Author: Hamdi Kumanova

Astronautja franceze Sophie Adenot është kthyer në Tokë pas 235 ditësh në hapësirë, duke vendosur një rekord të ri evropian për qëndrimin më të gjatë të pandërprerë në orbitë nga një astronaut evropian, grua apo burrë. Në paraqitjen e saj të parë publike, të shtunën në mëngjes në Këln të Gjermanisë, Adenot u shfaq e lodhur, por ndau përvojat e saj gjatë tetë muajve në hapësirë. Ajo do të ndjekë një program trejavor rehabilitimi për t’u rikthyer gradualisht në formë pas qëndrimit të gjatë larg Tokës. Astronautja tregoi se gjatë misionit përjetoi emocione nga më të bukurat deri te momentet…

Lexo më Shumë

Zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike „Pyjet Kombëtare“, Kire Mihajlov ka shkruar në Facebook se gjatë ditëve të fundit janë arrestuar drejtori i njësisë „Bor“ në Prilep dhe një punonjëse e njësisë „Babuna“ në Veles. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Portalb.mk. Mihajlov thekson se, sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ekzistojnë prova dhe indicie serioze se personat e arrestuar kanë shkelur ligjin. Mihajlov bën të ditur se para disa ditësh është ngritur kallëzim penal edhe ndaj një punonjësi të njësisë në Sveti Nikollë, i cili kishte qenë drejtor gjatë periudhës së qeverisjes së përbërjes…

Lexo më Shumë

Në kuadër të qëndrimit në Turqi, Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim me përfaqësues të Lidhjes së Rinisë Shqiptare me seli në Stamboll. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, në takim u diskutua për rolin dhe avancimin e të rinjve, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve shqiptarë nga Maqedonia dhe Turqia. Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për afirmimin dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në institucionet shtetërore, si dhe krijimit të hapësirave të reja për bashkëpunim. Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe vlerave kombëtare, duke…

Lexo më Shumë

Burgjet në Maqedoninë e Veriut po përballen me problemin e mbipopullimit, për shkak të të cilit është rikthyer në diskutim çështja e zbatimit më të gjerë të masave alternative dhe mundësia e amnistisë për kategori të caktuara të personave të dënuar. Sipas të dhënave të publikuara nga “360 Stepeni”, në burgun e Idrizovës janë të vendosur 1.296 të dënuar, ndonëse kapaciteti i institucionit është 1.187 vende. Në burgun e Shtipit ndodhen 211 persona të dënuar, ndërsa kapaciteti është 139 vende. Në burgun e Prilepit janë të vendosur 134 persona, megjithëse janë paraparë vetëm 108 vende. Drejtori i burgut të…

Lexo më Shumë

VLEN shpreh shqetësimin e thellë për rastin e dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga ana e zyrtarëve policorë. Ndajmë shqetësimin dhe dhimbjen e familjeve të tyre dhe besojmë se çdo qytetar meriton trajtim adekuat, mbrojtje dhe drejtësi. Si parti politike shqiptare në pushtet, VLEN është interesuar në mënyrë aktive për rastin dhe e ka ndjekur nga afër zhvillimin e tij. Qëndrimi ynë është i qartë: dhuna nuk mund të arsyetohet me uniformë, ndërsa çdo tejkalim i kompetencave dhe çdo shkelje e ligjit duhet të marrë përgjigjen e merituar. Nëse hetimi konstaton se…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po shënon rritje të aktivitetit ndërtimor. Gjatë gushtit janë lëshuar 333 leje ndërtimi, 18,9% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vend janë planifikuar 1.030 banesa të reja. Vlera e projekteve të planifikuara ka arritur në 21,7 miliardë denarë, mbi 354 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 315,5%. Kjo rritje lidhet kryesisht me projektin e autostradës A4, që lidh Bllacën me Shkupin. Rajoni i Shkupit prin me 105 leje ndërtimi. Prej tyre, 224 leje në nivel shtetëror janë për ndërtime të reja shumëkatëshe, 91 për rikonstruksione dhe 18 për…

