Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot përmes një komunikate kërkon zbardhjen e plotë të rastit të dy të rinjve, 21 dhe 23 vjeç, të cilët, sipas deklaratave të tyre, janë dhunuar brutalisht nga policia. “Sipas raportimeve, në Raportin e brendshëm policor pretendohet se të rinjtë ia kanë marrë pistoletën një polici, ndërsa sipas deklaratave të tyre, arma ka përfunduar në veturë pasi policia ua ka thyer xhamin. Ata gjithashtu deklarojnë se policët kanë shtënë me armë, ua kanë shpuar gomat e veturës dhe më pas i kanë dhunuar, pasi i kanë lidhur dhe shtrirë përtokë. Kërkojmë hetim të…
Author: Hamdi Kumanova
Në qytetin e Gostivarit ka filluar aksioni për largimin e makinave të braktisura dhe automjeteve që prej vitesh qëndrojnë të parkuara nëpër hapësira të ndryshme publike. Ky aksion po zhvillohet nga Ndërmarrja Ndërmunale “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi”, në bashkëpunim të ngushtë me inspektoratin komunal dhe përmes shërbimit të specializuar të merimangës. Deri më tani, procesi po vijon sipas dinamikës së paraparë dhe, fatmirësisht, në të gjitha rastet mjetet janë tërhequr në mirëkuptim dhe marrëveshje me vetë pronarët. Për të siguruar një pastrim të plotë, ndërmarrja ka hartuar një plan paraprak operacional, duke e ndarë qytetin në disa zona…
Ministri Stefan Andonovski ka paralajmëruar se më 28 tetor do të promovohet aplikacioni „m.Uslugi“, përmes të cilit qytetarët do të mund t’i kenë letërnjoftimin dhe patentë-shoferin në formë digjitale në telefon. Aplikacioni do të jetë falas dhe përdorimi i tij vullnetar. Dokumentet fizike do të vazhdojnë të vlejnë, ndërsa jo të gjitha institucionet pritet t’i pranojnë menjëherë versionet digjitale. Sipas Andonovskit, aplikacioni është në fazën përfundimtare të testimit dhe synon të lehtësojë qasjen në dokumentet personale dhe shërbimet shtetërore përmes telefonit celular. Ai pritet të jetë i disponueshëm përmes platformave Google dhe Apple. Ndërkohë, propozimi për marrëveshjen e roamingut me…
Eksperti dhe ish-Avokati i Popullit, Naser Ziberi, ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut ka bërë lëshime gjatë negociimit të marrëveshjeve me Bullgarinë. I ftuar në emisionin “N’Podium” në Ora24.tv, Ziberi tha se Bullgaria, nga një shtet që shihej si pengues i procesit evropian të Maqedonisë së Veriut, sot është pozicionuar më favorshëm, ndërsa përgjegjësinë për këtë e sheh edhe te gabimet e bëra nga qeveria ish-qeveria e LSDM-BDI. “Pa dyshim që ka pas lëshime. Mendoj se lëshimet janë bërë gjatë procesit negociues edhe për kornizën, edhe për Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë”, tha Ziberi. Sipas tij, një nga gabimet kryesore…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se qeveria synon ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar, por theksoi se nuk i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për Alsat M, Mickoski tha se opozita, përfshirë Levicën, LSDM-në dhe BDI-në, mund të kërkojë zgjedhje në çdo kohë. Ai shtoi se çdo politikan, pavarësisht nëse është në pushtet apo në opozitë, duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për zgjedhje, pasi, sipas tij, nuk mund të parashikohet se kur mund të mbahen ato.
