Në Tearcë, çerdhja e parë publike ka hapur dyert. Në Kumanovë, gjimnazi i ri “Sami Frashëri” është drejt përfundimit. Dy investime të shumëpritura për fëmijët, nxënësit dhe familjet e tyre. Çerdhja “Foleja” në Përshefcë, me investim prej mbi 800 mijë eurosh, ka kapacitet për 147 fëmijë. Prindërit që deri dje duhej të kërkonin zgjidhje për kujdesin e fëmijëve, tashmë e kanë çerdhen në komunën e tyre. Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, u zotua se çerdhja do të hapet dhe e mbajti fjalën. Me angazhimin e tij të palodhur, bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, “Foleja”…
Author: Hamdi Kumanova
Një burrë, ende i paidentifikuar, është gjetur i pajetë pranë autostradës, pasi dyshohet se është goditur nga një automjet që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, viktima ka ndërruar jetë në vend nga goditjet e marra. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e viktimës dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit që u largua. Për rastin ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë paraqitjes së tij në podcastin “Na kavga so Ivan” në televizionin Kanal 5. “Sot kemi një rast të tillë.…
Një grabitje e armatosur ka tronditur një piceri në Villmergen të kantonit Aargau në Zvicër, ku pronari shqiptar, Zelal Selimi, ndërhyri për të mbrojtur vajzën e tij. Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, kur një burrë i maskuar hyri në lokal dhe, nën kërcënimin e një thike, kërkoi paratë. Selimi, pasi kuptoi se grabitësi po kërcënonte vajzën e tij, hyri në piceri dhe u përlesh me të. Sipas dëshmisë së Selimit, thika ndodhej vetëm 40-50 centimetra larg kokës së vajzës, e cila kishte nisur të bërtiste për ndihmë. Shqiptari arriti ta kapte grabitësin nga kyçi i dorës, t’ia përdredhte krahun…
Besimi i qytetarëve te siguria dhe cilësia e ushqimit që shitet në Maqedoninë e Veriut mbetet në nivel shumë të ulët. Sipas të dhënave të prezantuara, vetëm 5 për qind e qytetarëve deklarojnë se kanë besim të plotë te ushqimi që blejnë dhe konsumojnë. Kjo tregon se një pjesë e madhe e konsumatorëve kanë dyshime për cilësinë, sigurinë dhe mënyrën e kontrollit të produkteve ushqimore në treg. Çështja e sigurisë ushqimore mbetet një nga shqetësimet kryesore të konsumatorëve, ndërsa kërkohet më shumë transparencë dhe kontrolle më të rrepta për produktet që përfundojnë në tryezat e qytetarëve.
Gati 10 mijë dronë kanë fluturuar drejt rajonit të Moskës në pak më shumë se një muaj, sipas të dhënave të bëra publike nga kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin. Sobyanin deklaroi se nga 1 shtatori deri më 5 tetor janë regjistruar 9,994 dronë që po fluturonin në drejtim të rajonit të Moskës. Sipas tij, pjesa më e madhe e mjeteve ajrore pa pilot është neutralizuar në distancë të konsiderueshme nga kryeqyteti, përpara se të mund të afrohej në zonat më të populluara. Kryebashkiaku i Moskës bëri të ditur gjithashtu se 862 dronë të tjerë janë shkatërruar gjatë afrimit drejt…
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është “me të drejtë krenare” për ushtarakët që kanë marrë pjesë në luftën kundër Ukrainës, ndërsa ka kërkuar që përvoja e tyre të përfshihet gjithnjë e më shumë në edukimin e brezit të ri. Duke folur me rastin e Ditës së Mësuesit, Putin tha se pjesëmarrës të luftës tashmë po angazhohen si mentorë të nxënësve dhe adoleshentëve, ndërsa disa prej tyre po punojnë drejtpërdrejt në sistemin arsimor dhe në atë që autoritetet ruse e cilësojnë si “edukim patriotik”. Sipas presidentit rus, vendi ka arsye të jetë krenar për ta për “trimërinë, guximin…
