Author: Hamdi Kumanova

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar, Mikel Rroku i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Torino. Pak ditë më parë autoritetet italiane arrestuan ish-bashkëshorten dhe partnerit e saj të ri pasi të dy dyshohen se kanë bashkëpunuar në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes. Rroku, i cili punonte si picier, u gjet i pajetë në një banesë më 6 korrik, pasi banorët e pallatit njoftuan shërbimet e emergjencës për një erë të rëndë që vinte nga apartamenti. Pas rreth tre muajsh hetime, karabinierët arrestuan ish-bashkëshorten e viktimës, Laura Bordello, 47 vjeçe…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Fllaka Fazlia, vajza e dëshmorit të UÇK-së Fatmir Fazlia. Ajo tregoi se vera e këtij viti ishte shumë intensive pasi u bë zbulimi i varrezës masive me mbetjet mortore të të pagjeturve të grupit të intelektualëve, përfshirë edhe babain e saj. Gjithashtu ishte dhe në pritje të gjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Fllaka Fazlia tregoi se nuk e ka njohur babain dhe se e njohur atë ëpërmjet zbulimit të eshtrave. “Po. Ky është një element shumë interesant, sepse është pikërisht fusha ime, e cila kishte…

Lexo më Shumë

Prokurorët në Nju Jork pritet të ngrenë akuza të reja ndaj ish-presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, lidhur me torturimin e shtetasve amerikanë të mbajtur në burgjet venezueliane gjatë viteve të fundit. Sipas burimeve të njohura me hetimin, njoftimi për akuzat e reja mund të bëhet që të enjten. Hetimi lidhet me ndalimin e më shumë se një duzinë shtetasish amerikanë në burgjet venezueliane gjatë periudhës së qeverisjes së Maduros, të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të arrestuar në mënyrë të padrejtë. Prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e akuzave ndaj disa personave të tjerë, të…

Lexo më Shumë

“… Punoja në rrallim pambuku… punë që nuk e pata të vështirë ta mësoja, sepse i kisha të shkathëta lëvizjet e gishtave prej pianos…”, është një fjali e shkëputur nga rrëfimi i një gruaje të moshuar, Suzana Hoxha, për një kohë të vështirë të jetës së saj. Koha kur ishte internuar në Savër të Lushnjës. Kishte qenë mësuese Solfezhi në Liceun e Tiranës dhe për shkak të persekutimit të familjes, bashkë me dy motrat, nënën dhe babanë, u dëbuan me forcë për në fshatin e Lushnjës, atje ku ishin ngujuar familjet e “armiqve të popullit”. Fiks në atë kohë, kur…

Lexo më Shumë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, e nisi të mërkurën një vizitë në Ballkanin Perëndimor në Bosnje e Hercegovinë, ku u shpall “Qytetare Nderi e Sarajevës”. Ajo po e udhëheq një delegacion të Kongresit amerikan që gjatë vizitës do të qëndrojë edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci dhe Kosovë. Delegacioni, pjesë e të cilit është edhe senatori demokrat Dick Durbin, do të qëndrojë në rajon nga 6 deri më 13 tetor, thuhet në ueb-faqen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan. Nuk është…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka tronditur rrugën Tetovë–Gostivar, ku një automjet “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në veturë ndodheshin katër të rinj nga Dibra, të cilët kanë mbetur të lënduar. Sipas policisë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore. Gjendja e të lënduarve ka kërkuar ndërhyrje mjekësore, ndërsa dy prej tyre janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim të mëtejshëm. Ekipi i DPB Gostivar ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit, ndërsa po përcaktohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Lexo më Shumë

Punëdhënësit kanë afat deri më 31 dhjetor për pagesën e regresit për pushim vjetor, të njohur si K-15. Në sektorin privat, këtë të drejtë e kanë punëtorët që kanë punuar së paku gjashtë muaj gjatë vitit kalendarik te i njëjti punëdhënës. Shuma e K-15 nuk është fikse. Ajo llogaritet në bazë të pagës mesatare neto të tre muajve të fundit dhe, sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin privat, duhet të jetë së paku 40% e kësaj baze. Me të dhënat e fundit të disponueshme, minimumi orientues për vitin 2026 është rreth 19.560 denarë bruto, ndërsa shuma ndryshon varësisht nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në deklaratën e sotme për mediat, njoftoi opinionin në lidhje me serinë e vaksinës BCG se ato janë seria nr. 6831 nga 22.12.2022 dhe seria nr. 807-1 nga 11.12.2023, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai tha se të dyja seritë janë përdorur plotësisht deri në verën e këtij viti. “Në vendin tonë, nuk ka efekte anësore të dokumentuara që lidhen me përdorimin e këtyre serive. Ministria, së bashku me institucionet kompetente, po kryen analiza shtesë, dhe publiku do të informohet për rezultatet e tyre në kohën e duhur. Ministria e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj të fundit tre ditë më parë, në lidhje me fazën e re të marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. “Faleminderit për këshillën. Kam kaluar shumë vite në BE në rininë time dhe në BE dhe vlerat e Konrad Adenauer dhe Robert Schuman janë shumë të qarta për mua, por supozoj se disa nga shtetet anëtare që janë rehat në kolltukët e tyre në Bruksel i kanë harruar ato pasi u bënë shtete anëtare”, tha Mickoski sot në hapjen e kopshtit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka paralajmëruar nismë për veting të funksionarëve, me fokus të veçantë te kontrolli i pasurisë dhe origjinës së saj. Sipas Filipçes, verifikimi duhet të përfshijë funksionarët aktualë dhe ata të mëparshëm, në mënyrë që institucionet të përcaktojnë nëse pasuria e tyre përputhet me të ardhurat e ligjshme. Ai tha se një mekanizëm i tillë do të ndihmonte në luftën kundër korrupsionit dhe në rikthimin e besimit të qytetarëve te institucionet. Nisma vjen në një periudhë kur Filipçe po kërkon edhe bashkëpunim më të fuqishëm me institucionet evropiane në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Lexo më Shumë

Më 6 tetor 2026, në Stacionin Policor Rostushë, një vajzë 17-vjeçare nga rrethina e Gostivarit, në prani të prindit, ka raportuar se gjatë periudhës së kaluar ka marrë kërcënime dhe është maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor I.U. (23), nëna e tij D.U. (53) dhe motra e tij 15-vjeçare, të gjithë nga një fshat i Gostivarit. Po këtë ditë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Rostushë kanë privuar nga liria I.U., D.U. dhe të miturën. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet padi përkatëse.

Lexo më Shumë

Më 6 tetor 2026, në orën 18:00, në DPB Gostivar është raportuar se në një rrugë malore në fshatin Gjonovicë e Epërme ka ndërruar jetë A.M. (62) nga fshati Zheleznarekë. Sipas deklaratës së personit me të cilin po lëvizte, A.M. i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka rënë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, pa shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë