Author: Hamdi Kumanova

Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës.Sipas raportimeve, i riu ka rënë nga çatia nga një lartësi prej rreth shtatë metrash. Fatkeqësisht, plagët e marra kanë qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë.Varrimi i të riut do të bëhet nesër në Tetovë, pas namazit të drekës.Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve. Zoti e mëshiroftë!/Pacensure

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot shënon një vit nga hyrja operative e vendit tonë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro – SEPA, e cila përfaqëson integrimin evropian të sistemit të pagesave vendase. Nga Banka Popullore njoftojnë se përfitimi kryesor i hyrjes në SEPA është avancimi i pagesave ndërkufitare në euro me 40 shtete anëtare të saj, duke u mundësuar qytetarëve dhe komunitetit të biznesit të kryejnë pagesa më të shpejta, më të thjeshta dhe dukshëm më të lira, në kushte të krahasueshme me ato në Bashkimin Evropian. “Vlerësohet se si rezultat i integrimit në SEPA, deri…

Lexo më Shumë

Mjeku Darko Vasilevski i dha fund grevës gjashtëditore para Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë. Ai tha se, pavarësisht gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, largohet me kokën lart. “Dje, pas bisedës së shkurtër me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, kuptova se, si Don Kishoti, po luftoj me mullinjtë e erës dhe kam pritshmëri tepër të mëdha nga institucionet”, shkroi Vasilevski në Facebook. Ai thotë se nuk është penduar që e ngriti zërin dhe që u përpoq vetë të luftojë për të drejtat e tij dhe të vërë në pah padrejtësitë. “Shpresoja që rasti im të ishte një mësim se si nuk duhet…

Lexo më Shumë

Kontributi i gjeneratave të inxhinierëve të arsimuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup shihet kudo që të shkoni nëpër Maqedoni. Këta inxhinierë vlerësohen edhe jashtë kufijve të vendit. Nëse vlera e vërtetë e një institucioni vlerësohet përmes veprave të njerëzve të tij, atëherë Fakulteti i Ndërtimtarisë mund të shënojë me krenari 77-vjetorin e themelimit”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në shënimin e përvjetorit. Fakulteti i Ndërtimtarisë i ndjek me sukses trendet botërore në transformimin digjital, tranzicionin e gjelbër dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, të cilat po e ndryshojnë sektorin e ndërtimtarisë,…

Lexo më Shumë

Kosova dëshmoi se demokracia, dialogu politik dhe respektimi i institucioneve janë rruga për të tejkaluar edhe situatat më të vështira politike, thonë nga VLEN. “Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si Presidente e re i jep fund ngërçit institucional dhe hap rrugën për rikthimin e plotë të funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Presidentes së re i urojmë sukses në detyrën e saj dhe besojmë se përvoja e saj në politikë, arsim dhe shkencë do t’i shërbejë forcimit të institucionit të Presidentit dhe stabilitetit të vendit. Po ashtu, përshëndesim konsensusin politik për miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin…

Lexo më Shumë

Të paktën dy persona janë vrarë në një sulm me raketa balistike në orët e para të mëngjesit në Kiev, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj kryeqytetit ukrainas. Dy viktimat u raportuan në lagjen Darnytskyi, në juglindje të Kievit, sipas të dhënave të publikuara nga komanda ushtarake e qytetit. Sulmi pasoi paralajmërimin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili të martën në mbrëmje paralajmëroi për rrezikun e një “sulmi masiv” rus ndaj kryeqytetit. Një gazetar i AFP-së raportoi se shpërthime u dëgjuan gjatë pothuajse gjithë natës në Kiev, ndërsa autoritetet kishin shpallur gatishmëri për sulme, veçanërisht nga…

Lexo më Shumë

Nga LSDM sot akuzojnë qeverinë dhe Hristijan Mickoskin se po shtyn vendin në borxhe të reja. Nga atje thonë se atë që e kishin paralajmëruar më herët, po ndodh tani, vendi po merr një humarje të re prej 250 milionë euro. “Në një seancë të mbajtur më 29 shtator, qeveria e Mickoskit miratoi huazime të reja deri në 250 milionë euro duke emetuar letra me vlerë të borxhit në tregun financiar ndërkombëtar. Paratë janë për mbështetje buxhetore. Huazime të reja prej 250 milionë eurosh deri në fund të këtij viti. Dhe në vitin 2026 nuk ka më borxhe për…

Lexo më Shumë

Shkollat në Francë që u mbyllën për shkak të protestave të studentëve do të nisin të rihapen gradualisht nga sot, pas një tjetër dite protestash masive në të gjithë vendin. Qindra mijëra studentë, prindër dhe sindikalistë dolën në rrugë për të kërkuar përmirësimin e kushteve në shkolla. Organizatat studentore paralajmërojnë se protestat do të intensifikohen nëse qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të tyre. Ministria e Arsimit ka udhëzuar shkollat e mesme më të prekura që rikthimi në mësim të bëhet në faza, duke u dhënë përparësi nxënësve të klasave të fundit. Gjithashtu, shkollave u është kërkuar të zhvillojnë një…

Lexo më Shumë

Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë realizuar hapa konkretë në drejtim të përfaqësimit dhe avancimit të shqiptarëve, rritjes së punësimeve dhe decentralizimit të shërbimeve. 428 zyrtarë policorë shqiptarë janë avancuar në karrierë. Janë realizuar mbi 100 punësime të zyrtarëve policorë dhe mbi 50 punësime në shërbimet administrative. Janë hapur 8 njësi të shërbimeve administrative, prej të cilave 5 në zona rurale. Janë iniciuar pikat “One Stop Shop” në Bllacë dhe Jazhincë, ndërsa parashihet zgjerimi i tyre në Qafë Thanë, Bllatë dhe Bellanocë. Për herë të parë është krijuar mundësia për…

Lexo më Shumë

Ministria e Administratës Publike ka nisur ciklin e ri të trajnimeve gjenerike për nëpunësit administrativë për vitin 2026, me synimin që përmes rritjes së njohurive dhe zhvillimit profesional të përmirësohet cilësia, shpejtësia dhe qasja në shërbimet për qytetarët, raporton Tetovasot. Pas trajnimeve të zhvilluara në rajonet e Shkupit, Pollogut, Lindjes dhe Pellagonisë, programi vazhdon në rajonin juglindor. Deri më tani, në këtë program janë përfshirë mbi 1.000 nëpunës administrativë. Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, gjatë hapjes së trajnimeve në Strumicë theksoi se administrata publike nuk duhet parë si shpenzim, por si investim për shtetin. “Administrata publike nuk është shpenzim.…

Lexo më Shumë

Më shumë se 4.500 përfitues të ndihmës minimale të garantuar dhe të sigurimit social, për të cilët, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, është konstatuar se nuk duhej të merrnin mjete, janë zbuluar gjatë kontrolleve të deritanishme të sistemit. Mickoski pretendon se në mesin e personave për të cilët shteti ka paguar mjete kishte persona të vdekur, qytetarë të shpërngulur jashtë vendit, por edhe përfitues fiktivë. “Deri në këtë moment kemi më shumë se 4.500, pra jo 45, jo 450, por 4.500 përfitues të rremë të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimit social”, deklaroi Mickoski. Sipas kryeministrit, pas analizave dhe kontrolleve në…

Lexo më Shumë