Mbi 50.000 euro janë gjetur në një kasafortë bankare gjatë një kontrolli shtesë në Prilep. Numri i lokacioneve të kontrolluara në kuadër të aksionit kundër një grupi të organizuar kriminal ka arritur në 37, njoftoi drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev. Gjatë vizitës në stacionin policor në Prilep, Janev tha se pas aksionit të zhvilluar dy ditë më parë është shtuar prania policore në qytet, me qëllim që policia të jetë më e dukshme dhe më pranë qytetarëve. Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj 21 personave. Në të nuk janë përfshirë katër punonjësit e dyshuar të policisë,…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Evropian ka vendosur të shtojë 130 milionë euro në financimin për teknologjitë e dronëve dhe kundër-dronëve, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e mbikëqyrjes dhe sigurisë së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, sipas “Euronews”. Financimi shtesë vjen pasi Komisioni kishte parashikuar më herët 250 milionë euro për vendet anëtare, për blerjen e dronëve dhe sistemeve kundër dronëve, integrimin e tyre në sistemet kombëtare të mbikëqyrjes së kufijve dhe përdorimin e teknologjive të reja për përballimin e kërcënimeve hibride. Sipas Komisionit, fondet prej 250 milionë eurosh mund të mbulojnë deri në 90% të kostove të projekteve. …
Igor Ivanovski, i cili me Platformën “12:05” pretendon të zëvendësojë udhëheqjen e LSDM-së dhe të sfidojë politikisht Venko Filipçen, në një nga çështjet kyçe shtetërore përfundoi në pothuajse të njëjtin pozicion me kryeministrin Hristijan Mickoski — siç njofton Рацин. Të dy thonë se janë për Bashkimin Europian, por “jo me çdo çmim”; në këtë “muabet” iu bashkua edhe Levica me Mecinoviqin. Dallimi është se njëri drejton Qeverinë, ndërsa tjetri dëshiron të ndryshojë udhëheqjen e partisë më të madhe opozitare. Kjo mbivendosje bëhet edhe më interesante pas mesazheve të Ursula von der Leyen nga Shkupi: presidentja e Komisionit Europian tha…
Para 31 vitesh, më 3 tetor 1995, u krye atentat ndaj presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Ai e mbijetoi sulmin me lëndime të rënda në kokë, ndërsa në shpërthim humbi jetën shoferi i tij, Aleksandar Spirovski, ndërsa u plagos truproja Ilço Teovski. Si pasojë e plagëve, ndërroi jetë edhe kalimtari i rastësishëm Hristo Hristomanov, ndërsa u plagosën edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski. Atentati ndodhi në orën 09:50 në rrugën “Maqedonia” në Shkup, para hotelit “Bristol”. Gligorov, me automjetin zyrtar, po udhëtonte nga rezidenca e tij drejt Kuvendit. Sulmi u krye me…
Sindikata e nëpunësve dhe shërbyesve shtetërorë të Malit të Zi i ka bërë thirrje Ministrisë së Administratës Publike (MJU) që të nisë urgjentisht harmonizimin e Ligjit për nëpunësit dhe shërbyesit shtetërorë me Ligjin e Punës, siç njofton gazeta Dan, me qëllim që të shmanget trajtimi i ndryshëm i punonjësve për sa i përket daljes në pension. Sindikata ka apeluar gjithashtu për harmonizimin e qëndrimeve mes MJU-së dhe Ministrisë së Punës, Punësimit dhe Dialogut Social, në mënyrë që të punësuarit të mos varen nga interpretime të ndryshme të organeve të veçanta dhe të mos përballen me pasiguri të mëtejshme juridike.…
Ish Avokati i Popullit dhe juristi Naser Ziberi, duke komentuar nismën e kreut të LD-së Pavle Trajanov në Kushtetuese për anulimin e interpretimit autentik të nenit 1 nga Ligji për Amnisti, u shpreh se Kushtetuesja duhet të veprojë ashtu siç ka vepruar tri herët e kaluara lidhur me këtë çështje sikurse në vitin 2003, 2007 dhe 2012, e ajo është të hedhë poshtë mundësinë për rishqyrtim të ligjit. Në Kushtetuese, përmes anulimit të interpretimit autentik, Trajanov kërkon që për krime lufte në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, të përgjigjen të dyshuarit në pesë rastet e shqyrtuara nga Tribunali…
Shqiptarët e Diasporës kanë njoftuar një protestë sot më 3 tetor, në orën 16:00, përpara Komisionit Evropian në Bruksel, me thirrjen “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”. Protesta synon të përcjellë në institucionet evropiane kundërshtimet e organizatorëve ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa një prej kërkesave kryesore të tyre është dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Edi Rama. Protesta në Bruksel zhvillohet në një kohë kur në Tiranë vijojnë prej 126 ditësh protestat kundër qeverisë. Organizatorët dhe protestuesit kanë ngritur akuza për korrupsion dhe kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama nga detyra. Përmes protestës në kryeqendrën evropiane, Diaspora synon që…
Nga DASHNOR KALOÇI Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë…
Sot mbahet protesta e 126-të qytetare në Tiranë, në vijim të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas më shumë se katër muajsh protestash të pandërprera, qytetarët dhe aktivistët rikthehen sërish në shesh, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës dhe përsëritjen e kërkesave të tyre politike. Protesta e radhës vjen një ditë pas tubimit të 125-të, ku qytetarët u mblodhën nw shehsin “Skwnderbej” dhe më pas marshuan në rrugët e kryeqytetit. Gjatë protestës së djeshme u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e drejtimit politik të vendit.…
DPB Struga ka ngritur kallëzim penal kundër L.O. (40) nga fshati Oktisi i Strugës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje me dhunë”. Sipas buletinit të policisë, më 28.08.2026 në një fshat të Strugës, ajo ka sulmuar fizikisht një banor 81-vjeçar të fshatit në shtëpinë e tij, pas së cilës i ka marrë paratë. Pas marrjes së masave, zyrtarët e policisë nga DPB Struga e kanë gjetur L.O. dhe e kanë privuar nga liria.
Prindërit e nxënësve të Sh.F. “Panajot Ginovski” në Butel, janë të revoltuar nga komentet e publikuara në rrjetet sociale nga mësuesja e gjuhës maqedonase, Aleksandra Kozarevska, prandaj kërkojnë marrjen e masave nga institucionet kompetente. Ata theksojnë se mësuesja në fjalë u jep mësim edhe nxënësve shqiptarë, ndërsa në komentet e saj ka përdorur gjuhë fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve mbi baza etnike. Në një prej reagimeve të saj, ajo i cilëson shqiptarët si “fis të pa civilizuar”, duke pretenduar se “jo 25, por edhe 250 vjet janë pak për t’u rregulluar”, raporton TVM2. “Bëhet fjalë për një arsimtare maqedonase, e…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot në Shkup se fokusi i Brukselit është zhbllokimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa paralajmëroi se javën e ardhshme pritet një hap i ri në këtë drejtim. Duke folur për faktin se vendi nuk është përfshirë në udhërrëfyesit që BE-ja po përgatit për disa shtete kandidate, Von der Leyen tha se prioriteti aktual është rikthimi i procesit në lëvizje. “Jemi dakorduar që javën e ardhshme të kemi një hap të parë të ri dhe të përpiqemi ta zhbllokojmë procesin”, deklaroi ajo. Sipas Von der Leyen,…

