Konferenca ndërkombëtare, e cila u zhvillua disa muaj pas Takimit Ministror mbi Korridorin VIII në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti, është vazhdim i sesionit inaugurues të mbajtur në Brindisi të Italisë, më 27 korrik 2023. Fokusi i diskutimeve deri më tani ka qenë në projektet aktuale të infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII, si dhe sfidat që kërkojnë vëmendje më të madhe politike. Në kontekstin e një realiteti të ndryshuar gjeopolitik dhe sfidave të rritura të sigurisë dhe ekonomisë, pjesëmarrësit riafirmuan qëndrimin se projektet e infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII duhet të funksionojnë si një sistem i vetëm ndërkufitar, dhe jo…
Author: Hamdi Kumanova
LSDM akuzon Qeverinë se ribalancimi i dytë i Buxhetit brenda pak muajsh dëshmon mungesë të mjeteve në arkën shtetërore dhe probleme me financimin e detyrimeve rrjedhëse. Qeveria e miratoi propozim-ribalancimin, i cili tani duhet të kalojë në Kuvend. Sipas opozitës, hendeku buxhetor arrin rreth 900 milionë euro, ndërsa huamarrja e re prej 250 milionë eurosh do të përdoret për nevoja buxhetore deri në fund të vitit, përfshirë paga dhe pensione, e jo për investime zhvillimore. Këto janë pretendime të LSDM-së. Partia pretendon gjithashtu se borxhi publik po arrin në rreth 11 miliardë euro dhe akuzon Qeverinë se po i mbulon…
Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar procesi ndaj ish-gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, ku nëna e tij, Donka Ristova, ka dëshmuar për prejardhjen e 350 mijë eurove të gjetura të fshehura në murin e shtëpisë familjare. Sipas versionit të saj, paratë ishin kursime familjare të grumbulluara ndër vite dhe shërbenin si siguri financiare për pleqërinë. Mbrojtja këmbëngul se shuma i përkiste prindërve të Ristovit dhe jo ish-gjyqtarit. Më herët, një investitor dëshmoi gjithashtu se Donka Ristova kishte paguar rreth 400 mijë euro për katër banesa, shumë që, sipas dëshmisë së tij, ishte e ndarë nga 350 mijë eurot e…
Pas bllokimit të deponisë “Krasta” nga banorët e fshatrave Pçinjë dhe Studena Barë, NP “Pastërtia dhe Gjelbërimi” është detyruar t’i transportojë mbeturinat e Kumanovës në deponitë e Kratovës dhe Rankovcës. Drejtori i ndërmarrjes, Sasho Tomiq, tha se deri tani janë transportuar rreth 45 tonë mbeturina, kryesisht të grumbulluara nga zona urbane e qytetit. “Po përpiqemi që qytetarët të mos e ndiejnë problemin. Falë mirëkuptimit të komunave fqinje po vazhdojmë me transportimin e mbeturinave”, deklaroi Tomiq. Ndërmarrja po kërkon zgjidhje alternative dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim derisa të tejkalohet bllokada.
Tregu i objekteve afariste në Maqedoninë e Veriut shënoi një ndryshim të fortë gjatë vitit 2025. Sipas raportit të Bankës Popullore, çmimi mesatar i shitjes ra me 27%, në rreth 14.977 denarë ose 243 euro për metër katror. Në të njëjtën kohë, sipërfaqja e përgjithshme e objekteve të shitura u rrit me 26,5%, ndërsa qarkullimi i përgjithshëm financiar ra me 7,6%. Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rënies së çmimeve dhe qarkullimit në para, gjatë vitit të kaluar është tregtuar dukshëm më shumë hapësirë afariste.
Dje Gjykata Kushtetuese mori një vendim që krijon një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe për sigurinë juridike në vend, thonë nga BDI. “Në vend që të shqyrtojë çështjen e publikimit të rregullores vetëm në gjuhën maqedonase në dritën e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për publikimin e akteve edhe në gjuhën shqipe, Gjykata e trajtoi çështjen përmes aspektit material të aktit. Por pikërisht këtu qëndron problemi: kushtetutshmëria nuk është vetëm përmbajtje. Është edhe procedurë, formë dhe respektim i rregullave kushtetuese për mënyrën se si krijohet dhe hyn në fuqi një akt. Vetë Gjykata Kushtetuese, në praktikën e saj,…
Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin e drejtësisë në Strugë. Në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta prokurori Xhemal Lloga nga Novosella e Strugës. Lloga për shumë vite ishte pjesë e sistemit të drejtësisë dhe ushtroi detyrën e prokurorit në Strugë, duke lënë pas një periudhë të gjatë angazhimi profesional. Sipas informacioneve, ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, e enjte, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Novosellë.
Në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, foli edhe për mënyrën se si partia e tij do t’i ndërtojë koalicionet e ardhshme politike. “Çdo koalicion që do ta bëjmë më tej do të bazohet në vlera politike dhe në atë se cila parti politike do të pajtohet që të realizojmë bashkarisht, normalisht sugjerimet që do t’i pranojmë bashkarisht, nuk është ajo beton që nuk mund të ndryshohet, por ky është skeleti ynë i atij programi. Çdo sugjerim qëllim mirë dhe në kontekst të politikave me vlerë do të jetë i mirëseardhur por vetëm me parti politike…
Një Mercedes me targa të Shkupit është kapur duke lëvizur me 203 km/h në autostradën Shkup–Shën Nikollë. Policia e ka regjistruar shpejtësinë më 7 tetor, rreth orës 16:00, afër pikës së pagesës Preod, duke përdorur pajisjen „LaserCam 4“. Në atë pjesë të autostradës, kufiri maksimal është 130 km/h. Kjo do të thotë se drejtuesi po ecte 73 km/h mbi shpejtësinë e lejuar. Policia njoftoi se ka ndërmarrë masa ndaj drejtuesit, por nuk bëri të ditur nëse ai është ndaluar ose privuar nga liria. Autostradë apo pistë gare? Mercedes-i nuk e “njohu” limitin prej 130 km/h.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologia e tij bullgare, Velislava Petrova-Çamova, pritet të takohen sot në Sofje “E enjte – 8 tetor 2026), në kuadër të një konference ndërkombëtare ministrore kushtuar Korridorit 8, përcjell “DW”. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nga Sofja ka mbërritur një konfirmim se do të zhvillohet një takim zyrtar. “Do të shohim se në çfarë formati dhe si do të duket, nëse do të jetë një ‘takim i shkurtër’ apo dypalësh, do të shohim se si do ta organizojë pritësi. Mesazhet tona janë të qarta se vetëm përmes dialogut mund të…
Arda Turan mund të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Turqisë. Vincenzo Montella pritet të largohet pas rezultateve të dobëta, ndërsa Turan shihet si favoriti kryesor për ta zëvendësuar. Turan aktualisht drejton Shakhtar Donetskun.
Qamile Metan Marra, 117-vjeçarja shqiptare që është bërë e njohur si një prej grave më të moshuara në botë, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas vëmendjes së madhe që mori historia e saj në Shqipëri dhe jashtë vendit. Marra, e lindur më 19 gusht 1909, u bë e njohur për publikun pasi gazetari Blendi Fevziu publikoi historinë e saj. Sipas të dhënave të bëra publike, ajo është dy ditë më e madhe se gruaja që aktualisht konsiderohet nga rekordet Guinness si më e moshuara në botë, raporton Tch. Historia e…

