Kosova dëshmoi se demokracia, dialogu politik dhe respektimi i institucioneve janë rruga për të tejkaluar edhe situatat më të vështira politike, thonë nga VLEN.
“Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si Presidente e re i jep fund ngërçit institucional dhe hap rrugën për rikthimin e plotë të funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Presidentes së re i urojmë sukses në detyrën e saj dhe besojmë se përvoja e saj në politikë, arsim dhe shkencë do t’i shërbejë forcimit të institucionit të Presidentit dhe stabilitetit të vendit.
Po ashtu, përshëndesim konsensusin politik për miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale. Ky dakordim politik tregon se përmes dialogut dhe vullnetit për marrëveshje mund të gjenden zgjidhje edhe për çështjet më të ndjeshme.
Tash është koha që institucionet të funksionojnë, politika të fokusohet te qytetarët dhe Kosova të ecë përpara me stabilitet, përgjegjësi dhe demokraci”, thonë nga VLEN.



