DPB Struga ka ngritur kallëzim penal kundër L.O. (40) nga fshati Oktisi i Strugës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje me dhunë”.
Sipas buletinit të policisë, më 28.08.2026 në një fshat të Strugës, ajo ka sulmuar fizikisht një banor 81-vjeçar të fshatit në shtëpinë e tij, pas së cilës i ka marrë paratë.
Pas marrjes së masave, zyrtarët e policisë nga DPB Struga e kanë gjetur L.O. dhe e kanë privuar nga liria.



