Author: Hamdi Kumanova

Protestat për kushtet në shkollat publike në Francë po marrin përmasa më të gjera, ndërsa qeveria e Sébastien Lecorny përballet me rrezikun që një revoltë e nisur në shkolla dhe universitete të shndërrohet në një konflikt më të gjerë për shërbimet publike dhe prioritetet buxhetore. Demonstrata e së martës, 6 tetor, pritet të jetë testi i parë i rëndësishëm për këtë mobilizim. Gjashtë sindikata të arsimit dhe federata e prindërve FCPE i janë bashkuar thirrjes së organizatave studentore dhe të mësuesve, duke zgjeruar bazën e një lëvizjeje që nisi në shkollat e mesme dhe u përhap më pas në universitete.…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vlerëson se çështja rreth integrimit evropian të Maqedonisë dhe kushtëzimet që lidhen me Bullgarinë nuk mund të kualifikohen as ekskluzivisht si çështje dypalëshe, as vetëm si problem midis vendit dhe Bashkimit Evropian. Në intervistë për Sitel, Siljanovska-Davkova u përqëndrua në takimin e fundit me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe mundësisë që BE-ja të ndërmjetësojë në bisedimet me Bullgarinë. Lidhur me mesazhet nga Brukseli për vazhdimin e bisedimeve me Sofjen, ajo përkujtoi se paraprakisht është parashtruar pyetja nëse mosmarrëveshja ishte dypalëshe apo bëhet fjalë për çështje në kuadër të marrëdhënieve me BE-në. “Kur thamë…

Lexo më Shumë

Dy vajza të mitura kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku në zonën e fshatit Nikushtak, Komuna e Likovës, raporton Tetovasot. Aksidenti ka ndodhur më 4 tetor rreth orës 15:50, kur një automjet “Peugeot” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga V.A. (33), ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Dy bashkudhëtaret e mitura kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa drejtuesja ka pësuar lëndime trupore. Të lënduarat janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë

Sistemi “Qyteti i Sigurt” së shpejti do të marrë një funksionalitet të ri, përmes të cilit automatikisht do të mund të zbulojë motoçiklistët që drejtojnë pa kokore mbrojtëse, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Nga MPB-ja informojnë se sistemi edhe tani regjistron shkeljet në trafik të kryera nga motoçiklistët, ndërsa me përditësimin e ardhshëm, përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, do të mund të dallojë edhe nëse drejtuesi mban helmetë (kokore). Risia u bë e ditur gjatë vizitës së Toshkovskit në festivalin “Moto Ilinden Urban Drive” në Shkup, një ngjarje kushtuar sigurisë së motoçiklistëve dhe përdorimit të duhur të…

Lexo më Shumë

Kandidati i presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Bullgari, Douglas Holder, deklaroi se është në interesin amerikan që Maqedonia e Veriut të arrijë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Deklarata u bë gjatë dëgjimit të tij në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan më 30 shtator. I pyetur për rolin e Uashingtonit në raportet mes Shkupit dhe Sofjes, Holder tha se mosmarrëveshjet mes dy vendeve janë komplekse, ndërsa SHBA-ja ka marrëdhënie të mira me të dyja palët. “Nëse konfirmohem, synimi im do të jetë të ruaj marrëdhëniet me të dyja vendet, të bisedoj me udhëheqësit e tyre…

Lexo më Shumë

“Plusinfo” mëson se Policia Financiare dhe Prokuroria po zhvillojnë një aksion të ri në Lotarinë Shtetërore, në kuadër të të cilit janë ndaluar dy persona. Sipas informacioneve të portalit, aksioni lidhet me një rast të ri të dyshimeve për keqpërdorime në veprimtarinë e Lotarisë Shtetërore. Është ndaluar ish-udhëheqësja e sektorit të financave në Lotarinë Shtetërore, si dhe një person tjetër. Ata dyshohen për përvetësimin e rreth 80 milionë denarëve, përkatësisht rreth 1,3 milionë euro. Sipas burimeve të “Plusinfo”, dyshimet lidhen me periudhën kur Lotaria Shtetërore drejtohej nga ish-drejtori Përparim Bajrami. Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa gjatë ditës priten më…

Lexo më Shumë

Prokuroria i konteston konkludimet e ekspertit të mbrojtjes Vlladimir Danillovski për terapinë e pacientëve onkologjikë gjatë marrjes së sotme në pyetje në Gjykatën themelore penale në Shkup ku vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia”. Në gjykimin i cili po zhvillohet ndaj ish-drejtorit të Klinikës për onkologji, Nino Vasev, dhe dy onkologëve, të akuzuar për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve, Prokuroria parashtroi pyetje për dozimin dhe trajtimin e pacientëve konkretë onkologjikë me barëra dhe terapi për të cilat, siç theksoi eksperti, dekalrohet në ekspertizën e vet dhe thekson se janë dhënë në pajtim me protokollet evropiane dhe janë në drejtim të asaj…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria ka mandat katërvjeçar dhe se prioriteti i saj është realizimi i sa më shumë projekteve të premtuara, e jo zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjatë vizitës në Komunën e Tearcës, Mickoski tha se Qeveria po punon për përfundimin e projekteve që, sipas tij, kanë qenë të bllokuara prej vitesh, me synimin për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë për zgjedhje të parakohshme nëse opozita ndërmerr një nismë të tillë në Kuvend. “Nëse LSDM, Levica dhe BDI paraqesin iniciativë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë ne si Qeveri do…

Lexo më Shumë

Një 34-vjeçare nga fshati Vrapçisht është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjet pa leje drejtimi, raporton Tetovasot. Sipas SPB Tetovë, më 4 tetor 2026, në ora 11:25, në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarët policorë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar G.A. (34), e cila drejtonte një automjet “Renault” me targa të Gostivarit pa patentë shoferi. Siç raporton Tetovasot, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën lokale mes fshatrave Gurgurnicë dhe Stençë, raporton Tetovasot. Sipas policisë, automjeti “Lada Niva”, i drejtuar nga S.J. (57) nga Sellarca e Poshtme, ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari A.J. (21) ka marrë lëndime trupore. Të dy janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Tetovë, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë

Një 28-vjeçar nga Tetova ka përfunduar në pranga nën dyshimin për dhunë në familje, raporton Tetovasot. Sipas denoncimit të bashkëshortes së tij 24-vjeçare, T.M. ka hedhur një send në drejtim të saj, duke i shkaktuar lëndime. Siç raporton Tetovasot, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë së Türkiyes (T3 Vakfı) kanë nënshkruar një Protokoll Bashkëpunimi, me synim zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e shkencës, teknologjisë, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Protokolli u nënshkrua në kuadër të festivalit TEKNOFEST Juglindje, të mbajtur në Şanlıurfa të Türkiyes, nga Kryetari i Bordit Drejtues të IBU-së, Assoc. Prof. Dr. Bilal Sucubaşı, dhe Kryetarja e Bordit Drejtues të T3 Vakfı, Dr. Elvan Kuzucu Hıdır. Marrëveshja synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim akademik ndërmjet dy institucioneve, me fokus të veçantë në nxitjen e pjesëmarrjes së studentëve në aktivitete shkencore dhe teknologjike,…

Lexo më Shumë