Thirrja për “grevë të përgjithshme” ka përshkuar Madridin dhe dhjetëra qytete të tjera në Spanjë, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë në mbrojtje të së drejtës për strehim. Protestat u shoqëruan me fishkëllima dhe zhurmën e çelësave, tenxhereve dhe tiganëve. Protestuesit shprehën zemërimin dhe zhgënjimin pas rrëzimit në Kongresin e Deputetëve të dy dekreteve ligjore të miratuara nga qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez, të cilat synonin të trajtonin krizën e strehimit. Dekretet u rrëzuan nga një shumicë parlamentare e krahut të djathtë, e përbërë nga Partia Popullore, Vox dhe forca katalanase Junts per Catalunya. Në Madrid, protestuesit marshuan duke brohoritur…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE kërkon nga Prokuroria Publike që të verifikojë pretendimet e bëra publikisht nga kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me furnizimin me helikopterë dhe kontratën për të cilën, sipas deklaratës së tij, kishte nënshkruar vendim ish-ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska. Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe ka deklaruar publikisht se Petrovska kishte “nënshkruar kontratë për furnizimin me helikopterë, 37 milionë euro më të shtrenjtë, pasi komisioni kishte marrë një vendim tjetër”. Partia vlerëson se bëhet fjalë për pretendime serioze, të cilat, sipas saj, nuk duhet të mbeten në nivelin e përplasjeve politike, por duhet t’i nënshtrohen një verifikimi institucional.…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Rishtazi” në Koha, ka deklaruar se VLEN-i, sipas tij, përmes bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në, i ka futur shqiptarët në një pozitë inferiore, transmeton Zyrtare.net “Nuk pyet kush më se cilat janë pikëpamjet e shqiptarëve për të ardhmen e vendit, për shkak se VLEN-i, VMRO-ja përmes VLEN-it, i ka futur shqiptarët në një pozitë inferiore”, tha Osmani. Ai akuzoi për “inxhiniering dhe kombinatorika të përçarjes”, duke thënë se si pasojë shqiptarët nuk kanë më peshë në çështje që i konsideron vitale. “Dhe në këtë mënyrë ne nuk kemi asnjë peshë për diçka…
VLEN theksoi se mirëpret vlerësimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin në zbatimin e Planit të Rritjes. “Gjatë vizitës në Shkup, ajo e cilësoi këtë përparim mbresëlënës dhe paralajmëroi pagesa tjera në javët në vijim, krahas 140 milionë eurove që Maqedonia e Veriut ka marrë deri tani.Këto mjete janë rezultat i punës serioze dhe përkushtimit të institucioneve për përmbushjen e detyrimeve të marra.Ministria për Çështje Evropiane, e drejtuar nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, koordinon zbatimin e Agjendës së Reformave dhe ndjek ecurinë e punës së institucioneve. Për ne, ky vlerësim është arsye më…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi se pret që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të naftës dhe benzinës. Pres që, bazuar në analizën e lëvizjeve të bursave gjatë javës së kaluar, javën e ardhshme të kemi ulje të çmimit të naftës dhe benzinës, pasi këtë e analizojmë dhe e ndjekim në Qeveri, por vendimin do ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë”, deklaroi Mickoski. Ai bëri të ditur se po zhvillohen negociata edhe me kompaninë “OKTA” për një zbritje shtesë, duke përsëritur se vendi ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon. “Po negociojmë me…
Kievi pësoi një kolaps të madh trafiku pas sulmeve ruse mbi urat mbi Dnepr, ndërsa në të njëjtën kohë shpërtheu një zjarr i madh pranë Gostomel në magazinat e një prej distributorëve më të mëdhenj ukrainas të barnave. Në të njëjtën kohë, ambasadat perëndimore tashmë po përgatisin **plane rezervë për të braktisur kryeqytetin** në rast se sulmet përshkallëzohen më tej. **Ura jugore mbeti e mbyllur pas disa goditjeve**, ndërsa u vendosën kufizime në kalimet e tjera kyçe mbi Dnepr. Mijëra automjete u drejtuan drejt rrugëve të mbetura, duke shkaktuar formimin e kolonave të mëdha midis bregut të majtë dhe…
Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar 30 ditë paraburgim Dejan Jovanovit – Deko, i akuzuari i parë në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, këtë herë në kuadër të një hetimi të ri për dhënie ryshfeti. Paraburgimi aktual për rastin “Puls” përfundon më 3 tetor, kur skadon afati ligjor njëvjeçar. Megjithatë, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim të ri ndaj Jovanovit, nën dyshimin se ka dhënë ryshfet për sigurimin e licencës, ndonëse objekti dyshohet se nuk i plotësonte kushtet. Gjykata e arsyetoi masën e re me rrezikun e arratisjes dhe mundësinë…
Një shtetas bullgar është privuar nga liria në Pikën Kufitare Bogorodicë, nën dyshimin për falsifikim dokumenti. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se më 2 tetor, rreth orës 09:50, policia ka ndaluar 58-vjeçarin me inicialet I.A.I. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale „falsifikimi i dokumentit“, të paraparë në nenin 378 të Kodit Penal. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa shtetasi bullgar është dërguar në Stacionin Policor në Gjevgjeli. Pas kompletimit të dokumentacionit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Aleanca për Shqiptarët kërkon që Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë momentumin e ri evropian dhe të mos humbë më kohë. Pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shkup, ASH thotë se mesazhi nga Brukseli është i qartë: vendi duhet të ndërmarrë hapin kyç për të zhbllokuar procesin eurointegrues. Sipas partisë, për hapjen e klasterit të parë të negociatave mbetet si hap kyç miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Von der Leyen gjithashtu e ka cilësuar këtë si hapin e nevojshëm për avancimin e procesit. (Euronews.rs) “Zgjidhja ekziston. Ajo që mungon është vullneti politik”, deklaron ASH.…
Sistemi “Qyteti i Sigurt” së shpejti duhet të zgjerohet në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme të Manastirit, dhe projekti do të përfshijë edhe Prilepin. Këtë e njoftoi Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, gjatë një vizite në Departamentin e Punëve të Brendshme në Prilep. Sipas tij, dokumentacioni i projektit është duke u përgatitur dhe është planifikuar të fillojë zbatimi i sistemit në këtë rajon në muajt e ardhshëm. Projekti parashikon më shumë se 40 pika në zonën e SPB Manastir, duke përfshirë edhe lokacione në Prilep. Qëllimi është të mundësohet monitorim më efikas i…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Belvi, ku, sipas informacioneve të para janë përplasur tri vetura dhe një autobus. Në vendngjarje ka ndërhyrë ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i cili u ka dhënë ndihmën e parë tre të lënduarve dhe më pas i ka transportuar në spital. Nga përplasja e fortë, njëra prej veturave është rrotulluar dhe ka goditur barrierën mbrojtëse anës rrugës. Në rrugë janë shpërndarë edhe pjesë të automjeteve të përfshira në aksident. Për momentin nuk ka informacione për shkallën e lëndimeve të personave të dërguar në spital dhe as…
Fundjava e parë e tetorit sjell dallime të theksuara mes temperaturave të ditës dhe të natës në Maqedoninë e Veriut. Sipas parashikimit për periudhën 3–5 tetor, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë deri në 29 gradë Celsius. Mëngjeset do të jenë kryesisht të kthjellëta dhe të ftohta, me kushte për shfaqjen e ngricave. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Pritet mot i qëndrueshëm dhe i thatë, por me ndryshime të ndjeshme të…

