DPB Struga ka ngritur kallëzim penal kundër L.O. (40) nga fshati Oktisi i Strugës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje me dhunë”. Sipas buletinit të policisë, më 28.08.2026 në një fshat të Strugës, ajo ka sulmuar fizikisht një banor 81-vjeçar të fshatit në shtëpinë e tij, pas së cilës i ka marrë paratë. Pas marrjes së masave, zyrtarët e policisë nga DPB Struga e kanë gjetur L.O. dhe e kanë privuar nga liria.
Author: Hamdi Kumanova
Prindërit e nxënësve të Sh.F. “Panajot Ginovski” në Butel, janë të revoltuar nga komentet e publikuara në rrjetet sociale nga mësuesja e gjuhës maqedonase, Aleksandra Kozarevska, prandaj kërkojnë marrjen e masave nga institucionet kompetente. Ata theksojnë se mësuesja në fjalë u jep mësim edhe nxënësve shqiptarë, ndërsa në komentet e saj ka përdorur gjuhë fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve mbi baza etnike. Në një prej reagimeve të saj, ajo i cilëson shqiptarët si “fis të pa civilizuar”, duke pretenduar se “jo 25, por edhe 250 vjet janë pak për t’u rregulluar”, raporton TVM2. “Bëhet fjalë për një arsimtare maqedonase, e…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot në Shkup se fokusi i Brukselit është zhbllokimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa paralajmëroi se javën e ardhshme pritet një hap i ri në këtë drejtim. Duke folur për faktin se vendi nuk është përfshirë në udhërrëfyesit që BE-ja po përgatit për disa shtete kandidate, Von der Leyen tha se prioriteti aktual është rikthimi i procesit në lëvizje. “Jemi dakorduar që javën e ardhshme të kemi një hap të parë të ri dhe të përpiqemi ta zhbllokojmë procesin”, deklaroi ajo. Sipas Von der Leyen,…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka shënuar një moment të veçantë në historinë e tij akademike, duke organizuar ceremoninë e parë të diplomimit të Fakultetit të Stomatologjisë. Ceremonia u zhvillua në prani të familjarëve të të diplomuarve, drejtuesve të universitetit, stafit akademik dhe administrativ, si dhe të ftuarve nga institucionet publike, bota akademike, shoqëria civile, sektori i biznesit dhe media. Ndër personalitetet e pranishme ishin Bekim Sali, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Anıl Kayalar, Këshilltar i Parë dhe Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës së Republikës së Turqisë. Ceremonia mblodhi gjithashtu deputetë, rektorë dhe përfaqësues të…
Pas regjistrimit të fundit të Olimpit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Greqia synon të përfshijë në katalog edhe Liqenin e Prespës, që ndodhet në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në nismën që Greqia e nisi në vitin 2014, këtë herë si aleate ka dy vendet fqinje, me të cilat ndan liqenin e mrekullueshëm, dhe së bashku e promovojnë nismën, me mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian, shkruan gazeta greke “Kathimerini” në artikullin “Prespa e Madhe: Aleancë me qëllim përfshirjen në UNESCO”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas gazetës, të premten e ardhshme, komuna greke e Prespës do të…
Më 01.10.2026 në orën 11:15, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin Xh.B. (51) nga fshati Pallaticë, duke vepruar sipas një raportimi paraprak se rreth orës 07:30 në një objekt hotelerik në fshat me një mjet të mprehtë e ka kërcënuar personin R.I. (70) nga fshati Pallaticë. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar thika, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 01.10.2026 në orën 20:30 në rrugën “JNA” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin E.U. (35) nga fshati Çegran i Gostivarit. Ai kërkohej me vendim të Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup për vuajtjen e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.
Më 01.10.2026 në orën 17:15 në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin A.V. (26) nga Tetova. Ai kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale të kryer sipas nenit 297 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Më 02.10.2026 në orën 02:50 në Stacionin Policor Mavrovë, një vajzë 24-vjeçare nga një fshat i Koçanit ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj D.G. (40), i cili më pas ka sulmuar edhe mikun e saj S.P., i cili ka tentuar ta mbrojë atë. Po merren masa për gjetjen e kryerësit dhe për zbardhjen e rastit.
Një pako e ardhur nga Spanja në adresë të një shtetasi nga Tetova ka përfunduar në kontroll të detajuar në Doganën Postare, pasi shërbimet doganore kanë dyshuar për përmbajtjen e saj. Brenda pakos, të mbyllur në disa qese hermetikisht të mbyllura, janë gjetur shtatë paketime me një materie të gjelbër. Pas aktivizimit të ekipeve operative dhe kontrollit me qen antidrogë, testimi ka konfirmuar praninë e THC-së. Ekspertiza e urdhëruar nga prokurori publik ka përcaktuar se bëhej fjalë për rreth 700 gramë hashash, i cili është sekuestruar. Sipas Drejtorisë së Doganave, marrësi, shtetasi me inicialet R.V., është ndaluar në momentin kur…
Më 01.10.2026 në rrugën “167” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.S. (31) nga Tetova, pasi është kapur duke drejtuar automjetin “BMW” me targa të Tetovës pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Ekipi mobil “Task Force” pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim”-Ohër ka ndaluar një 23-vjeçar nga Ohri në fshatin Radollishtë të Strugës. MARKETING Gjatë kontrollit të kryer rreth mesnatës, te E.M. janë gjetur disa paketime me kokainë. Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Strugë, ndërsa ndaj 23-vjeçarit pritet të ngrihet kallëzim penal.

