Author: Hamdi Kumanova

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Ed Miliband, ka njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, duke synuar flotën e fshehtë, kompanitë e naftës, kriptomonedhat dhe burimet e financimit të luftës. Gjatë deklaratës së tij, Miliband theksoi se Londra do të vijojë mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus, duke konfirmuar se ndihma britanike do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Sot po njoftojmë sanksione të reja ndaj makinerisë së luftës së Putinit, flotës së fshehtë, kompanive të naftës, kriptomonedhave dhe financimit të luftës”, deklaroi Miliband. Ai përcolli gjithashtu një mesazh solidariteti për…

Lexo më Shumë

Dhjetë persona, mes tyre një i mitur që ndodhej në burg për vizitë, kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të dhunës në një burg në Mazatlan, në shtetin Sinaloa të Meksikës. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, më 8 tetor, duke detyruar forcat e sigurisë të ndërhynin me trupa të shumta ushtarake dhe policore për të rimarrë kontrollin e institucionit. Sipas ministrit të Sigurisë Publike të Sinaloas, Sinue Tejes, në mesin e viktimave janë nëntë të burgosur dhe një i mitur që kishte shkuar për vizitë. Ndërkohë, 16 të burgosur të tjerë kanë mbetur të…

Lexo më Shumë

Policia e Ekuadorit, në bashkëpunim me Europolin dhe autoritetet spanjolle, ka shkatërruar një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të kokainës drejt Evropës. Operacioni ka përfunduar me arrestimin e 21 personave, mes tyre edhe dy oficerë policie në detyrë, ndërsa hetimet e nisura në vitin 2024 kanë çuar në sekuestrimin e rreth 45 tonëve kokainë, me vlerë të përllogaritur prej 1.7 miliardë dollarësh. Autoritetet ekuadoriane njoftuan të enjten, më 8 tetor, rezultatet e operacionit të koordinuar, ku morën pjesë policia e Ekuadorit, policia spanjolle, xhandarmëria spanjolle dhe Europoli. Sipas ministrit të Brendshëm të Ekuadorit, John Reimberg, organizata kriminale përdorte kompani…

Lexo më Shumë

Grupi i Miqve të Qeverisjes Globale bëri thirrje të mërkurën për respektimin e sundimit ndërkombëtar të ligjit. Sundimi i ligjit është një shenjë dalluese e progresit të qytetërimit njerëzor, duke ofruar një mbrojtje thelbësore ligjore rreth së cilës ndërtohen shoqëritë dhe formësohet rendi ndërkombëtar, tha grupi në një deklaratë të përbashkët të dhënë nga Kina në emër të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Duke vënë në dukje se rendi ndërkombëtar po përballet përsëri me turbulenca dhe paqëndrueshmëri, grupi tha se sundimi i ligjit në nivel ndërkombëtar është nën presion serioz, duke rrezikuar të minojë paqen dhe…

Lexo më Shumë

Për herë të parë, Elbasani dhe Cërriku marrin pjesë në edicionin e tretë të aktivitetit të promovuar nga European Muslims League. Sporti, dialogu ndërfetar dhe solidariteti ndërkombëtar në qendër të veprimtarisë së 10 tetorit. GJENOVA, ITALI, 8 tetor 2026 – Rreth 40 bashki dhe pesë rajone italiane, së bashku me institucione dhe organizata ndërkombëtare, mbështesin edicionin e tretë të “Un Calcio alla Guerra – Kick War Away”, që do të zhvillohet më 10 tetor në Gjenova. Nisma, e promovuar nga European Muslims League (EML), synon ndërgjegjësimin për paqen dhe forcimin e dialogut ndërmjet komuniteteve kombëtare, kulturore dhe fetare,…

Lexo më Shumë

UNIBanka vazhdon të investojë në iniciativa që krijojnë kushte më të mira për arsimim dhe zhvillim të të rinjve, me dhurimin e një paneli interaktiv modern për Shkollën e Mesme Ekonomiko-Juridike të Qytetit të Shkupit “Vasil Antevski-Dren” – Shkup. Dhurimi përfaqëson mbështetje për përmirësimin e procesit mësimor dhe krijimin e një mjedisi modern në të cilin nxënësit do të mund të zhvillojnë më lehtë njohuritë, aftësitë dhe potencialin e tyre krijues. Në një kohë kur mjetet digjitale janë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e arsimit, përdorimi i tyre hap mundësi për një qasje më interaktive, vizuale…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me presidenten e re të vendit, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në këtë post. Takimi mes dy krerëve të institucioneve është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit institucional, ndërsa pas përfundimit të tij Kurti është shprehur se përpara institucioneve të Kosovës ka shumë punë për të bërë. “Na presin shumë punë për të bërë”, mësohet të jetë shprehur Kurti pas takimit. Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës, duke marrë tashmë detyrën e kreut të shtetit. Takimi me kryeministrin Kurti shënon kontaktin e parë mes tyre që prej zgjedhjes së…