Lexo më Shumë

Në shpatet e malit Kozhuf, përgjatë rrugës nga Gjevgjelia drejt Smrdlliva Vodës, ndodhet një pemë e pazakontë e njohur si “Njeriu i zhveshur”, e cila tërheq vëmendjen me pamjen e saj karakteristike. Bëhet fjalë për një pemë gjithmonë të gjelbër, me lëvore të kuqërremtë që zhvishet gradualisht dhe përtërihet. Pikërisht kjo veçori i jep pemës pamjen e saj të veçantë dhe është arsyeja për emrin interesant që mban. Kjo rrallësi natyrore nuk është vetëm një atraksion për vizitorët, por edhe një pasuri natyrore e mbrojtur. “Njeriu i zhveshur” ka statusin e monumentit të natyrës dhe përbën një nga veçoritë që…

Lexo më Shumë

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut. Në disa vende priten edhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 10 gradë, ndërsa temeperaturat maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 29 gradë. Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë.

Lexo më Shumë

Rrjeti i njohur i supermarketeve „Tinex“, me më shumë se 30 vjet histori në Maqedoninë e Veriut, nis një kapitull të ri pas kalimit të pronësisë te kompania „Proeks International“, me seli në Prishtinë. Pronari i ri synon të forcojë pozitën e „Tinex“-it në treg përmes investimeve të reja, modernizimit të operacioneve dhe përmirësimit të shërbimeve për konsumatorët. Sipas njoftimit të kompanisë, marka do të ruajë emrin, identitetin dhe lidhjen e saj me konsumatorët vendorë. „Proeks International“ e konsideron blerjen një investim strategjik afatgjatë në tregun e shitjes me pakicë në Maqedoninë e Veriut. Kompania synon të ndërthurë…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihen dy të rinj të cilët pretendojnë se janë maltretuar fizikisht nga zyrtarë policorë. Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor në rajonin e Sarajit.Ata deklaruan se policët kanë shtënë me armë zjarri, u kanë shpuar gomat e makinës, kanë thyer xhamin dhe më pas i kanë lidhur dhe i kanë rrahur derisa ishin të shtrirë në tokë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmoi se është hapur një hetim i brendshëm. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm duhet të verifikojë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Shiko videon: https://www.facebook.com/share/r/1DFzNGtpPA/?mibextid=wwXIfr

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po hap çështje që krijojnë përçarje etnike, në vend që politika të përqendrohet te ekonomia, standardi jetësor dhe interesat e përbashkëta të qytetarëve. Në një intervistë për emisionin “Impakti” në televizionin Shenja, Filipçe vlerësoi se qasja e Qeverisë ndaj çështjeve të gjuhës dhe balancuesit po rikthen në debat tema të së kaluarës. Sipas tij, në një shoqëri multietnike duhet të respektohen dallimet dhe të ndërtohet dialog ndërmjet komuniteteve. Filipçe theksoi se komunitetet e ndryshme etnike, kulturat, traditat dhe gjuhët e tyre duhet të konsiderohen pasuri, e jo…

Lexo më Shumë

Denion Meidani, i propozuar për ambasador të Shqipërisë në Kosovë, ka prezantuar këtë të premte kandidaturën e tij në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme. Dëgjesa vjen në kuadër të rokadës diplomatike me Petrit Malajn, ku Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, pritet të marrë drejtimin e ambasadës shqiptare në Prishtinë, ndërsa Malaj të zhvendoset në Shkup. Gjatë fjalës së tij, Meidani e cilësoi këtë detyrë si një përgjegjësi të veçantë dhe një urë të rëndësishme mes dy shteteve shqiptare, duke kujtuar edhe periudhën e luftës në Kosovë dhe angazhimin e të atit, Rexhep Meidani, në mbështetje të popullit të…

Lexo më Shumë