Me miratim të gjykatës dhe me kërkesë të SPAK-ut, në kuadër të procedimit penal 62/2026, janë kryer disa kontrolle për aferën KAYO.
Aktualisht, sapo ka përfunduar kontrolli te biznesmeni shqiptaro-amerikan- izraelit Rony Yeffet. Hetimet nisën pas denoncimit të Ahmetajt dhe audiopërgjimeve të bëra publike.
Sipas pretendimeve të Arben Ahmetajt, në materialet audio përmenden biseda dhe persona që sipas tij lidhen me një skemë të trafikut të armëve.
Në një intervistë dhënë disa javë më parë, Arben Ahmetaj e konsideroi Ron Yeffet si Ergys Agasin anglishtfolës.
“Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik”, ka deklaruar Ahmetaj.
Ahmetaj përmend kompanine shteterore KAYO edhe disa kompani që lidhen me aktivitetin e Yeffet, mes tyre Timak, Timak Defense, Timak Aviation dhe Timak Horse Club.
The post Hetimet/ Përgjimet për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