Pentagoni ka njoftuar se ish-majori i ushtrisë amerikane, Nidal Malik Hasan, do të ekzekutohet me pushkatim, një procedurë që nuk është përdorur prej dekadash për ekzekutimet ushtarake në Shtetet e Bashkuara, raporton BBC. Hasan, i cili shërbente si psikiatër në ushtrinë amerikane, u dënua me vdekje për sulmin e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas. Nga të shtënat humbën jetën 13 persona, ndërsa 32 të tjerë mbetën të plagosur. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, bëri të ditur të hënën në rrjetet sociale se Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, kishte rekomanduar ekzekutimin dhe se presidenti Donald Trump kishte…
Katër persona nga Manastiri janë përfshirë në një përleshje në një kazino, ndërsa gjatë incidentit dyshohet se kanë sulmuar edhe pjesëtarë të sigurimit. Sipas policisë, të dyshuarit fillimisht janë përleshur brenda kazinosë, ndërsa situata ka eskaluar kur sigurimi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe qetësuar. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të incidentit dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj personave të përfshirë pritet të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Protesta në Prishtinë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, ndërsa autoritetet kanë raportuar për lëndime në të dyja palët. Sipas Policisë së Kosovës, gjashtë efektivë kanë pësuar lëndime të ndryshme gjatë ndërhyrjeve në terren. Ndërkohë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 11 protestues. Policia ka njoftuar gjithashtu se tre persona janë shoqëruar në komisariat për shkak të veprimeve gjatë protestës. Situata është tensionuar gjatë orëve të mbrëmjes, kur, sipas Policisë, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike, fishekzjarre dhe sende të forta në drejtim të objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Policia ka deklaruar…
Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur bombarduesit e tyre nga baza ajrore RAF Fairford në Britani, pas disa kërcënimeve ndaj objektit. Pentagoni njoftoi të dielën (4 tetor) se bombarduesit amerikanë, që besohet të jenë rreth 12 avionë të tipit B-1, janë larguar nga baza britanike dhe janë kthyer në bazat e tyre në Shtetet e Bashkuara. Trump e konfirmoi vendimin të hënën (5 tetor), duke thënë se SHBA-ja kishte marrë informacion për një kërcënim të mundshëm ndaj bazës. “Ata nuk u larguan rastësisht. Kishte disa kërcënime”, deklaroi Trump para gazetarëve, teksa po udhëtonte drejt…
Protestat për kushtet në shkollat publike në Francë po marrin përmasa më të gjera, ndërsa qeveria e Sébastien Lecorny përballet me rrezikun që një revoltë e nisur në shkolla dhe universitete të shndërrohet në një konflikt më të gjerë për shërbimet publike dhe prioritetet buxhetore. Demonstrata e së martës, 6 tetor, pritet të jetë testi i parë i rëndësishëm për këtë mobilizim. Gjashtë sindikata të arsimit dhe federata e prindërve FCPE i janë bashkuar thirrjes së organizatave studentore dhe të mësuesve, duke zgjeruar bazën e një lëvizjeje që nisi në shkollat e mesme dhe u përhap më pas në universitete.…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vlerëson se çështja rreth integrimit evropian të Maqedonisë dhe kushtëzimet që lidhen me Bullgarinë nuk mund të kualifikohen as ekskluzivisht si çështje dypalëshe, as vetëm si problem midis vendit dhe Bashkimit Evropian. Në intervistë për Sitel, Siljanovska-Davkova u përqëndrua në takimin e fundit me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe mundësisë që BE-ja të ndërmjetësojë në bisedimet me Bullgarinë. Lidhur me mesazhet nga Brukseli për vazhdimin e bisedimeve me Sofjen, ajo përkujtoi se paraprakisht është parashtruar pyetja nëse mosmarrëveshja ishte dypalëshe apo bëhet fjalë për çështje në kuadër të marrëdhënieve me BE-në. “Kur thamë…

