Author: Hamdi Kumanova

Dy vjet e gjysmë të pushtetit të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM sollën një rënie të ekonomisë, një standard më të ulët jetese, një ekonomi të shkatërruar, borxhe të reja dhe një rrugë të bllokuar evropiane, thonë nga LSDM. “Ndërsa miliona euro para publike përfundojnë në tendera partiakë, nuk ka para për qytetarët. 5.53 milionë euro për një DJ, 200 milionë euro në skandale tenderash, shitja e tokës, ujit, xehes. Pesë miniera të reja në plan deri në vitin 2040, antimon pranë Kriva Pallankës, qendra të dhënash, janë për interesa të të tjerëve, komisione dhe fitime në kurriz të popullit. Rrjeti i…

Lexo më Shumë

Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe relativisht të ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Në Shkup pritet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me erë të dobët nga drejtimi jugor.

Lexo më Shumë

Bullgaria është e gatshme për bisedime me Maqedoninë e Veriut, por pa ultimatume dhe pa devijuar nga politika evropiane, ka deklaruar presidentja bullgare Ilijana Jotova, pas mesazheve të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Shkup. Jotova tha se është “e moderuar optimiste” dhe se do t’i kërkojë ministres së Jashtme bullgare, Velislava Petrova Çamova, t’ia paraqesë notën diplomatike të dërguar nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, me kërkesën për një takim bilateral në Sofje. Kërkesa për takim erdhi pas vizitës së Von der Leyen në…

Lexo më Shumë

Një varrim i pasur luftëtari, me mburojë, përkrenare, shtiza, shpatë dhe objekte prej ari, bronzi e qelibari, është zbuluar në nekropolin arkaik Rasnica, pranë fshatit Koroshishtë të Strugës. Sipas Muzeut Kombëtar Arkeologjik, zbulimet e reja konfirmojnë rëndësinë e lokalitetit për studimin e rajonit të Ohrit dhe Strugës në shekullin VI para erës sonë. Gjetjet mund të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të riteve të varrimit, organizimit ushtarak dhe strukturës shoqërore të komuniteteve të asaj kohe. Rasnica tërhoqi vëmendjen e publikut që në vitin 2024, kur aty u zbuluan rreth 80 artefakte, përfshirë përkrenare bronzi me aplikime ari, mburojë, unaza…

Lexo më Shumë

Zinxhiri i shitjes me pakicë “Tinex” që nga e premtja zyrtarisht është në pronësi të kompanisë kosovare “Proeks International” nga Prishtina, përcjell TV21. “Proeks International” e ka marrë në pronësi “Tinex Market”, shoqërinë e sapoformuar përmes së cilës do të vazhdojë biznesi i shitjes me pakicë i pronarit të deritanishëm “Tinex-MT”. Me këtë, pas më shumë se tre dekadash në pronësi vendore, “Tinex” hyn në një fazë të re të funksionimit. Drejtor i ri i “Tinex Market” është Liridon Berisha nga Kosova, i cili vjen në vendin e Kristina Todoroviq-Nikoliq. Sipas profilit të tij profesional, Berisha që nga shtatori i…

Lexo më Shumë

Edon Zhegrova ka marrë vlerësime të larta nga mediumi i njohur italian Tuttosport pas paraqitjes së tij në ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë, e cila përfundoi 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në raportimin për ndeshjen, Tuttosport e veçon anësorin kosovar, duke e cilësuar paraqitjen e tij si të shkëlqyer. “Zhegrova dha një dhe luajti shkëlqyeshëm, gjithmonë në qendër të aksionit dhe më aktivi nga shokët e tij të ekipit me shumë lojëra cilësore”, shkruan mediumi italian. Zhegrova ishte protagonist në golin e Kosovës, pasi në minutën e 70-të asistoi për Fisnik Asllanin, i cili sapo kishte hyrë në fushë, duke…

Lexo më Shumë

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit Një projektligj për Serbinë, i hartuar nga senatorë të të dyja partive kryesore amerikane, është dorëzuar në Senatin e Kongresit të SHBA-së për shqyrtim. Sipas Radio Evropa e Lirë, nisma synon, ndër të tjera, të mbështesë sundimin e ligjit dhe funksionimin e pavarur të institucioneve. Projektligjin e kanë paraqitur së bashku senatori republikan Chuck Grassley dhe senatori demokrat Richard Blumenthal. Në faqen e Senatit shihet se projektligji është futur në procedurë, ndërsa teksti i plotë i tij ende nuk është publikuar. Që një projektligj të miratohet…

Lexo më Shumë

Ukraina po punon për krijimin e një sistemi të vet satelitor të ngjashëm me Starlink, ndërsa paralelisht po zgjeron kapacitetet për mbrojtjen nga dronët dhe zhvillimin e raketave të reja. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se Kievi po punon për një sistem satelitor kombëtar, i cili synon t’i ofrojë vendit kapacitete të ngjashme me rrjetin Starlink. Kreu i shtetit ukrainas dha gjithashtu detaje për forcimin e mbrojtjes së kryeqytetit nga sulmet ajrore. Sipas tij, në Kiev janë instaluar tashmë 12 kulla të projektuara për të luftuar dronët me motor reaktiv. Rrjeti pritet të zgjerohet më tej. Tetë kulla…

Lexo më Shumë

Google po ashpërson rregullat për faqet e internetit që përdorin autorë të sajuar, fotografi të krijuara nga inteligjenca artificiale apo kualifikime të rreme për t’i dhënë më shumë besueshmëri përmbajtjeve të tyre. Gjiganti teknologjik ka rishikuar udhëzimet për kërkimin, duke e klasifikuar tashmë qartësisht si “mashtrim” përdorimin e profileve të rreme të autorëve. Në këtë kategori përfshihen emrat e sajuar, biografitë dhe eksperiencat profesionale të rreme, si edhe fotografitë e gjeneruara nga inteligjenca artificiale që paraqiten sikur u përkasin personave realë. Ndryshimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për faqet që mbështeten në praktika të tilla, pasi ato rrezikojnë të…

Lexo më Shumë

Nga DASHNOR KALOÇI Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve…

Lexo më Shumë

Thirrja për “grevë të përgjithshme” ka përshkuar Madridin dhe dhjetëra qytete të tjera në Spanjë, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë në mbrojtje të së drejtës për strehim. Protestat u shoqëruan me fishkëllima dhe zhurmën e çelësave, tenxhereve dhe tiganëve. Protestuesit shprehën zemërimin dhe zhgënjimin pas rrëzimit në Kongresin e Deputetëve të dy dekreteve ligjore të miratuara nga qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez, të cilat synonin të trajtonin krizën e strehimit. Dekretet u rrëzuan nga një shumicë parlamentare e krahut të djathtë, e përbërë nga Partia Popullore, Vox dhe forca katalanase Junts per Catalunya. Në Madrid, protestuesit marshuan duke brohoritur…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE kërkon nga Prokuroria Publike që të verifikojë pretendimet e bëra publikisht nga kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me furnizimin me helikopterë dhe kontratën për të cilën, sipas deklaratës së tij, kishte nënshkruar vendim ish-ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska. Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe ka deklaruar publikisht se Petrovska kishte “nënshkruar kontratë për furnizimin me helikopterë, 37 milionë euro më të shtrenjtë, pasi komisioni kishte marrë një vendim tjetër”. Partia vlerëson se bëhet fjalë për pretendime serioze, të cilat, sipas saj, nuk duhet të mbeten në nivelin e përplasjeve politike, por duhet t’i nënshtrohen një verifikimi institucional.…

Lexo më Shumë