Lexo më Shumë

Të paktën pesë persona janë arrestuar në Francë në lidhje me vjedhjen e katër veprave të piktorit të njohur Pierre-Auguste Renoir nga Muzeu Renoir, në rajonin e Nicës. Dy prej pikturave, me vlerë të konsiderueshme, vijojnë të jenë të zhdukura, ndërsa dy të tjera u gjetën të braktisura nga autorët gjatë arratisjes. Vjedhja ndodhi në orët e para të 8 shtatorit. Hajdutët dyshohet se kaluan gardhin e muzeut, hynë në ambientet e tij pasi thyen një dritare dhe përdorën një sharrë elektrike për të shkëputur pikturat nga mbështetëset. Mes veprave të vjedhura ishin “Portreti i Madame Colonna Romano”, i pikturuar…

Lexo më Shumë

Drejtori i zhvillimit të talenteve te Bayern Munih, Jochen Sauer, ka folur për problemin e talenteve që mund të zgjedhin të përfaqësojnë kombëtare të tjera, duke përmendur edhe yllin nga Kosova të klubit i Bayernit, Erblin Osmanin. Në një intervistë për “GOAL”, Sauer ka diskutuar për zhvillimin e futbollistëve të rinj në Gjermani dhe sfidat me të cilat përballet Federata Gjermane e Futbollit, në ruajtjen e talenteve të saj. “Ka shumë lojtarë të lindur në Gjermani të cilët Jürgen Klopp nuk mund t’i ftojë në Kombëtare”, ka thënë Sauer, duke përmendur emra si Kenan Yildiz, Can Uzun, Josip Stanishiq, Paul…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Kombëtare (PDK), e drejtuar nga Kastriot Haxhirexha, kishte të artikuluar hapur kërkesën për federalizimin e Maqedonisë, si pjesë të programit të saj politik. Në një intervistë për emisionin “Dialog te Lajmi” me moderatorin Sefer Tahirin, historiani Jonuzi-Krosi, konfirmon se kjo kërkesë nuk ishte vetëm qëndrim i individëve brenda partisë, por ishte paraqitur edhe në formë zyrtare. Sipas tij, PDK-ja në atë periudhë kishte tubuar një numër të konsiderueshëm veprimtarësh dhe idealistësh të çështjes kombëtare. Në radhët e saj kishte qenë edhe Xhezair Shaqiri – komandant Hoxha, i cili ishte edhe deputet i kësaj partie. Profesor Ismet Jonuzi-Krosi poashtu…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, dhe Kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Trafikun Rrugor (KRSTRR), Goran Angelovski, sot morën pjesë në dorëzimin zyrtar të 33 motoçikletave të reja policore dhe pajisjeve të plota mbrojtëse, të siguruara nga RSBSP për nevojat e Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për 33 motoçikleta të markës “Piaggio Beverly 310 HPE”, në performancë policore, dhe po aq komplete pajisjesh për motoçikleta, të cilat përfshijnë helmeta mbrojtëse, xhaketa, pantallona, çizme dhe doreza verore dhe dimërore. Vlera totale e prokurimit është 16.845.561 denarë, ndërsa pajisjet e reja do të kontribuojnë në lëvizshmëri më të madhe, rregullim më…

Lexo më Shumë

Shkupi pritet të përmirësojë sistemin e grumbullimit të mbeturinave me automjete të reja të specializuara dhe 3.300 kontejnerë, në përpjekje për të zgjidhur problemin shumëvjeçar të papastërtisë. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se automjetet i janë dorëzuar qytetit dhe pritet të vihen në funksion pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore. Ndërkohë, është nënshkruar kontrata për furnizimin me 3.300 kontejnerë të rinj, me çmim prej 9.600 denarësh për copë, pothuajse përgjysmë më lirë se furnizimet e mëparshme, sipas Gjorgjievskit. Autoritetet e qytetit presin që pajisjet e reja të mundësojnë grumbullim më të shpejtë të mbeturinave, zbrazje të…

Lexo më Shumë