Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje që parashikon furnizimin e SHBA-së me naftë dizel nga Rusia. Zelensky e cilësoi marrëveshjen si një dhuratë për presidentin rus Vladimir Putin, duke paralajmëruar se një veprim i tillë rrezikon të zgjasë luftën në Ukrainë. “Ky është një investim në një luftë që duhet të marrë fund, jo të zgjatet”, deklaroi Zelensky, i cili tha gjithashtu se Rusia do t’i përgjigjet kësaj marrëveshjeje me “terror të mëtejshëm”. Sipas njoftimit të Trump, Putin ka rënë dakord të dërgojë menjëherë 300 mijë…

Lexo më Shumë

Nuk kam çfarë t’i shtoj asaj që thanë folësit paraprakë, vetëm dua të them se i erdhi radha edhe Kalasë që të rregullohet. Ka shumë gjëra që duhet të rregullohen dhe njëra prej tyre është edhe Kalaja e Shkupit. E dini se arritëm të dalim nga ato sfida që lidhen me Shkupin – Kryeqytet Evropian i Kulturës. Pres që në periudhën në vijim Kalaja ta marrë pamjen dhe funksionalitetin që meriton. Ky do të jetë synimi ynë si Qeveri, së bashku me institucionet që janë kompetente për pjesë të ndryshme. Pres që, kur e gjithë kjo të…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Hristijan Mickoski për Protokollin me Bullgarinë, duke vënë në pikëpyetje arsyet e kritikave ndaj tij. Osmani rikujtoi se dokumenti ishte miratuar unanimisht nga Qeveria dhe kishte marrë mbështetjen e 67 deputetëve në Kuvend. Ai përmendi edhe një dokument të vitit 2019, të nënshkruar nga një ministër maqedonas, për të cilin, sipas tij, nuk ngrihen të njëjtat kundërshtime. „Çfarë ndryshoi – protokolli apo përkatësia etnike e ministrit që e nënshkroi?“, pyeti Osmani. Ai akuzoi se debati ngre pikëpyetje për mënyrën se si trajtohen qytetarët në bazë të përkatësisë etnike,…

Lexo më Shumë

Pesë prokurorë publikë kanë kandiduar për postin drejtues në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në vend të drejtuesit aktual, Islam Abazi. Zgjedhjet janë caktuar për më 28 tetor, kur prokurorët publikë do të votojnë drejtpërdrejt dhe në mënyrë të fshehtë. Sipas listës zyrtare të kandidatëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, në garë janë Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq, Iskra Haxhi Vasileva dhe Jovan Cvetanovski. Procedura zgjedhore zhvillohet për shkak të përfundimit të mandatit katërvjeçar të Abazit, i cili u zgjodh në vitin 2022. Faton Azizi, i cili që nga viti 2024 punon në…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, në opinion u publikuan informacione për një rast të lidhur me dhunën e dyshuar policore ndaj dy të rinjve, të moshës 21 dhe 23 vjeç, gjatë një ndërhyrjeje policore që ndodhi më 7 tetor në Shkup. Sipas pretendimeve të të rinjve, zyrtarët policorë kanë përdorur forcë të tepruar fizike, ndërsa keqtrajtimi dyshohet se ka vazhduar edhe pasi ata ishin vënë nën kontroll, me duart e lidhura dhe të shtrirë në tokë. Ata pretendojnë gjithashtu se policët kanë përdorur armë zjarri, kanë qëlluar drejt automjetit të tyre dhe ua kanë dëmtuar gomat. Rasti shkaktoi reagime edhe…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkup po përballet me mungesë serioze të kuadrit, ndërsa një nga problemet kryesore është numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve-porotë, të cilët paguhen me vetëm 570 denarë në ditë. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj gjykate, Zoran Gerasimovski, bëri të ditur se nga 32 pozitat e parapara për gjyqtarë-porotë, aktualisht janë plotësuar vetëm shtatë. Sipas tij, kompensimi ditor nuk është ndryshuar që nga viti 2018 dhe është tepër i ulët. Problemi nuk kufizohet vetëm te porotët. Nga 51 gjyqtarë, përfshirë kryetarin, sa parashikohen me sistematizim, aktualisht janë në detyrë vetëm 35. Po ashtu, nga 245…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi ka reaguar në lidhje me raportimet për dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë që vijnë nga po kjo komunë. “Si Kryetar Komune, e dënoj çdo formë të përdorimit të dhunës dhe tejkalimit të kompetencave zyrtare. Ndaj plotësisht shqetësimin me familjarët për këtë ngjarje”, shprehet Elmazi. Ai shton se policia duhet të jetë gjithmonë mburojë e qytetarit, simbol i sigurisë, profesionalizmit dhe zbatimit të ligjit, kurrësesi burim frike apo pasigurie për të rinjtë tanë. “Shpresoj dhe besoj se organet përgjegjëse, Kontrolli i Brendshëm dhe prokuroria, do të marrin të gjitha masat e…

