilit, në Sudan, sipas organizatës për të drejtat e njeriut “Avokatët e Emergjencave”. Sulmi ndodhi të shtunën, ndërsa minatorët ndodheshin në zonë. Sipas dëshmitarëve të cituar nga gazeta Sudan Tribune, avionët qëlluan më shumë se pesë raketa mbi kampet, duke shkatërruar strehimet dhe objektet e minierave. Numri i viktimave mbetet paraprak dhe mund të rritet. Deri më tani, as qeveria egjiptiane dhe as autoritetet sudaneze nuk kanë komentuar raportimet. Egjipti është akuzuar edhe më parë për sulme ndaj…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot, më 12 tetor 2026, se objektivi i Qeverisë është që paga mesatare neto në vend të arrijë 1.000 euro — ose më shumë se 60.000 denarë — deri në fund të mandatit, në pranverën e vitit 2028, siç njofton Biznis Vesti. Njoftimi u bë gjatë fjalimit të mbajtur në akademinë solemne në Kumanovë, organizuar me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore. Sipas të dhënave të paraqitura nga kryeministri, paga mesatare neto në korrik ishte 48.499 denarë, me një rritje nominale vjetore prej 7,1 për qind. Eksporti në tetë…
Sot, më 12 tetor 2026, nis zyrtarisht ndërtimi i segmentit autostradal Bukojçan–Kërçovë, siç njofton Biznis Vesti. Me fillimin zyrtar të aktiviteteve ndërtimore nis realizimi i këtij segmenti autostradal, projekt që synon përmirësimin e lidhjes rrugore dhe sigurinë e qarkullimit në këtë pjesë të vendit. Në ceremoninë e fillimit të punimeve, që mbahet sot në këtë segment, marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski. Ndërtimi i këtij segmenti është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhshmërinë e transportit në pjesën…
Tension i lartë pas ndeshjes Cagliari-Juventus, që u mbyll në barazim 1-1. Protagonistë ishin dy trajnerët, Luciano Spalletti i Juventus-it dhe Fabio Pisacane i Cagliari-t. Të dy për pak sa nuk shkuan deri në përplasje fizike, pasi u gjendën përballë njëri-tjetrit. Pisacane i tha diçka kolegut Spalletti dhe i shtrëngoi dorën e majtë. Trajneri i bardhezinjve reagoi dhe situata u ndez menjëherë. Ndërhynë në atë çast pjesëtarët e dy stolave dhe arbitri i katërt për t’i ndarë. Më pas arbitri Marcenaro vendosi t’i ndëshkojë të dy me karton të kuq. “Unë i thashë se janë të zotët, luajnë…
Maqedonia e Veriut renditet në vendin e tretë mes gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor për nivelin e përgjithshëm të konvergjencës me Bashkimin Evropian. Megjithatë, vendi mbetet pas në procesin formal të integrimit. Ndryshe nga Mali i Zi dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut ende nuk i ka hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim. Raporti i OECD-së “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2026”, i publikuar më 30 shtator 2026 mat konvergjencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në përmes gjashtë fushave: stabiliteti makro-financiar, infrastruktura dhe ndërlidhja, aftësitë, mjedisi i biznesit, transformimi digjital dhe tranzicioni i gjelbër, raporton Portalb.mk. Në procesin…
Problemet me sistemin e ngrohjes dhe punimet e papërfunduara për kanalizimin, ujësjellësin dhe rrugën deri te objekti po e vonojnë vënien në funksion të gjimnazit të ri “Sami Frashëri” në Kumanovë. Ministria e Arsimit do të hapë tender të ri për sistemin e ngrohjes, ndërsa Komuna e Kumanovës pritet të sigurojë mjete për infrastrukturën përcjellëse në buxhetin e vitit 2027. Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, pret që të gjitha kwto punime të përfundojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm, shkruan Portalb.mk. Fillimisht ishte planifikuar që nxënësit ta nisnin këtë vit shkollor në objektin e ri, por kjo nuk u…