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, duke shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të një banese dhe në një automjet të parkuar pranë saj. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 05:05, në lagjen nr. 1, Bathore. Lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së një 55-vjeçari Xhelal Kurti ku më pas ka shpërthyer. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetuesit po punojnë për të identifikuar dhe kapur personin…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal, nëse ngecja në luftime e shtyn ndonjërën nga palët luftuese të bëjë ndonjë veprim gjithnjë e më të rrezikshëm. Duke folur në Lisbonë, në ndalesën e fundit të një vizite në tri vende anëtare të NATO-s, Islandë, Greqi dhe Portugali, Rubio tha se Uashingtoni beson se lufta, në fund, kërkon zgjidhje të negociuar dhe se mbetet i gatshëm t’i lehtësojë bisedimet diplomatike. Ai foli në të njëjtën ditë kur një sulm rus ndaj dy autobusëve në…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseini, sot vizitoi banorët e Radiovcës, së bashku me aktivin e VLEN-it. Huseini tha se kjo nuk është hera e parë që është në mesin e banorëve të këtij fshati, duke theksuar se bisedat dhe angazhimi për Radiovcën po vazhdojnë. “Nuk është hera e parë që jemi këtu. Bisedat vazhdojnë, puna vazhdon, dhe Radiovca e di se çfarë planifikojmë të bëjmë”, shkroi Huseini. Ai e përmbylli statusin me mesazhin: “Ndryshimi tashmë ka nisur!”
Të paktën 10 persona u vranë të enjten, gjatë një përleshjeje brenda një burgu në Sinaloa të Meksikës, njoftoi qeveria e shtetit, ku po shpërthen një valë dhune vdekjeprurëse e lidhur me konfliktin e brendshëm të një bande të angazhuar kryesisht në trafikun e drogës. Dhjetëra ushtarë dhe oficerë policie hynë në burg, të armatosur me pushkë sulmi dhe mburoja mbrojtëse. Një automjet i blinduar dhe ambulanca ishin parkuar në zonën përreth objektit, sipas një korrespondent të AFP-së. Familjet e të burgosurve ishin mbledhur përpara burgut, në qytetin turistik të Mazatlanit, duke kërkuar informacione rreth të dashurve të tyre. Sekretari…
Toni Kroos dëshiron të fillojë zyrtarisht karrierën e tij si trajner. 36-vjeçari ka filluar procesin me Federatën Spanjolle të Futbollit për t’u regjistruar në një kurs për ish-futbollistët profesionistë. Gjermani tashmë zotëron një diplomë trajneri që i lejon të punojë deri në nivelin e tretë, por ende nuk ka licencën e kërkuar për të trajnuar një ekip të divizionit të parë. Prandaj, deri në sezonin 2027-2028, nëse gjithçka shkon mirë, Kroos mund të jetë tashmë në stolin e një ekipi të nivelit të lartë.
Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në pyjet e Rasorës, në zonën e Bolonjës. Viktima është Shkëlzen Pali, i cili prej vitesh jetonte në Itali. Ai ndodhej në pyll së bashku me një koleg duke prerë pemë. Gjatë punës, për transportimin e trungjeve ishte vendosur një teleferik i lëvizshëm. Sipas të mediave italiane, aksidenti ndodhi në momentin kur po aktivizohej kablloja e teleferikut. Dyshohet se një pjesë e kabllos ishte krijuar si lak në tokë dhe Pali kishte futur këmbët brenda saj, pa e kuptuar. Kur mekanizmi u vu në lëvizje, kablloja e goditi rëndë…
Rreth 300 protestues janë përplasur me policinë e Nju Jorkut mbrëmjen e së enjtes, më 8 tetor, jashtë një spitali në Bronks, ku po trajtohej një burrë i plagosur me armë zjarri nga një agjent federal i imigracionit (ICE). Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ndërsa burri ndodhej në makinën e tij me një fëmijë pesëvjeçar, i cili fatmirësisht nuk u lëndua. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, sipas orës lokale, në lagjen Marble Hill, ku agjentët e ICE-së po tentonin të arrestonin një shtetas të Republikës Dominikane. Gjatë operacionit, njëri prej agjentëve përdori armën e shërbimit, duke…