Lexo më Shumë

Çmimi mesatar i dizelit në vendet e Bashkimit Evropian ka shënuar rënie të lehtë këtë javë, duke zbritur për 9 centë, në 2,15 euro për litër, pas katër javësh radhazi me çmime rekord. Sipas analizës së të dhënave të vendeve anëtare, të dorëzuara në Komisionin Evropian, vetëm Qiproja ka regjistruar një rekord të ri javor të çmimit të dizelit, ndërsa javën e kaluar rekorde të tilla ishin shënuar në 12 shtete anëtare.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të thata. Qarkullimi jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga shteti. LAMM-ja rekomandon përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektimin e sinjalistikës dhe vozitje të kujdesshme. Kujdes i veçantë nevojitet në rrugët përgjatë luginave dhe grykave, ku mund të ketë rrëshqitje dheu e gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçanë–Dellçevë.

Lexo më Shumë

Dallimet në përqindjet e mbështetjes mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, si dhe mes liderëve të tyre, Hristijan Mickoski dhe Venko Filipçe, janë të mëdha, tregon anketa e fundit e MKD.mk, e realizuar nga agjencia Market Vision gjatë periudhës 11–27 shtator, me një mostër prej 1.200 të anketuarish. Në pyetjen: “Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?”, 19,3 për qind janë përgjigjur se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, 5,6 për qind për LSDM-në, ndërsa përqindjet e mbështetjes për BDI-në dhe VLEN-in janë të barabarta – nga 4,2%. 41 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se…

Lexo më Shumë

Vaksinimi kundër virusit të papilomës humane (HPV) është i rëndësishëm edhe për djemtë, pasi ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe disa llojeve të kancerit. Kështu deklaroi profesoresha dhe doktorja Aleksandra Grozdanova në emisionin “Studio e Natës” në 4TV. Ajo theksoi se vaksinimi duhet të bëhet para ekspozimit të mundshëm ndaj virusit, ndërsa prindërit duhet të informohen më mirë për rëndësinë e tij. HPV-ja nuk lidhet vetëm me sëmundjet te vajzat, por mund të shkaktojë edhe kancer te meshkujt. Sipas Grozdanovës, në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve 2025 dhe 2026 është vërejtur rritje e interesimit për vaksinimin, pas aktiviteteve informuese…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme të vendit, policia ka privuar nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i papërgjegjshëm i automjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Nga ta, katër persona kanë drejtuar automjet pa pasur dhënë provimin e lejes së drejtimit: T.T. (43) nga Bitola, O.I. (44) nga Kërçova, një i mitur nga Shkupi, si dhe M.S. (35) nga fshati Vatasha, i Kavadarit, i cili ka drejtuar një traktor. Dy shoferë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Te D.B. (21) nga Shkupi janë matur 1,99…

Lexo më Shumë